Haxhinasto inspekton punimet në rrugën Lin-Pogradec

16 Korrik 2015, 18:35Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmon Haxhinasto inspektoi punimet në rrugën Lin-Pogradec.

Gjatë Inspektimit ai tha se në këtë segment rrugor, faza e parë ka kushtuar 24 miliard lekë.

Segementi në fjalë, i cili është i gjatë gati 20 kilometra, sipas Ministrit Haxhinasto është shumë i rëndësishëm për juglindjen e vendit.

“Ky projekt është thelbësorë për banorët e zonës dhe komunat përrreth, si dhe për turizimin në zonën e Pogradecit”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, projektit të parë i janë shtuar disa ndryshime të cilat i japin një tjetër nur segmentit në fjalë.

“Gjelbërimi, trotuari anësor dhe element të tjerë të rëndësishëm i janë shtuar projektit fillestar. Kjo, me qëllim që kalimtarët, drejtuesit të kenë një mjedis mjaft tërheqës gjatë udhës së tyre”, shtoi Ministri i Transporteve, Haxhinasto.

9 komente në “Haxhinasto inspekton punimet në rrugën Lin-Pogradec”

  1. perkthyesi says:

    Ky fare ministri, kete radhe nuk e paska zene ne goje se kur do mbaroje ky segment. Kur shkove per ne Pogradec, nga kaluat zotrote? Besoj nga autostrada Tirane – Elbasan, qe na pate premtuar se do perurohesh brenda pranveres 2015 (!). Sot qe po flasim, aty nuk punon asnjeri, vetem pallavra di te besh. Pa asnje dyshim, jeni ministri me i paafte dhe me i papergjegjshem i ketij kabineti! C’te te them tjeter! Se si te mbajne aty, nje zot e di!

  2. liu says:

    24 miliard faza e pare per 20 km po po c,behet

  3. Jobi says:

    Doli ky Qehajaj i Likes te mbledh taxat

  4. nga Pogradeci says:

    wikend te mbare z. mininister.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shpejtesia dhe cilesia e punimeve,jane me probleme.
    Pa u inaguruar,asfalti ne disa zona,ka filluar te prishet.
    Rruga nuk eshte e perfunduar,i mungon nje shtres asfalti,vijezimi eshte bere,para votimeve.

    1. tr says:

      Hajde me nje koran te fresket. Haxhinasto, Kodheli, Ahmetaj, Nikolla, Koka,Cuci, Harito, Beqaj,Kumbaro, Cani DUHEN ZEVENDESUAR URGJENTISHT ZOTI RAMA NESE DONI VAZHDIMESI. PERNDRYSHE TATEPJETE KENI PER TE IKUR. Te tjeret akoma mund te provohen.

  6. Uji i ftohte says:

    Minister Koti.

  7. Ledio says:

    Sa me shume inspektime ben ky aq me shume i trashet qafa, dhe aq me shume hollohet buxheti i shtetit. Nuk na the gje per aparatin e pergjimit. e doje per vete apo e doje per Liken?:)

  8. Zeni says:

    Turp. Kaluan 3-4 vjet dhe akoma s’po mbarojne 20 kilometra rruge. Te dhjefsha mu ne minister e mu ne ministri qe drejton ky bajge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje