Nis projekti për fotografimin ajror të territorit/Harito: Shërben për planet rregulluese dhe legalizimet

28 Korrik 2015, 16:27Ekonomia TEMA

Kompania “HansaLuftBild” ka përfunduar fazën e parë të Fotografimit Ajror Dixhital, një project i financuar nga qeveria shqiptare në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Projekti i inicuar nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito parashikon kryerjen e rreth rreth 40 000 fotografimeve me një cilësi shumë të lartë dixhitale.

Ministrja Harito është takuar sot paradite me stafin e kompanisë gjermane që po kryen fotografimin dhe është njohur nga afër me ecurinë e procesit si dhe problematikat që janë vërejtur deri tani. Në fazën e parë të projektit janë fotografuar 1100 kilometra katrorë, kryesisht në zonat urbane.

Risia e këtij procesi, i cili është duke u kryer me pajisje të teknologjisë më të fundit dixhitale, prodhime të 6 muajve të fundit, është se nuk do të kemi vetëm një fotografim nga ajri, por edhe një skanim të territorit.

“Ky fotografim ajror do të na japë të dhëna të sakta për gjithë territorin e Shqipërisë, dhe do të na sigurojë jo vetëm një foto ajrore, por një skanim të gjithë sipërfaqes për të pasur një pamje në 3D. Kështu do të kemi të dhëna të sakta mbi godinat, mbi lartësinë e tyre, dhe kjo është një mënyrë për të zgjidhur çështjen e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në rastet e kateve që janë shtuar pa pasur lejet përkatëse”, është shprehur Harito.

Sipas ministres fotoja ajrore do të shërbejë si bazë për hartën unike të territorit të Shqipërisë, pasi një nga problemet që kanë pasur agjencitë tonë deri tani ka qenë që secila prodhonte harta të ndryshme, me referenca të ndryshme.

Të dhënat e fotografimit ajror do të përdoren nga Hipoteka, ALUIZNI, Agjensia e Kthimit Pronave, Agjencia e Planifikimit të Territorit, Ministria e Energjisë, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Njësitë e qeverisjes vendoreShërbimi Gjeologjik Shqiptar, dhe shumë agjenci e institucione të tjera shtetërore.

9 komente në “Nis projekti për fotografimin ajror të territorit/Harito: Shërben për planet rregulluese dhe legalizimet”

  1. Tema says:

    Jan të pabes të be-së.,ndaj bëhet fotografimi për dëmshpërblim të krimeve të luftës.

  2. zeni says:

    Po eshte bere njehere fotografimi. Prape fotografim?

  3. al paci says:

    Epo ai fotografimi par nuk ishte me 3D, ky esht me 3D o shoku prandaj paguhen dhe 2 miljon euro. Keto fotografimet po me ngjajn si puna e atyre pashaportave qe ndrroheshin njeher ne vit ne kohen e nanos se gjasma keto te rejat jan te siguris se lart dhe do na e pranoj evropa. Keshtu esht shqipnia 2 miljon euro 1 per ramen dhe nje per 3D.

  4. Tiku says:

    Do te jete ne internet per perdorim te gjere si hartat e google ?
    Se ky fotografim po behet me parate e tksapaguesve shqiptare, pse te mos jete publik si ne USA e vende te tjera.

    1. sky says:

      Po do te jete, sic dhe jane keto te tjerat…

      Hidhi nje sy ketyre linkeve per te kuptuar se si do te jete dhe fotografimi i 2015:

      http://geoportal.asig.gov.al

      http://geoportal.asig.gov.al/Map.aspx?lang=AL

      Vetem 2 Km rruge e projektuar gabim per arsye te mungeses se informacionit kushton sa ky fotografimi… tjerat i beni llogarit vete.

      1. 29072015 says:

        shume interesant dhe me vlere ky portal.

  5. Lili says:

    Nje here qeveria norvegjian par financuar nje projekt njesoj!prape po ribejme ate qe kemi bâ?kemi budxhet na,apo jo!

  6. bonehead says:

    hahahahahaha
    Sa te trashe keta njerez ne te vjedhur. Po pse pak agjensi satelitore ka qe mund te te japing nivelin 3D per nje te katerten e asaj qe paguani ju.
    Nuk jam I sigurte nese eshte marre parasysh kjo gje apo jo, por foto satelitore ne kete kohe te japing pamjen me te sakte te mundur.

    Pastaj mundesi zgjithjeje tjeter eshte qe te punesoje ushtrine shqiptare, duke I blere nje avion qe te kishte kete mundesi per te marre foto te relievit edhe ne te ardhmen. Apo cdo dy tre vjet, me sa kuptoj une, do duhet nje 2-3 million euro te tjera

  7. turkogrekongrenes says:

    bonehead
    Ti e ke shume mire por ku do vjedhin dhe si do ti bejne miliardat (milionat i kane bere me kohe) keta hajdutet me cizme te qeverise pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje