Rama: Së shpejti një kompani prestigjoze për administrimin e portit të Durrësit

17 Korrik 2015, 12:14Ekonomia TEMA

Në ambientet e Terminalit të Portit të Durrësit, u zhvillua ceremonia e përurimit të linjës së re të trageteve Durrës-Bari.

Trageti i ri, i cili operohet nga kompania italiane “Grandi Navi Veloci” (GNV), shihet si një hap cilësor në përmirësimin e transportit detar në Shqipëri dhe krijon një ure të re komunikimi mes dy vendeve tona.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në këtë prezantim e cilësoi si një interes të ndërsjelltë ardhjen e kësaj kompanie, duke shtuar se jo vetëm shqiptarët lëvizin drejt Italisë, por janë edhe rreth 20 mijë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri që tashmë kanë mundësi të lëvizin përmes rrugës detare me një shërbim cilësor.

“Ardhja e kësaj kompanie prestigjoze, jo vetëm italiane, por dhe  evropine, është hapja e një kapitulli të ri për transportin detar në Shqipri. Kjo është një ndërmarrje e re që shkon në ndihmë të qytetarëve që duan të shkojnë me rrugë detare dhe që deri tani nuk mund t’u ofrohej nga një shërbim i degraduar dhe i imponuar”, tha Rama.

Sipas tij, ardhja e kësaj kompanie sjell një shtysë shumë të frytshme në rritje të cilësisë së shërbimit nga konkurrentët ekzistues, por edhe të atyre që do duan të vijnë, në një treg të hapur, ku jemi të gatshëm të afrojmë të gjithë ata që duan të ofrojnë shërbimet e tyre cilësore.

“Po të shohim se në çfarë derexheje e trashëguam Shqipërinë në sektorin e transportit detar, në adminstrimin e porteve, mund të themi se në krye të punës së Minsitrisë së Transporteve ka qenë adresimi i zhvillimit të këtij sektori. Deri tani vetëm 60% e potencialeve shfrytëzohet. Dhe në këtë 60% kemi një shfrytëzim të niveleve të ulëta”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi ardhjen e një kompanie prestigjoze ndërkombëtare që do të administrojë portin detar të Durrësit.

“2014-a shënoi një pikë kthese në drejtimin e duhur për transportin detar në Shqipëri. Shifrat flasin për një rritje edhe pse modeste të përpunimit të mallrave dhe transportit. Dhe pavarëisht kësaj, jemi ende të pakënaqur me këtë situatë dhe pas këtij prezantimi të këtij eventi duam që në pak kohë të sjellim në portin e Durrësit për të administruar këtë aset të madh kombëtar një nga kompanitë më prestigjoze të botës. Që do të shënojë një kthesë historike për portin e Durrësit dhe në të gjithë historinë etransportit detar në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ndërsa ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani theksoi se ndikim në ekonominë turistike shqiptare do të jetë i madh pas afrimit të kësaj kompanie, të cilën e cilësoi ekselente.

Ambasadori Gaiani falenderoi Kryeminstrin Rama për praninë e tij dhe për mbështetjen që ka dhënë.

“Ai e kuptoi menjëherë rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje dhe dha mbështetje për këtë projekt menjëherë. Falenderoj Anijet e Mëdha të Shpejta (GNV) që besuan tek tregu shqiptar dhe duhet tashmë t’i tregojmë që Shqipëria është e denjë për këtë vemendje të madhe”.

14 komente në “Rama: Së shpejti një kompani prestigjoze për administrimin e portit të Durrësit”

  1. labi says:

    ky eshte kryeministri me demagog qe ka pasur vendi yne ne historine e tije! fjalet e shumta jane fukarallek! eshte bere si kurvat e sankt paulit, po edhe ato kane me shume dinjitet se ky laro!

  2. zambi says:

    Para 2013 cdo koncesion qe jepej ishte shitje e prones publike, ndersa tani eshte kthese historike.

    Shitja e prones publike eshte e turpshme ne te dy rastet.

  3. Berlin says:

    Po pse mer hale ….italiont per ato 20 mije vune nje traget shume me te mire ne sherbim kur ti qe ke gjysmen e popullit jasht shtetit as nuk do tja dish fare?
    Cfare firmash po na sjell tani mor gjakdhjere ?
    Mos valle e ke shit Durrsin dhe nuk ta mban tja tregosh njerzve????

  4. B says:

    Si te duash Zoti Rama, por kete fjale kompani ” prestgjoze” mos e perdor se Sala e skeletoi fare gjate kohes se tij.

  5. pellazget me kompjutera says:

    Ketij ska nevone ti bejne presion, ky i jep vete

  6. Troja says:

    Asgje nuk i zihet bese ketij mashtruesi!

  7. Fieraku 71 says:

    Po kompanite shqiptare i mbeshtet dhe reklamon kush????
    Apo si gjithnje jetim,boll qe i droguari te marr nje pjese te vogel dhe gjithcka
    Shitet si shtetberje edhe pse shteti shqiptar investoj vetem transportin e kryeministrit deri ne durres.

  8. detari says:

    z.Kryemister ne 2 vjet qeverisje kjo eshte hera e pare qe flet per trasportin detar! Vet thua qe “e trasheguam ne ate fare derexheje sektorin e transportit detar”, dhe mban prej 4 vjetsh ne krye te Drejtorise se Pergjitheshme Detare Gazmir Tahirin, me te korruptuarin, qe e ka kthyer sektorin detar ne prone te veten! Jeni bo per te ardh keq!

  9. Antropologo says:

    Keshtu si e ka nisur edhe Linden do ua jape ne perdorim privateve te tjere…

  10. BILLY says:

    nje pyetje per KRYEMINISTRIN EDI RAMA…..NGA DURRESI PER NE BARI SHQIPTARET UDHETOJNE ME 43 EURO VETEM VAJTJE……….NDERSA NGA BARI NE DURRES AGJENSITE E BILETAVE NE BARI TE KERKOJNE 60 EURO…PERSE NDODH KJO GJE….KUSH I RRJEP SHQIPTARET MOJ JA Q…..AFSHA XHUPIN

  11. Nje shqiptar says:

    Mos valle shqiptaret nuk qenkan te afte te administrojne portet, aeroportet, nderrmarrjet shteterore, token e tyre? Qeveritaret tane jane duke e dhene me koncesion dhe eksluzivitet tere Shqiperine sikurse ne vendet e botes se katert. Shqiptaret do te punojne si argate per te huajt. Si eshte e mundur qe politikanet tane nuk kane aftesine qe te mendojne dhe te perpunojne nje strategji te zhvillimit te vendit, te industrise, te kerkimit shkencor, te bujqesise, te zhvillimit te minierave, te raporteve te pronesise ndermjet sektorit publik dhe privat etj. etj. por vetem propozojne fazone, koncesione dhe eskluzivitete etj. forma keto qe nuk sjellin asnje zhvillim vendit. Pervoja e ketyre 25 viteve te fundit e ka treguar se privatizimi i ndermarrjeve shteterore nuk i ka sjelle asnje perfitim vendit. Shteti yne nuk ka qene ne gjendje te vjele as taksat qe i takonin. Privatizimet jane bere sipas skemes “pa para”: i huaji A me shume borxhe ka privatizuar ndermarrjen shteterore shqiptare B pastaj ka krijuar ndermarjen C, qe eshte ndermarrja e jone ku jane shtuar borxhet e te huajve A. I nderuar Kryeminister jepuni mundesi dhe beni qe shqiptaret te kene ndermarrje prestigjiose.

  12. Ne shqiperi duhet te ngrihet shoqeria civile-atdhetare me kompetenca te plota per te kontrodhuar e anulluar apo lejuar cdo mareveshje qe bejne qeveritaret apo kryeministri me te huajte, ndryshe shqiperine e mori lumi me keta buke shkelur te papergjegjshem qe e trajtojne shqiperine si placke e gjetur rrugeve,

  13. SHQIPTARET E KAN TRADIT TE LASHTE TE SHKERDHEHEN ME TE HUAJIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje