Tadic i bashkohet garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB

30 Korrik 2015, 12:25Rajoni TEMA

Duket se Kosovës mund t’i vështirësohet rruga drejt organizatës më të madhe botërore, atë të OKB-së.

Në fakt, ish-presidenti serb Boris Tadic, pritet t’i bashkohet garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas kësaj të përditshme beogradase, lideri i SDS-it tashmë ka filluar lobimin tek shtetet e fuqishme botërore për kandidaturën e tij, ku së fundi ka kërkuar edhe zyrtarisht mbështetjen e shtetit të Francës.

Ditë më parë ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u takua me paraardhësin e tij, Filip Dust Blazi, i cili shoqërohej nga Bozhidar Gjelic, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë.

Blazi ka njoftuar pasardhësin e tij se ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic synon që të pasojë në kreun e OKB-së, Ban Ki-moon, ndërsa kërkoi ndihmën e Parisit zyrtar.

Por, Tadic nuk është i vetmi politikan serb që synon karrigen e të parit të OKB-së, pasi vitin e kaluar kandidaturën e tij e ka shpallur edhe ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic.

2 komente në “Tadic i bashkohet garës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB”

  1. serbi i vertete says:

    nje serbe ne krye te OKB’se ?!
    Qesharake !

  2. Kol Tivari says:

    Unë them, që po të vinin kandidaturë, Berisha ose Jari, do të fitonin menjëherë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje