FMN: Deri në tetor të përmirësohet mbledhja e taksave

31 Korrik 2015, 15:42Ekonomia TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar sqaron për herë të parë në publik pse nuk e nënshkroi marrëveshjen e radhës me qeverinë shqiptare. Përfaqësuesi rezident i Fondit në Tiranë, Jens Reinke zbuloi për Top Channel se shkaku është ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet, për të cilat FMN i ka kërkuar qeverisë të marrë masa.

“Gjatë këtij viti të ardhurat kanë rënë në mënyrë thelbësore nga pritshmëritë dhe plani.

Në këtë pikë, për të kompletuar nënshkrimin e marrëveshjes ne diskutuam me qeverinë për masat në krahun e taksave, të cilat do të mbyllnin gropën.

Por qeveria vendosi të punojë njëherë në drejtim të administrimit përpara se të angazhohet në diskutime për politika të reja taksash, çka në gjykimin tim është një rrugë e përshtatshme, por edhe fisnike për të lëvizur përpara”, deklaron Reinke.

Në 5 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin 11 miliardë lekë më pak se plani. Shqetësimi i FMN-së është se shkaqet e rënies janë afatgjata dhe kjo mund të vërë në rrezik programin për uljen  e borxhit.

“Disa nga arsyet reflektojnë faktorë të jashtëm, si rënia e çmimit të naftës, interesat apo dhe inflacioni i ulët. Por disa të tjera lidhen me zbatimin e ligjit dhe rregullave tatimore.

Pra, ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta në Shqipëri, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë”, nënvizon Reinke.

Përballë kësaj situate dhe nën trysninë e shtuar të ndërkombëtarëve, një ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi një operacion të gjerë antievazion.

“Mënyra se si qeveria do të përballet me këtë problem është sigurisht vendim i saj. Ky aksion shkon në linjë me temën kryesore, që është përmirësimi i administrimit fiskal, forcimi i shtetit ligjor dhe disiplinës në sektorin privat. Por, ne do mund ta gjykojmë atë vetëm kur të shohim rezultatet”, shprehet Reinke.

Për momentin, bisedimet janë pezull. Por në tetor misioni i FMN-së do të rikthet sërish në Tiranë dhe nëse deri atëherë qeveria nuk i ka përmirësuar të ardhurat, menuja që do t’i ofrohet nuk do të ketë shumë mundësi zgjedhjeje.

“Programi është i ankoruar në performancën fiskale dhe reduktimin e borxhit. Nëse disa tregues nuk ecin sipas planit të paracaktuar, atëherë duhen masa korrektuese. Qeveria mund të shohë për kursime, të shkurtojë shpenzime të panevojshme.

Por, nëse këto nuk do të mjaftojnë, atëhere do të duhen masa në krahun e taksave. Por i takon qeverisë të vendosë se cilën nga këto instrumenta do të zgjedhë, nëse do të dojë të ulë shpenzimet apo të rrisë taksat”, përfundon Reinke./ Top Channel/

10 komente në “FMN: Deri në tetor të përmirësohet mbledhja e taksave”

  1. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Me sa mbaj mend ne vitin 1992 i the jo ekonomise te centralizuar se planifikuar ??
    Apo e kam gabim ?

  2. alti says:

    Menyra me e mire qe te shkoje mire ekonomia, eshte ju te FMN , te largoheni nga vendi yne , se ku ka shkelur kemba juaj , vetem progres nuk ka pasur , por vetem varferi . Qeveria te rrise luften kunder evazionit fiskal dhe te rrise investimet ne industrine e perpunimit qe eshte baza e punesimit dhe te ardhurave , dhe ti uroj FMN rruge te mbare nga Shqiperia . Recetat ekonomike te FMN, te cojne ne kolaps ekonomik.

    1. Dru me pre says:

      sala ishte pleher,,,,,,por keto nuk i qasi,,drejr me thone

  3. Lulush Bytheci says:

    Mba Brizeiden kryetatimore dhe Canin leshkon Minister zoti Kryeminister. Le te llapi FMN-ja vetem Brizi te shkoje perpara.Medet Albanistan medet

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ka thene fmn. Vetem buke me domate.une them te votojme per fmn tani ose bb.
    ce duam qeverine. Fmn i merr vendimet

  5. Brisi says:

    Me “cupa” eshte e veshtire, sidomos ne afatgjate, panvaresisht se nuk kam gje me femrat.
    Por kur zgjedhja e femrave kthehet ne “obsesion” te KM atehere kjo nuk eshte me emancipim por dobesi dhe perversitet!

  6. braho says:

    Nuk eshte faji FMN kur populli nuk e kupton qe varferia vjen nga korrupsioni.

  7. Tema says:

    Tension internacional, shum shtete s’flasin me njëra tjetrrën.

  8. koco says:

    Qeveria ka ecur mire me shume reforma qe ka ndermare dhe qe me sa duket shteti po shkon drejt formalizimit mbase dhe me shume veshtiresi kryesisht te trasheguara . Ajo qe mendoj une si qytetar eshte performanca shume e dobet e Administrates Shteterore ,Aresyet me kryesore jane mit marja Korupsioni dhe Pa aftesia e pa pranueshme , si dhe vleresimi i cilit do drejtuesi e specialisti nga treguesit e punes dhe rezultati ,? ndryshe ne cdo 6 mujor te lere vendin e punes cdo i koruptuar apo i pa afet . Duhet nje termet ne Administrate dhe pranimi detyrimisht me konkurim e testim real jo formal per ti hedhur di syve popullit , as djallit nuk i duhet te qujturit Militante qelbanike te afet vetem per vjedhje e dallavere

  9. Arber1468 says:

    FMN e ka fajin. Marrin ca vendime ne zyra luksoze dhe bejne karriere lloj lloj oportunisti me eksperimente ekonomike naive te cilat kane deshtuar ne cdo vend.
    Problemi me i madh i yni korrupsioni dhe evazioni fiskal. A ka plan FMN per kete; NADA Njet NONE.
    E pra pirdhuni se nuk na hyni ne pune.
    Ju jeni si idete e terapise se shokut apo Ground Zero te cilat kane qene budallelleqe si teoria e marksizem leninizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje