Është diskutuar sot në parlament ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat. Në fjalën e tij referuar punës së bërë për draftimin e ligjit Ministri Ahmetaj tha se ai është produkt i një diskutimi e debati të gjatë për gati 9 muaj, brenda qeverisë dhe në komisionet parlamentare.
Ndërkohë, duke iu drejtuar opozitës, Ahmetaj tha se në gati 15 vite ka pasur vetëm një koncesion me ofertë të kërkuar nga qeveria.
“Cila është arsyeja që në gati 15 vite, qeveria dhe administrata nuk kanë arritur të bëjnë një koncesion të kërkuar, përveç aeroportit të Rinasit i cili, për hir të së vërtetës, ka qenë një koncesion shumë i mirë ndër vite, përmirësoi imazhin e Shqipërisë, por sot ka nevojë të domosdoshme për t’u riparë dhe lajmi i parë është se qeveria është në negociatë të avancuar me koncesionarin e Aeroportit të Rinasit për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve me jashtë” – tha Ahmetaj.
Janë dhënë në vite, sidomos në tetë vitet e Partisë Demokratike, gati 400 koncesione në hidrocentrale dhe sot vetëm 100 prej tyre ose janë duke prodhuar, ose janë në fazë të avancuar të investimit. Ka ndodnjë arsye specifike? Patjetër ka arsye specifike dhe ato janë dy, njëra më e madhe se tjetra.
Arsyeja e parë është se janë dhënë koncesione me tre fle, tre copa letre. Kanë qenë projekt-ide. Në tetë vite kanë ardhur, janë përplasur në dyert e administratës publike investitorë të sajuar apo sekserë të konsoliduar të asaj qeverie, dhe kanë marrë koncesione me tre copa letrash. Dhe pastaj, paska një arsye se e kapi kriza financiare. Patjetër që është arsye që e kapi kriza financiare, por kriza financiare nuk është arsyeja kryesore.
Arsyeja e dytë është abuzimi. Janë 300 e ca hidrocentrale të pandërtuara, të pafilluara sepse janë dhënë mbi baza abuzive, me tre copa letrash. Dhe, ndryshimet e ligjit, fatmirësisht të mbështetura dhe nga opozita, pavarësisht se këtu bën kakofoni një pjesë e saj, kanë risi atë që bën diferencë cilësore. Nuk mund të vish më për një koncesion me ofertë të pa kërkuar sepse dihet qe kërkuar me tre copa letrash por detyrohesh të vish me vizibilitet, me një studim vizibiliteti të avancuar ose me një projekt ide tejet të avancuar.
Po t’i referohesh historisë së koncesioneve, është qesharake. Çfarë kemi thënë ne kur kemi qenë në opozitë e çfarë nuk do të bëjmë sot që jemi në pozitë. Ne nuk do të japim koncesione monopol siç keni dhënë ju. Na e dhanë një gjobë të madhe 1 miliardë dollarë në kurriz të tatimpaguesve shqiptarë borxh i padeklaruar që nuk ia kishit paguar sipërmarrjeve. Çfarë kërkoni tani 300 milionë nga pullat fiskale? 300 milionë nga skanimi i doganave? 600 milionë dhe 300 milionë nga markimi? 1 miliard tjetër? Kush do të paguajë? Do të paguajnë familjet e shqiptarëve?
Ndërkohë Ministri prezantoi edhe disa nga risitë e ligjit të ri për PPP.
“Shkurtimi i kohës është një cilësitë kryesore të ligjit. Procedura kërkon maksimumin e vet 145 ditë dhe e përputhur me atë element procedurial ku dosja nuk mund të jetë me tre fletë por duhet të jetë një vizibilitet, një studim i plotë i avancuar, bëhet e mundur që në krye të 145 ditëve të jepet një koncesion”.
Ministri sqaroi se Ministria e Ekonomisë do të jetë autoritet monitorues ndërsa autoritet kontraktuese vazhdojnë të mbeten Ministritë e linjës, sipas objektit të koncesionit.
Ligji do të mundësojë edhe krijimin për herë të parë të regjistrit të koncesioneve për qeverinë.
“Nuk ka regjistër për koncesionet. Na keni lënë dhuratë një çorap të pambyllur. Ligji detyron qeverinë që të bëjë një regjistër të koncesioneve. E para që të dijë qeveria, të dijë qytetari, sa koncesione janë dhënë në Republikën e Shqipërisë, kush i ka marrë, çfarë paguan, çfarë detyrimesh ka, çfarë përgjegjësish ka. E dyta, të dijë ministria e Financave që është autoriteti i vetëm fiskal, që kemi dhënë 10 koncesione dhe detyrimi fiskal i këtij viti në bazë të kontratave të miratuara në Këshillin e Ministrave apo në Parlament është 10 lekë, 100 lekë apo 1 milionë lekë dhe ta parashikojë saktë që të mos kemi disekuilibër fiskal apo rritje të fshehur të borxhit, siç e morëm në 2013”.
Së fundi, duke iu referuar performancës së ekonomisë shqiptare Ahmetaj tha se rritja ekonomike në vitin 2014, konfirmuar nga EUROSTAT ishte 2.1%, ndërsa regjistrimi i kompanive të huaja është rritur me 29%, duke treguar ecurinë pozitive të investimeve.
Me ne fund pasurite e kombit tone nuk do perdoren me per interesat personale te sali berishes por per interesat e cdo qytetari shqiptare duke i sjelle me shume perfitime ekonomike vendit edhe qytetarve!
Kane pas mendjen te vjedhin jo te ndertojne nje shtet te fuqishem ekonomik. Sepse vendi jone i ka mundesite te behet nje superfuqi e prodhimin te energjise elektrike. Por mendja e atyre njerzve edhe eprorve ishte vetem te vidhni. Shpresoj shume zoti minister qe mos ngelet vetem me kaq duke i anulluar po cdo kush qe ka demtuar pasurite e vendit tone te jape llogari para gjykatave !
Po kane abuzuar me kto koncesione sa i kane luajt fene edhe kte e dine te gjithe shqiptaret. Hapen tendera pa fund edhe dhane koncesione pafund edhe ne te verter asgje nuk ben por vetem shkatruan shume lumenj edhe duke ven ne rrezik edhe shtepite e shume qyterve ne ato zone. Ne 8 vjet lulzoj vetem nje shtet qe kishte bazen te korrupsioni edhe askund tjerer!
Partenriteti publik privat do sjelle me shume sherbime ne te mire te qytetarve shqiptare duke sjelle inovacion ne sherbim edhe kushte me te mira per ne sic eshte edhe mirmbajtja e rrugve ku mbas mbarimit te tyre jane len ne meshire te fatit duke mos u ven me dore ne to ku shpesh here u eshte vjedhur edhe mbrojtset e makinave!
Me ne fund nje qeveri shqiptare qe mendon per te ardhmen e vendit dhe jo per interesat personale. U lodhem gjith ato vite duke punuar per klanet qeveritare,duke na marre tokat dhe detin. U lodhem me padrejtesi,te gjitha ne kurriz te popullit !
Aty mbahuni ju se per popullin e ka ky. Mesa ka menduar mire dikasteri per sektorin e komunikimit online. Po cfare ka bere ky minister ne 2 vjet. Me thoni nje biznes serioz qe ka arritur ky ne 2 vjet. Po si mund te vije ne shqiperi nje biznes serioz kur ketu korrupsioni qeveritar po bertet rrugeve pa asnje ndryshim nga qoftelargu sali. Dilni nga llogiret o njerez mos u genjeni per nje vend pune. Jini te lire e mos pranoni tu blejne me buken e gojes. Duhet revolucion kunder kesaj klase politike ne teresi. Jane kerrmat e kahershme. Ky minister flet per 15 vjet. Harron qe ky ka qene ne poste drejtuese para 2005. Harron qe shkollimin e ka per gjuhe te huaj dhe drejton dikasterin me nevralgjik te vendit a thua nuk ka ekonomiste te zot ky vend.
Abuzimet me lejet koncesionare i dime te gjithe. E rendesishme eshte qe instancat perkatese te bejne nje pune te mire ne evidentimin e lejeve abuzive. Nga ana tjeter ky ligj i sjelle sot nga ministri synon se pari dhenien fund te abuzimeve me koncesionet, pra ato do jepen te studiuara, se dy shkurtimin e burokracive, se treti krijimi i nje regjistri me ane te te cilit do behet e mundur zbardhja e cdo koncesioni te dhene.
E dime te gjithe se cfare megamashtrimi eshte bere me koncesionet e dhena nga qeveria e kaluar. Dheniet e lejeve koncesionare ne menyre abuzive pritet po i vuajme ende sot. Prishja e nje kontrate koncesionare e dhene abuzivisht ne interes te kundert me popullin ka kosto per shtetin. Le ta quajme kete ligj per koncesionet si dhenien fund te abuzimit.
Rendesi ka qe Argita dhe Xeni nuk do bejne me lemsh vendin duke dhene leje koncesionare pa kriter, qe ministrat e Saliut ishin te detyruar ti firmosnin. Ne vend qe dhenia e ketyre lejeve te rezultonte pozitive per ekonomine e vendit ,ashtu sikurse ndodh ne cdo vend, ketu ka dhene efektin e kundert. Kjo per arsye se koncesionet jane dhene per interesa personale e jo per interesa te vendit.
Te quash koncesionin me te mire ate te Rinasit do te thote te jesh ose i cmendur ose hajdut nanoist!!
Me ne fund pasurite e kombit tone nuk do perdoren me per interesat personale te sali berishes por per interesat e cdo qytetari shqiptare duke i sjelle me shume perfitime ekonomike vendit edhe qytetarve!
“Si mér” fund abuzimit me konçesionet ! Do ta leni parlamentin pa kokerr leku.
Prit njeher t’pakten te mbaroj vilen kryeministri.
Si lat gjo babait shpiteror,sikur ju ka pjell Saliu…Boni deklarata qe as vet si mendoni.
Ku ka ligj koncesioni per Ilir Beqe Babezine. E filloi me Check Up po e vazhdon me laboratoret, sterilizatoret, dializen etj. Nuk i dalin parate qe fiton nga firma e tij e meparshme qe nuk po le tender IT pa fituar ne rang vendi.
A E BESON DOT NJERI SE DO TE MUND TE LUFTOHET KORRUPSIONI PA U FUTUR KY NE BURG????!!!!!!!!!!!
ZORR VALLAHI.
projekte e vetem projeke ,ligje pa fund ikin vitet por per politiken koha nuk ekziston ata duan te jene deri ne vdekje ne politike jo per te punuar por per te perfituar ,njerez mos u besoni llafeve e premtimet boshe shikojeni politiken ne jeten tuaj si ajo permiresohet cdo dite, me e semura ne kete kohe eshte politika
Koncensionet , qe ka dhene qeveria e kaluar jane me qindra dhe kushtet e kontratave jane te percaktuara ne kontrate , dhe detyra juaj eshte ti monitoroni , dhe ne rast te moszbatimit te kushteve keni te drejte ti anulloni . Deri me sot nga ty z. minister , nuk pame nje padi per ata qe firmosen koncensione dhe privatizime kriminale , apo ka ndonje pakt me LSI , se dhe ministrat e saj si dhe te PD kane firmosur. Prandaj, z. Ahmetaj ke mundesi te vesh rregull ne dikasterin qe drejton duke bere transparence , se te kane vare celsat e prones publike ne dore .Une nuk kam besim se do te permiresosh gjendjen . Megjithate presim se inistria e ekonomise kerkon fantazi. Dhe bashkepunim te ngushte me Ministrine e jashtme , ne lidhje me diplomacine ekonomike ,per te rritur investimet e huaja. Si dhe per te gjetur treg per prodhimet tona . Po bere keto do ket punesim dhe rritje ekonomike .
edhe njehere,akoma besoni se fuqi qe ta ndaloje korrupsionin ne Shqiperi,gjithcka eshte shitur qe ska zot nene ti permbyse,ah po nqs shteti paguan perseri i me kompanine angleze te doganave,vetem era shtet aty nuk ka ,rryshfeti ben kerdine dhe Kocoja i shkrete mendon vetem per popullin.
O Ahmetaj po nuk ke stof per kete pune ti. Ti nuk mund te merresh me politiken apo strategjine ekonimike te nje vendi ne zhvillim. Ju jeni marioneta te oligarkeve. Ikni sa me pare se do ta pesoni rende nga populli. Keni per te pare. RAMA PO E DESHE KETE POPULL SHTATORI NUK DUHET TE FILLOJE ME KETA MINISTRA E DREJTORE NGA DREJTOR DREJTORIE E LARTE. TE GJITHE DUHEN SHKARKUAR DHE ZEVENDESUAR ME NJEREZ ME INTEGRITET. GJITHMONE PO QE SE DO SHTET.