Abuzimi me naftën, 99 subjekte procedohen penalisht; 8 persona të arrestuar

17 Korrik 2015, 10:34Ekonomia TEMA

99 subjekte janë proceduar penalisht nga policia gjatë operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, i nisur që më datën 4 maj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se për afro dy muaj janë kryer 783 subjekte në Tiranë, Fier, Berat, Durrës, Lezhe, Shkodër, Elbasan, Korçë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Kavajë dhe Kukës, raporton TCH.

79 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash, 11 të tjerë për ndryshime në aparatet matëse, 6 për ruajtje, magazinim dhe tregtim të mallrave kontrabandë, 1 për kontrabandë me mallrat e akcizës dhe dy për mos pagim taksash. Gjithashtu, 1 procedim është regjistruar për manipulim të tregut. Tetë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga operacioni gjatë kësaj periduhe janë sekuestruar 56 503 litra naftë, 711 litra benzine dhe 6 350 litra gaz. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

2 komente në “Abuzimi me naftën, 99 subjekte procedohen penalisht; 8 persona të arrestuar”

  1. albani says:

    Policia i procedon,por i shkon mundimi kot,se keta nuk ka kush i denon.
    Kush do ti denoje
    -drejtesia shkerdhate e Albanistanit.

  2. salem says:

    Rrofte shteti.
    Keta plehra kane notuar me Saleshin.
    Urij qe te jete edhe nje “i forte” ketu qe thone se ka qelluar me pellembe ne zyer kryetarin e bashkise dhe te gjithe heshtin.S’jau mban nga ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje