Privatizim 100 % INSIG, procedura me tender të hapur

21 Korrik 2015, 12:22Ekonomia TEMA

Kompania publike e sigurimeve, INSIG do të privatizohet me tender të hapur me 100% të aksioneve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar kriteret e vlerësimit të ofertave ku sipas formulës, 80% të pikëve, pra peshën më të madhe do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Cdo ofertues duhet të garantojë ofertën e tij me një depozitë fiks prej 30 milionë lekë.

Sipas vendimit, kushtet e kontratës që do të lidhet me shoqërinë fituese duhet të marrin miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

INSIG është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike.

Në 5 muajt e parë sivjet, INSIG realizoi një xhiro 293 milionë lekë, duke zënë 6.14% në tregun e sigurimeve, ndërsa pesha e kompanisë në tregun e sigurimeve ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Por sivjet, edhe pse pesha e kompanisë është tkurrur, të ardhurat janë rritur me 14% për shkak të rritjes së çmimeve për siguracionet e detyrueshme të automjeteve.

6 komente në “Privatizim 100 % INSIG, procedura me tender të hapur”

  1. Vladimir says:

    Ne vend te shitej atehere kur vlente, sapo u liberalizua tregu i sigurimeve, kur kishte emer, kliente dhe vlere e cila do te derdhej ne buxhetin e shtetit, e lane per sot, kur INSIG-ut i kane mbetur brinjet. E gjitha sepse te fortet e lidhur me qeveritaret ishin te interesuar ta zhvatnin, siç e kane zhvatur. Mjere pasurite tona kombetaren nga kush jane administruar e ne dore te kujt kane rene! Te mjeret ne!

  2. s.jonuzi says:

    INSIG nuk duhet te shitet por me VKM, te gjithe institucionet shteterore te bejne sigurimin e pasurise ne kete kompani dhe ne kete menyre, shteti do te marri nje te ardhur shume te madhe qe sot padrejtesisht e marrin kompanit private. Ne kete menyre do te rritet dhe vlera ne treg e INSIG.

  3. Tema says:

    Brënda vitit do qartësohet puna.

  4. Turi says:

    Me sa kujtoj privatizimi i INSIG filloi perpara Bankes se Kursimeve, kur ishte Shalsi drejtor dhe Kaci min i financace

  5. alti says:

    VKM per shitjen 100 % te aksioneve te kompanise shteterore INSIG , eshte ide e sekserit Ahmetaj , qe per mua eshte ministri qe kerkon te kete akses ne cdo pasuri shteterore qe shitet dhe ipet me koncension per te perfituar. Rama i ka dhene celsat e pasurise kombetare qe ka mbetur , ketij njeriu , qe eshte plotesisht i pa afte . Pse duhet te shitet INSIG ,kur ai mund te luaje rolin e rregullatorit ne tregun e sigurimeve ,qe shpesh here privatet abuzojne me rritjen e tarifave ,ne dem te shqiptarteve , mos ndoshta ka lobim nga privatet e tjer qe jane operatore ne kete treg, dhe sidomos austriaket e SIGAL per ta blere dhe te vendosin monopolin ? Rama kujkdes me Ahmetajn se ai do te ndikoj ne uljen e respektit ndaj teje ne popull .Keto dy vjet , nuk ka dhene nje strategji per ekonomine dhe investimet e huaj dhe vendase por vetem shitje privatizime . Sherri qe beri me Shalsin , ishte se kerkon qe cdo investim ose privatizim i prones publike per turizem , duhet te kaloj nga ky njeri. Qe e emerove ne kete post , cfar merite ka ky njeri ne PS , dhe kur ti ke dhene liri te madhe v eprimi . Do vij dita dhe do te pendohesh se veprimet e tij nuk kane te bejne fare me programin e PS ,por vetem per xhepin e tij.

  6. Redion says:

    Po çfare ti privatizosh nje germadhe ku jane strehuar njerez te paafte dhe te tromaksur nga drejtimi injorant dhe skizofren qe po i behet tani e prej 10 vitesh. Pas ikjes se Piranjan i cili vodhi me klass dhe stil por ishte i afte, ajo kompani eshte drejtuar nga medioker dhe injorant qe sdine te thone nje fjali ne anglisht. Pyesim Ramen dhe Erion Bracen, Petraq Milo, Edmira Mucka, Saimir Zembalaku ne burg jane??! Kjo trijo e ropi insig e shkatrruan e rrenuan nga burimet njerezore dhe financiare. Bashke me ta vodhi edhe Fahri Balliu and co. Ky ishte modeli i Saliut i cili pak ndryshon me modelin injorant qe ka vene Rama aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje