Rama: Banda kriminale e gjykatësve bëri kasaphanë me pronat

16 Korrik 2015, 11:31Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama drejtoi akuza të forta në drejtim të gjyqësorit në lidhje me vendimet e dhëna prej tyre përsa i takon cështjeve të pronësisë.

Rama i krahasoi këta gjyqtarë me një bandë, duke shtuar se kjo bandë kriminale po aq sa krimi i organizuar ka bërë një kasaphanë me pronat, duke dhënë vendime dhe duke marrë rolin e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Këto komente, Kreu i Qeverisë i bëri gjatë prezantimit të reformës mbi kthimin dhe kompensimin e pronave.

“Ne nuk mund ti lëmë trashëgimtarëve këtë situatë me pronat por dhe një mal me para në formë ndëshkimesh nga gjykata europiane e Strasburgut”, nënvizoi Rama.

 “Në Shqipëri ka pretendentë për prona sa dyfishi i sipërfaqes së vendit tonë. Nëse ne kemi 28 mijë km katror, kërkesat për prona janë dyfish. Ky është abusrd që është zhvilluar me pathos falë një bande në sistemin e drejtësisë.

Një bandë kriminale që ka bërë një kasaphanë duke përdorur çekiçin dhe duke kthyer prona kujt nuk i takon dhe duke i miohuar atë që i takojnë

Jo më larg se pak ditë më parë u ndeshëm me një anëtar të kësaj bande që ktheu 500 ha në një zonë me pronë shtet dhe me potencial turistrik, me një të rënë të çekiçit në një fole apo zgëce që quhet sallë gjyqi”, theksoi Kryeministri.

Referuar shembujve të ndryshëm Rama tha se me vendime skandal gjykatash, rezulton që sot ka persona që janë trashëgimtarë amfiteatrosh apo kalash.

Në këtë kuadër Kryeministri paralajmëroi një reformë të thellë radikale që nuk e ndalin dot as trashëgimtarët e amfiteatros antike por as ata përgjegjësit.

Sot jemi nën vëzhgimin e BE, dhe prona është baza mbi të cilën ndërtohet fati evropian i Shqipërisë në rrugën drejt BE. Po përpiqemi të shmangim fatura marramendëse që mbledh prej vitesh Shqipëria për shkak të një politike destruktive në lidhje me pronën.

Nga progres raporti i vitit 2005 dhe deri në 2013 kur ne morëm qeverisjen, asgjë nuk ndryshoi nga vlerësimi i KE, përkundrazi u përkeqësua dhe raporti me pronën erdhi duke u bërë më katastrofik. Në raportin e 2013 shkruhet se duhet ndërmarrë një përpjekje e madhe për pronat.

Rikthimi, kompensimi i pronës duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme. Domethënë, ose zgjidheni ose mbajeni pas vetes se vend në BE nuk keni”, theksoi Rama.

Sipas Kryeministrit, “me trasenë që çeli politika e vjetër e së shkuarës, është e sigurt që fëmijët tanë do të trashëgojnë një vend në rrezik permanent të konfliktit social.

Ndërsa me trasenë e këtij projekti, për vëtëm 10 vite mbyllim nga pikëmpamja përmbajtësore një problem që mbartej prej vitesh”.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se drafti do t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave ndërsa çdo vit në buxhet do të jetë i përcaktuar fondi për shpronësimet.

Cani nënvizoi se buxheti cdo vit do të verë në dispozicionnjë fond special për pronarët e shpronësuar.

“Pr.ligji do t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave. Buxheti çdo vit do të verë në dispozicion një fond special për pronarët e shpronësuar, fondi cdo vit do të jetë rreth 5 miliard lekë”, tha Cani.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në fjalën e tij theksoi se zgjidhja e çështjes së pronave kërkon një pakt kombëtar dhe se qeveria e ka vendosur këtë çështje në rrugën e zgjidhjes përmes reformës në legjislacion që po paraqitet sot.

Klasa vendimmarrëse, tha ai, në 25 vite nuk i dha zgjidhje kësaj çështje duke vlerësuar koston financiare që nevojitej, por bënte zgjidhje provizore duke trashëguar problemin.

Për hartimin e legjislacionit, tha ai më tej, qeveria është konsultuar me institucione e partnerë ndërkombëtarë si Këshilli i Evropës, Banka Botërore etj.

“Zgjidhja e çështjes së pronave do të ketë ndikime dhe tek brezat që do të vijnë dhe qeveria ka marrë përsipër të shumëfishojë angazhimin e saj”, tha Naço.

Drejtoresha e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato theksoi se për 23 vite nuk u zbatua e drejta e pronarëve për kompensim të pronave. Qato tha se do të bëhet transparencë për rezultatet e 23 viteve.

“Për 23 vjet nuk u zbatua e drejta e pronarëve për kompensim. Do të bëhet transparencë për rezultatet e 23 viteve në të cilën nuk është zbatuar kjo e drejtë”, tha Qato.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Europës dhe ekspertëve të Bankës Botërore, ka hartuar bazat e një reforme të rëndësishme.

Kjo reformë zgjidh përfundimisht problematikën për sigurimin e të drejtës së pronës, rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

21 komente në “Rama: Banda kriminale e gjykatësve bëri kasaphanë me pronat”

  1. pse says:

    Te jap une disa emra gjyqtaresh te asaj bande :Elbana LLURI,Alaudin MALAJ,Elda VRIONI,Anila Kristani….

    1. ben says:

      Kush eshte ish pronar e kupton shume mire qe ky as nuk do dhe as nuk ka qellim ta zgjidhe ceshtjen e pronave.

      Thjesht po ju ben presion gjyqrareve qe te vjedhin vetem ne interes te kupoles rilindase.

      Problemi I pronave jashte ligjit 7501 eshte kaq I thjeshte per tu zgjidhur ne rast se nuk kishte pushtetare hajdute sa nuk e keni idene.

      PO NE SHQIPERI ATA QE MEREN ME PRONAT JANE GJITHMONE PERSONA QE GJYSHI NUK JU KA LENE ME SHUME SE 2 METER KATROR TOKE SA SIPERFAQJA E VARIT.

      1. komunalja says:

        Po ky, c’po na thote, ato qe i dine edhe te vdekurit! Or ti, perdor voten qe te dhame dhe bej shtet! Dergoi gjingjonat ne spaç!

    2. Thomaidha says:

      Shtoj edhe nje:Gentian Medja….!!!

  2. joe says:

    Flm, per nji definicion kaq te qarte z.Kryeminster ,
    mbi banden kriminale te sali kermes .
    Shpresojme , qe Shteti Shqiptare ,te rreagulloj sa me pare ,
    kte padrejtesi qe i behet pronareve Shqiptare ,dhe dosjet te cilat jane konservuar ne etazhet e harreses ,te hapen ,te gjitha dhe dekumentacioni te ndryshoj ,te behet me i qarte dhe i kuptushem si gjithe bota .
    Te thjeshtohen tepricat ne formulare ,te cilat ne shume raste kane nji formulim kerkesash ,qe perbejn me shume nji penges ,komplikojn dhe perbejne
    nji zvarritje per te vene ne funxion procesin e marrjes se prones nga pronari.
    Shpresojm qe ju…z.Kryeminister mos ti ngjani parardhesve tuaj ne ate post ,
    e coni deri ne fund zbatimin e ktij procesi ,kaq jetik per ekonomine e vet shqiptareve -pronareve dhe sigurisht vet shtetit .
    Nuk jane te paket shqiptaret qe duan te financojn-investojn ne Shqiperi ,
    ne pronat e tyre edhe duke afruar kompani te huaja me te cilat jane ne kontakte jasht shtetit ,qe do ti sillte shtetit ,nji vrull te ri zhvillimi ekonomik.
    Kto jane potenciale qe ai shtet ,duhet ti njohi dhe shfrytezoj .
    Shpresojm qe kjo deklare , e z.Kryeminister ,mos te jet nji karamele mediatike per pronaret Shqiptare .

  3. sokol says:

    po ti o kaqol pse ben sehir populli ta dha voten apo shtyje ta shtyjme si te tjeret e ti.ke 2 vjet me justifikime

  4. Majlinda says:

    te lumte Edi, vetem ti mund ta zgjidhesh lemshin e ngaterruar aq keq te pronave ne Shqiperi,

  5. al says:

    Edo ngrej prej b…. keta shkerdha…. bej drejtesi te marrim tokat e pronat qe na tokojn me ligje te Zotit mbetem rrugeve te Europes e te Botes sepse nuk ka drejtesi ne prona

  6. Z/Kallami says:

    Perseri dolen mbi uje vrionet e financave te qeverise Zogut.Si nuk e harrojne zanatin keto vrionet.Te cajn mbas lekut.

  7. thjesht... says:

    harxhohet aq shume energji nga shteti ,duke gatuar ashure fanatikesh parazite ,
    qe s’i sjellin asgje zhvillimit dhe permiresimit te jetes shqiptarit ne ate vend ,
    shetitet e kalohet koha ne darka e tavolina patriotike ,
    duke len pas pordh te bashkuara per nji qellim,
    behet humor rrugesh ne parlament ,
    dhe asnjiher ,shteti ,
    nuk merret me thelbin e problemeve te qytetareve shqiptar,
    dhe koha kalon , asgje ne ate vend nuk ndryshon ,sepse
    politikanet shqiptare ,nuk perplasen per te miren e Shqiperise dhe
    qytetarit shqiptare , por kane marr nji form partie bandash ,
    qe luftojn per marrjen e pushtetit ,si qellim i vetem ,
    pasurimi personal me cdo mjet .
    Le te dali nji politikan shqiptare sot e deklaroj ,
    se cfar eshte ber per kte popull nga politika ne kto 24-vjet !
    Per aq kohe sa politika ,nuk do ti sherbej popullit te vet ,
    nuk do reformoj institucionet e drejtesise e gjithcka qe eshte ne sherbim te mafies politike , cdo deklarate e politikes ,do jet
    thjeshte nji justifikim e premtimeve te mosmbajtura ,
    nji valium per popullin e semur tashme nga premtimet e
    mashtruseve ne pushtet .

  8. orakulli says:

    Katovica !- Porosit,”pronaret futini neper gjyqe ne te gjitha shkallet,pastaj jepuni nga nje leter ne dore,por jo pronen;-prona na takon ne,se ne e ngritem dhe ne do t’a gezojme”.

    1. PECATO says:

      orakulli,
      eshte shume korrekt kjo qe shkruani,
      kjo eshte stradegjia e ndjekur nga intriga e poltikes
      ne shqiperi me pronaret .
      Babaj im edhe pse kishte tapit e kohes Zogut te kurves ,
      origjinale te kohes , ju desh ti nenshtrohet perballjes ne gjyqe ,
      duke paguar shuma jo te vogla per te mbushur thesarin e shtetin kte konto bankare te politikaneve shkerdhata te atij vendi mashtrusish te pabes.
      Dhe mabsi i ka fitu gjyqet ,qysh ne fillin te viteve 90-te,
      ala sot ska mundur te marre pronen e trashiguar .
      Kta poltikan ,jane njerzit me te ndyr ,jane kanceri shqiperise ,
      jane pikerishte ata ,te cilet i shkaterruan jeten atij populli e po cojn drej zhdukjes ate vend .
      Jane egersira me mentalitet mesjetar ,per te cilet drejtesia dhe funxionimi korrekt i shtetit ,eshte nji prrale europiane e vendeve te civilizuara te krishtere .
      Por asnji sduhet te mendoj nga kta poltikan ,se nji dite sdo paguaj dicka per kto krime ndaj shqiptareve .Dita po afron per cdo kerm politike.

  9. ishpronari says:

    une e mbeshtes ligjin 7501

  10. ishpronari says:

    por bujqesia spo ecen fare?

  11. hyjnore says:

    KAM BESIM TEK JU ZOTI KRYEMINISTER JE I MREKULLUESHEM

  12. hyjnore says:

    CDOGJE QE E KE THENE E KE BERE KJO ESHT NJE MREKULLI QE PO I BEN POPULLIT TEND PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE ZOTI TE BEKOFTE JUVE DHE FEMIJET E TU

  13. Grideria says:

    Sistemi vdekur i drejtesise, veper kriminale e Sali Krykriminelit. Edhe ta varesh kete njeri ne shesh, nuk i shlyen krimet qe ka bere ndaj ketij populli e ketij vendi. I zente fytin buka e popullit.

  14. Grideria says:

    Ka ardhur koha e nje ballafaqimi te drejte e shkencor te krimeve te Sali Krykriminelit me krimet e regjimit komunist. Besoj se nga kjo analize, do te dale se Sala ka bere me shume krime se sistemi komunist per 50 vjet.

  15. rexha10 says:

    PO MIRE MORE EDUSHI , PO ATA TAPI QE ZOTROTE SHPERNDAU PARA ZGJEDHJEVE, PRONAT E KUJTE ISHIN”??????????????????????????????????????????.TALLNI BYTHEN ME POPULLIN O QEVERI HAJDUTESH.

  16. NESTI says:

    Nje vere ne uje . Pronat e hajduteve te Sales do i marrin hajdutet e Ilirit e Edit. Kot skane vene vajzen e anetarit te byrose aty ,. se kuptoj ca ligji do nxjerre qe do hedhe poshte vendimet e gjykatave . Ja e hodhi po ne Strasburg do shkoje prap pronari. Atehere ??? Nr i ceshtjeve ne Strasburg do shumefishohet. Thjesht Katovice me te bijen e anatrit te byrose Llambi Gegprifti qe eshte rrit e edukuar me urrejtjen per pronaret

  17. irma says:

    shbehe te keqen qe mbolli me pronat keto 25vjet i ashtu deklaruari sali demokrati jepu njerzve proven e bureris dhe te kryeministrit shqiptar dhe i shqiptarve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje