Shlyhen më shumë se 16 miliardë lekë detyrime të prapambetura për periudhën janar-16 korrik 2015. Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit” të ndryshuar”, për vitin 2015 Ministria e Financave ka vijuar punën për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
Në kuadër të strategjisë, deri më datë 16 Korrik 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 16.36 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive:
(i) investimet publike, janë alokuar 5.9 miliardë lekë,
(ii) shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliardë lekë,
(iii) rimbursim TVSH-je dhe Tatim Fitimi, janë alokuar rreth 5.1 miliard lekë,
(iv) “Të tjera” janë alokuar 5.1 miliard lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.
Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura u parashikua të realizohet për një periudhe 3 vjecare (2014-2016) dhe fondet e alokuara u planifikuan me një vlerë më të madhe për vitin e parë (35 miliard lekë) dhe duke vijuar me dy vitet në vazhdim respektivisht 20 miliard lekë në vitin 2015 dhe 17,5 miliard lekë për vitin 2016.
Duke e parë si shqetësuese gjëndjen e paraqitur të borxhit të akumuluar, Ministria e Financave vendosi që në muajin Dhjetor 2013 me buxhetin e këtij viti, të shlyejë rreth 4.9 miliardë lekë detyrime të prapambetura.
Këto detyrime ishin kryesisht për investimet publike që ishin kryer gjatë viteve të kaluara, rreth 3 miliardë lekë dhe për pagesat e vonuara të paaftësisë dhe të ndihmës ekonomike, të cilat kanë një ndikim drejtpërdrejtë në shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, që ishin rreth 1.9 miliardë lekë.
Për vitin 2014, vetëm gjatë periudhës mars – qershor u paguan rreth 26 miliard lekë ose 75% e fondit total të parashikuar për këtë vit. Përshpejtimi i shlyerjes së pagesave u krye në mënyrë që bizneseve t’u sigurohej likuiditeti i munguar, i cili do të siguronte vazhdimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre ekonomik. Shlyerja e këtyre detyrimeve në një kohë të shpejtë ndikoi edhe në rritjen e besimit tyre ndaj Qeverisë.
Procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura u pezullua në muajin korrik 2014 për arsye të auditimit, nga një kompani audituese ndërkombëtare, të pagesave të realizuara deri në atë moment.
Procesi i pagesave rifilloi në muajin nëntor dhe brenda 2 muajve u arrit të realizoheshin pagesat në rreth 34 miliard lekë, duke realizuar në këtë mënyrë 99% të fondit të planifikuar për vitin 2014.
I gjithë procesi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura është karakterizuar nga transparenca me publikun, si atë të interesuar dhe përfitues direkt ashtu dhe më gjerë. Për këtë arsye në faqen online të Ministrisë së Financave është hapur një rubrikë e veçantë dedikuar procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.
Që në fillim janë publikuar listat me detyrimet e prapambetura që rezultonin të kishin të gjitha institucionet buxhetore ndaj të biznesit/individit, duke ju bërë thirrje të gjithë të interesuarve të kontrollonin pretendimet e tyre dhe në çdo rast mungese apo pasaktësie të vlerave të pasqyruara në këto tabela, të drejtoheshin pranë institucioneve përkatëse me të cilët kishin lidhur marrëdhënien kontraktuale.
Në të njëjtën kohë edhe Njësia e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura (NJSHDP) në Ministrinë e Financave ka qenë e hapur për të pritur dhe sqaruar çdo subjekt apo individit si dhe duke i orientuar për rrugën që duhet të ndiqnin.
Paguat qafiret qe graiten kete vend qe vodhen dhe ndertuan pa asnje standart, ju jeni thjeshte miqte e sali serbit dhe ndan parate bashke, nen urdhrat e komandantit ju paguani grabitesit e fondeve publike, horrat qe e kane bere kete vend te pa jetueshem.
ca thoni ju me legena ketu ne ket ven cdo gjo qe bohe e paguet me krdi bohen o legena nje dite do i dali boja si greqis
Japim por dhe duhet të marrim