Pas Ambasadës britanike, e cila ka reaguar ndaj akuzave të artikuluara nga kreu demokrat Lulzim Basha ndaj kompanisë Crow Agents, edhe kjo e fundit përmes një deklarate ka përgënjeshtruar akuzat, ndërsa apelon për paraqitje faktesh dhe provash mbi akuzat e bëra.
Crown Agents, kompania britanike e punësuar nga qeveria shqiptare për të mbikqyrur doganat hedh poshtë akuzat dhe hamendësimet pë korrupsion në procesin e marrjes dhe zbatimit të kontratës.
Përmes deklaratës Crown Agents deklaron se “këta individë nuk kanë paraqitur asnjë provë të vetme në mbështetje të këtij pretendimi dhe as që do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë sepse pretendimet e tyre janë plotësisht të pavërteta.”
Për këtë arsye i kërkon këtyre personave, me gjithë respektin, që t’i tërheqin akuzat e bëra.”
Crown Agents informon se nuk ka ndërmend të përfshihet në një debat politik mbi llojin e punës që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në Shqipëri ndërsa paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme ligjore për të mbrojtur reputacionin.
“Crown Agents punon mbi bazën e standardeve më të larta të ndershmërisë dhe integritetit dhe çdo akuzë për korrupsion merret shumë seriozisht nga ne.
Njëkohësisht, ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme e të duhura për të mbrojtur dhe ruajtur reputacionin tonë ndërkohë që përballemi me akuza të pabaza”, theksohet në deklaratë.
o Crown-as , po faktet flasin vete o degjenerata
Pergjigjia e Crown Agents ishte nje ……….. pordhe me rigon. Une dua me gjithe shpirt qe kjo qeveri te jete e suksesshme sepse jemi lodhur kaq shume me ofendimet qe Sali Berisha i ka bere intelektit tone vit mbas viti per 25 vjet me radhe. Por ky shkrimi me lart eshte sikur ta kete shkruar vete Sali Berisha. Ore, akuza eshte bere me shifra. Ka nje vrime ne financat e doganave qe i kalon 10 000 000 dollare. Ka mundesi te na sqaroni nese kjo shifer eshte e vertete apo jo? Lerini pordhete “ndershmerise” sepse nje miku im Vanfjel Bamja nga Gorreja e Lushnjes thoshte: “Burri po i hoqi breket naten, nuk eshte me i ndershwm”.
Ky Vangjel Bamja per mua eshte populli dhe populli ka nje eksperience mijera vjecare qenuk genjen.
Prandaj lerini demagogjite dhe na tregoni me shifra, sa ishte plani i doganave, sa petqind u realizua, pse nuk u realizua dhe kush e mban pergjegjesine. A ka kontrabande ne pikat tona doganore? Sa llogaritet kjo kontrabande? Sa perqind eshte ulur kontrabanda nga viti 2013?
Ne duam pergjigjet e ketyre pyetjeve. Te tjerat jane jo vetem me rigon por edhe me ere te keqe.
E kam thene ne nje vend tjeter qe ne Shqiperi, edhe fshatari me i humbur ka qene te pakten ne tre shtete. Demagogjia tani i ben alergji cdo njwriu qe nuk eshte militant pa tru. Sali Lopcari dhe Edi Rama tani mund te genjejne vetem trushpelaret militante, ose ata zorraxhinjte qe shesin prapanicen pwr nje vend pune.
Per reputationin e crown agent,mjafton nje google search per skandalet e tyre qe detyroj edhe instancat ma te Partia nderkombtaret’i denojne publike ishte…
Tash vertet ndoshta e Kane permiresuar menyre e te vjedhurit paret e shqiptareve.Sidoqofte deshtimi i tyre eshte ma se fakt bindese,edhe shpenzimet e tyre per veti marramendes.Sa milliona u harxhuan kot ,qe prape te vazhdohet kontrata e kesaj firme deshtake?
Lind pyetja Cilet Jane kriteret e ministrin tone per me vleresuar nje firm edhe me i vazhduar kontraten:sa ma shume te demtohet budxheti e Shteti nga nje firm,aq ma shume siguri ka kjo firm se do t’i vazhdohet kontrata?pra ky minister ka a nuk ka per qellim shkaterimin e budxhetit te Shteti Shqiptar?punon me vetedije te plot e me fakte bindese kunder Shteti te tij!
Fakt ma antikombtar nuk ka edhe vihet ne dyshimte ‘kuti’ me te cilin qeveria vlereson firma kontraktuese!Edhe vihet ne drite paaftesia e qeverise me mireqeverise….
Pse u vazhduar pra kontrata e nje firme qe deshtoj?sepse kemi nje qe beri deshtake,e qe plus saj kembngule mos me pa deshtimet?…
Me google e ke perkthyer?. Shqiptar nuk je, ose je aq injorant sa nuk di te shkruash shqip.
Kontrata sikur ishte per nje vit dhe tani qe sdhan sukses doganat te ngrihen dhe te ikin pse duhet ti paguajm keta me miljona euro. Me sa kuptojn Anglezet e paskan vendosur qe ti marin dhe shum vite te tjera keto miljona.
Jan serioz dhe korekt në detyr.
Nafta dhe barnat Greke futen PA DOGANE