Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Europës, ul rrezikun e efekteve negative të krizës greke në Shqipëri.
Në një intervistë për TV Klan, Sejko theksoi se ne i përmbahemi të njëjtave vlerësime lidhur me gjendjen e stabilitetit financiar në Shqipëri.
“Stabilitetit financiar në vend mbetet i shëndoshë dhe në një gjendje të mirë kapitalizuar dhe me një tepricë likuditeti të bankave të nivelit të dytë, pavarësisht nga situata në Greqi. Sfida jonë tha Guvernatori Sejko, kosiston në drejtim të rritjes së kredititmit në ekonomi”, theksoi Guvernatori.
“Une të thoja që situata në Greqi ka ndikuar psikologjikisht, por jo ekonomikisht dhe financiarisht mbi bankat e nivelit të dytë. Ne monitorojmë situatën çdo ditë, e kemi monitoruar dhe vazhdojmë ta monitorojmë dhe kemi vënë re një situatë tërësisht normale, në sistemin tonë bankar, pavarësisht nga situata në Greqi.
Kjo marrëveshje do t’i japë një frymëmarrje padiskutim bankave dhe sistemit bankar dhe financiar në Greqi, por dhe të gjithë shtetit, popullsisë, politikës dhe të gjithë situatës ekonomiko – financiare dhe shoqërore në Greqi, pavarësisht masave shtrënguese të vendosura.
E rendësisshme është që marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve u arrit. Kjo do të ketë padyshim zhvillillime pozitive në krahasim me skenarin e “Greek Exit”, deklaroi Guvernatori Sejko.
Guvernatori u shpreh se, nuk parashikohet që të ketë një kthim të konsiderueshëm të emigrantëve, pas arritjes së marrëveshjes, apo një rënie të konsiderueshme të remitancave.
“Ne kemi marrë të gjitha masat që të jemi të përgatitur kundrejt rrënies së remitancave dhe lidhur me emigrantët, sikurse thashë, nuk parashikohet një kthim i konsiderueshëm pas marrëveshjes”.
Duke u ndalur ne treguesit ekonomik te vendit Sejko tha se kredia në ekonomi ka pasur një rritje gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti.
“Ne kemi premtuar që në fillim të vitit që do të rrisim tansparencën dhe do të rishikojmë të gjitha kushtet dhe kriteret në drejtim të mbrojtjes të interesave të konsumatorit. Rregullorja e re që ne kemi miratuar në drejtim të uljes së të disa komisioneve dhe interesave ka patur pikërisht si synim këtë qëllim.
Normalisht ne kemi ulur komisionin e mbylljes se parakohëshme për kreditë konsumatore dhe ato hipotekore. Kjo është bërë në mënyrë që konsumatorët, pra kredimarrësit shqiptarë, të fitojnë nga normat e interesit dhe komisionesh. Nga niveli 2 përqind ne e kemi ulur në 1 përqind dhe në harkun e një viti në nivelin e 0.5 përqind”, tha Guvernatori Sejko.
Mos mo çfare na the!!! Si arrite ne kete perfundim!!??
Po o plehr e LSI deri dje thoje qe tek ne sdo te kete asnje efekt negativ edhe sikur mos te kete marrveshje
Nuk e kuptoi kete njeri,ku jeton ky zyrtar ?! Greqia po shkon drejt”Grrek Exit ” ne menyre te pakthyshme , ky bene propogande. Kjo menyre te foluri nuk ndimon.
zoti guvernator .me vjen keq qe po ju them se jeni komplet jashte loje me menyren se si e trajton te njejtin problem ne harkun kohor prej dy javesh.javen e pare deklarove se nuk prekemi fare.tani na deklaron se shpetuam edhe ne.duket qe vuani nga alcaimer.por cka brenda kjo mareveshje. trajton se si u mbyt greqia nga merkel e shoulber dhe gjith te tjeret benin se edhe pse mendojne ndryshe nuk folen.praktikisht i jepet borxh qe te laj borxhet.pse ky eshte shpetimi i greqise .tani qe foli FMN (americani)per falje borxhi u deklarua dhe BCE per falje borxhi.tani fillon perplasje e vertetdhe. falja e borxhit eshte thembra e akilit pasi gjermani sdo te fal asnje centesimo edhe pse pas luftes vete ka perfituar nje falje borxhi
Humori grek ësht zhdukur.