Telashet për qendrën tregtare City Park, nuk kanë të sosur. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit nuk po pushojnë kërkesat nga shoqëritë përmbarimore që kërkojnë bllokimin e kuotave të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
Me datë 6 korrik shërbimi përmbarimor “ZIG” shpk, ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e debitorit “City Park”shpk, me qëllim mostjetërsimin e tyre për tu shmangur nga detyrimi për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, Kontrata Nr.617 Rep., 300/1 Kol., date 19.03.2010 me përllogaritjet e faturave të papaguara ndaj Credins Leasing.
Me herët gjatë muajit qershor, shoqëria tjetër përmbarimore “STRATI BAILIFF’S SERVICE” ka urdhëruar Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të vendosë masën e sekuestros konservative mbi aktivet e regjistruara pranë QKR ndaj shoqërisë “Citypark” shpk për detyrimin ndaj kreditorit Pëllumb Dyrmishi.
Në tre vitet e fundit qendra tregtare City Park ka kaluar në një sagë sekuestrosh, teksa kreditorët kërkonin të mblidhnin detyrimet, raporton Monitor.
Në mars 2015, City Park doli në shitje, por ankandi u anullua, ndërsa City Park arriti të merrte një kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve.
Sipas detajimeve në bilancin e 2013, huamarrjet nga bankat janë rreth 3.6 miliardë lekë, apo gati 26 milionë euro, që ishte pothuajse e barabartë me shumën minimale të ankandit të shpallur nga përmbarimi në mars.
Ndërkohë së fundmi, revista Monitor ka mësuar se, Tirana Banka (kreditorja kryesore e City Park) ka shitur pjesën e saj të kredisë, duke e çliruar bilancin e saj nga detyrim, ndërsa të tjerë kreditorë kanë marrë pjesë të aseteve të City Park.
City Park i filluan telashet me kreditorët që në mes të vitit 2011, kur Banka Credins urdhëroi vendosjen e sekuestros konservative me objekt moskthim kredie.
Pasi qendra ka arritur të lirojë pak kohë më vonë sekuestron, përmbaruesit janë kthyer sërish gjatë gjithë vitit 2013, 2014 dhe 2015.
“Pronari”, apo administratori i City Park, eshte folur se ishte Edmond Vlashaj, i cili po ashtu eshte shkruar se, mbas tij ishin Luli dhe Argita. Po kjo kompani hapi edhe universitetin “Vitrina’, nje njolle turpi per arsimin shqiptar. Si u fry dhe u shfry kaq shpejt kjo ‘gjigande’ prej kartoni, qe lindi pikerisht kur erdhi ne fuqi Berisha dhe Basha mbas vitit 2005? Pa le kur i siperpermenduri, na krijoi edhe nje parti. Dhe ky fare bosi e politikani, nuk eshte gje tjeter vecse nje medioker, per te mos thene injorant. Institucionet kamne ne dore te bejne transparencen e ketyre lloj monstrash ekonomik e qe nuk dihet se cfare parash qarkullojne dhe fshehin. Sekuestrimi sa me apre i aseteve per te shlyer borxhet, por edhe hetimi se ku kane shkuar parate e vjedhura nga shqiptaret e mashtruar. Ishte nje piramide e tipit te ri, alla berishiane. Falimentimi ne te tilla raste eshte metode e njohur, ne Shqiperi, per te anashkaluar borxhet, duke u lene kreditoreve apo shtetit, disa asete pa vlere. parate kane fluturuar. Nuk eshte harruar qe mbas zgjedhjeve te 2013, menjehehere sa ra nga fiku Berisha e Basha ndodhi edhe me kompanine ajrore “Albania airlines”, ne mos gaboj emrin, te krijuar menjehere sa Basha u be minister i Transportit, dhe qe atehere u fol gjithashtu se pas saj ishte vete ai. A do t’i gjendet ndonjehere fundi kesaj situate te tipit mafjoz ne Shqiperi?!!!
Bureto, nuk ka lidhje fare Vitrina me City Park. Pronari i City eshte Artan Mene, i njejti qe ka ne pronesi Vajin Olim dhe detergjentet DEKA
ke te drejte o vlla un ta them meplot gojen qe pronar i city park eshte tani se un jom nipi i vet
Bureto ik e futi nje sufllaqe vella e mos u merr me komente se nuk jane per ty qe dukesh fukara nga truri i vogel. Albania Airline eshte histori tjeter dhe Belle Air qe mendon ti eshte me tjeter akoma. Gezuar festen
Kerkoj ndjese per kete. Kam patur informacion te gabuar. Faleminderit per sqarimin.
Edhe une HALLET e city parkut le te kem!!!!
Ti fus nje larje,shpelarje,tharje te ca milionave te vogla qe te jene per lek xhepi.