INSTAT: Rritet numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë, por vetëm 2% vijnë për biznes

19 Korrik 2015, 10:23Ekonomia TEMA

 

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është rritur këtë vit, por vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kjo rezulton nga të dhënat e Institutit të Statitikave. Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në territorin shqiptar kanë hyrë 487.271 shtetas të huaj ose 6135 persona më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.  Por INSTAT raporton se mbi 98% e të huajve që prekin tokën shqiptare vijnë për arsye personale, ku përfshihen vizitat për pushime, vizita te të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj.

Ndërkohë që vetëm 2% e tyre vijnë për biznes. Kundrejt tremujorit të vitit të kaluar, numri i të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi është rritur me vetëm 828 persona nga 6135 shtesas të huaj që kanë hyrë më shumë në këtë periudhë. Ky nivel i ulët i të huajve që e shohin vendin tonë si një mundësi biznesi nxjerr në pah shumë probleme, raporton Oranews.

Së pari, dëshmon për klimën ende jo të favorshme tëtë bërit biznes në Shqipëri, si pasojë e problemeve me pronësinë mbi tokën, burokracive administrative, korrupsionit dhe evazionit të lartë, si dhe rritjes së taksave.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit, ku kryeson Serbia po bëhen atraktive për investitorët e huaj jo vetëm nëpërmjet eleminimit të barrierave, por edhe ofrimit të lehtësive fiskale, sic është subcencionimi nga shteti i krijimit të vendeve të reja të punës, toka falas apo përjashtimi nga taksat për një periudhë disa vje

1 komente në “INSTAT: Rritet numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë, por vetëm 2% vijnë për biznes”

  1. Atdhetari says:

    Serbia nuk eshte Shqiperi.Ne kemi dalje ne det dhe kemi,perparesi te tjera keshtu qe .os,na cani trapin me iderat e dhenies se tokes falas.Pushtim me leo gjoja nen emrin e ivestimeve te huaja.Poshte pushtuesit dhe tradhetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje