Borxhi i Shqipërisë tani matet me bilion

20 Korrik 2015, 15:26Ekonomia TEMA

Borxhi publik i Shqipërisë tejkaloi për herë të parë kufirin e 1 mijë miliardë lekëve dhe nga sot njësia matëse e tij do të jetë bilioni. Të dhënat e fundit zyrtare nga ministria e financave tregojnë se në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, borxhi kombëtar arriti në 1 bilion e 15 miliardë e 324 milionë lekë.

Pjesa dërrmuese e tij është borxh i marrë drejtëpërdrejtë nga qeveria, ndërsa rreth 60 miliardë lekë janë detyrime të ndërmarrjeve publike, të cilat edhe pse nuk shërbehen nga buxheti janë garantuar me dorëzani të qeverisë.

Krahasuar me fundin e vitit të kaluar, shifrat tregojnë se borxhi është rritur me 38 miliardë 1ekë. Por edhe pse është rritur në vlerë nominale, ministria e financave thotë se pesha e tij ndaj prodhimit kombëtar, që është dhe treguesi më i rëndësishëm i borxhit, ka rënë nga 69.17 për qind në 68.1 për qind.  Megjithatë kjo shifër sipas ministrisë nuk përfshin detyrimet e prapambetura ende të papaguara, të cilat llogariten në rreth 15 mld leke ose 1 për qind e prodhimit kombëtar.

Borxhi publik i shqipërisë filloi të rritej pas vitit 2007, kur ish qeveria e djathtë zgjodhi ti kundërpërgjigjej krizës përmes një stimuli agresiv fiskal. E kombinuar dhe me ngadalësimin e rritjes ekonomike kjo bëri që borxhi të kërcejë nga 53.7 për qind në 2007-ën, në 62 për qind e prodhimit në fund të 2012-ës. Paralelisht vec detyrimeve formale, u krijua dhe një borxh i fshehtë ndaj biznesit në formën e faturave të papaguara.

Në vitin 2014, qeveria e majtë së bashku me FMN-në thanë se kjo shifër ishte sa 5.3 për qind e prodhimit kombëtar. E sapoardhur në pushtet ajo vendosi legalizimin dhe shlyerjen e tij sipas një plani trevjecar. Por demokratët thonë se  shifra reale është shumë më e vogël dhe se ajo u fry qëllimisht nga qeveria për ti krijuar asaj mundësi të marrë borxh./TCH

25 komente në “Borxhi i Shqipërisë tani matet me bilion”

  1. aaaaaaaa says:

    O gazetar injorant dhe analfabet. Billion ne anglisht (te cilit i referohesh bilion) perkthehet miliarde… duhet te kishe thene trilion, 1 bilion e 15 miliarde i bien 1 miliarde (shqip) e 15 miliarde… ej po kaq injorante jeni? Po hiqeni ore kete artikull se eshte turp sa shume keni rene!!!

    1. Claus says:

      C`hyn ketu zhargoni shifror britanik o “aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa”?

      E ke teper te qarte ne fjaline e pare: 1 mije miliarde leke!!!!

      Jo ne Pound, e ke ne Leke.

      Dhe 1 mije miliarde do te thote 1 bilion, pra asaj 1000-shes do ti shtosh edhe 9 zero nga prapa!!!!
      E kupton???? Ke te besh me metoden shqiptare te llogaritjes.
      Ti mund ta lexosh anglisht, shqip, kinezce a ku ta di une, faktikisht pas 1-shit te vijne 12 (0) zero nga prapa.

      Kete thote artikulli asgje me shume, por keni marre metodat e Rames qe kur kur rriten pensionet flet me te Vjetra dhe kur rrit cmimet i thote me te Reja.
      Lexoje edhe njehere shkrimin dhe pastaj hidhni ato herioglife ne komente.

      1. beni85 says:

        Cfare jane keta “gazetare” keshtu more? Cfare eshte bilion o idiot? Shko ne klase te pare te mesosh qe ne shqip nuk ka ndonje numer te quajtur bilion.

        C’na gjeti me keta injorante…

    2. jam says:

      Per borxhin e madh ty as te plaska fare duke pare qe indinjohesh me teper per etiketimet,he me te lumte,prandaj dhe politikeqenerit shqiptar bejne palle,prit prit se Greqia nuk eshte asgje,atje ka ndonje idealist ne mes te politikes akoma,ndersa keta tonet e kthejne sumen menjehere kundrejt te huajve.

      1. ??? says:

        Per cfare borxhi behet fjale se ato shifra qe thote ai jane te pakuptimta!!!

    3. albi says:

      je gabim o britanik. Ne e kemi ndryshe sistemin numerik. ne angli dhe shba bilioni eshte miliarde dhe pas tij vjen trilioni. ne gjithe vendet e tjera miliardi eshte miliarde dhe pas tij vjen bilioni. Pyt naj komshi italian sa bejne 1 mije miliaarde se ta tregon ai meqe qenke dhe europian. E ke ketu pergjigjen https://it.wikipedia.org/wiki/Bilione

      1. aaaaaaaa says:

        Alb lloshi dhe lloshat e tjere qe ju ka nxjerre gazetari ta mbroni, beni mire te mesoni konvencionet e terminilogjine e tregjeve financiare nderkombetare. Ne boten financiare zoterinj injorante miliardi eshte vlera mes milionit dhe trilionit dhe ne gjuhen angleze qe eshte gjuha e finances i korespondon billion. Por meqe jeni miqte e gazetarit hapni njehere raportet zyrtare te ministrise se financave apo instat app bankes se shqiperise dhe mesoni rendin e numrave… milione, miliarde, trilion… i do linqet e ketyre qe te permenda apo arrin t’i gjesh dot ne [email protected]?! Na mbyten injorantet qe bejne sikur i dine te gjitha vetem se e gjejne be wikipedia. Late nam.

        1. ??? says:

          Ke te drejte po kujt ja thua. Pastaj ky gazetari Klodian Tomorri eshte ai qe e ka nxjerre Brace jashte nga komisioni ekonomise sepse vjen vone, vishet si jabanxhi dhe flet pa edukate. Duhet te kete ndonje mik te forte ne Top Channel se ndryshe do ta kishin hequr nga puna me kohe kete te pa-afte.

  2. ??? says:

    Hahaha, hajde gazetar hajde! Nje bilion eshte nje miliarde. Anglezi I thote billion ne Shqiperi I themi miliarde. P.sh. nje million, nje billion nje trillion e keshtu me rradhe. Eshte budallallek te thuash nje billion e 15 miliarde se I bie 16 miliarde. Ore po na mbyten budallenjte!

  3. pellazget me kompjutera says:

    Filloi dhe edi lojrat.
    Shikoni tani kur te fillojne lodrat se si duhet lare borxhi nepermjet masave shtrenguese si greqia.
    Kjo eshte loja e fmn dhe bb.
    He more mero partizan i fmn dhe bb.
    .qe na i pret komentet kur shkruajme per mos futjenve ketyrw te dyjave ne shqiperi.
    Ah more mero. Ju ka mbyt injoranca. Larg bythes time mendoni.
    Sa vjec duhet te dale ne pension i shkreti njeri.
    Ptuuuu. Maskarenj.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      shoku je i vetmi qe e preke thelbin e kesaj teme prandaj edhe une po replikoj me ty…ke shume te drejte kur thua qe fmn kerkon te gjunjezoje popujt duke iu dhene borxhe (pra qeverrive te korruptuara) qe nuk mund te shlyhen dot kurre.meqe pame greqine se ku perfundoi nga borxhet qeverria shqiptare menjehere duhet te veri alarmin dhe te marri masat(heheeee nqs i rruhet ndopak per kete popull, kuptohet..).doja te pyesja keta zoterinjte e mesiperm qe lozin me matematiken dhe shifrat (e lagu se lagu)..greqia qe u fundos nga ato borxhe ka nje infrastrukture moderne,ka nje ushtri super te armatosur me armatime te teknologjise se fundit ka nje popull me leke dhe me familjet me nga 2-3makina e nga 2-3 shtepi ok?borxhet borxhe por edhe popullit dicka i ngeli ama.. po shqiperia perse po zhytet ne borxhe mer kadosha?? cfare ka nxjerre ne drite shqiperia?rruge nuk ke,aerodrome nuk ke,uje nuk ke,elektriku gjysem i cale,tren nuk ke,metro jo e jo,ushtri nuk ke….dhe na del tani qe paskemi borxheeee!!e perse i kemi marre keto borxhe? kush ma kthen pergjigjen??….po thehem prare ke ty shoku parafoles….ja pra perseri bie dakord me ty shoku kur shan meron(nuk kam agje direkt me mero bazen ) ne nuk kemi asnje gazete apo gazetar qe ti drejtoje pyetje te drejteperdrejta politikaneve por kemi gazetare dhe media qe eshte ne sherbim te politikes shqiptare pra ne sherbim te fmn dhe bqe……shteti shqiptar nuk ka me teper se 150 000 nenpunes(patra ka shum me teper) dhe u jep nje rroge simbolike…jam kurioz si do ta justifikoje politika shqiptare borxhin e madh..ne shikojme vetem majen e ajsbergut tani per tani…

      1. ed says:

        @ Zhaku i pamposhtur
        Ben mire qe flet per thelbin e shkrimit se na u hap barku me mendje ndriturit e kafeneve.

        Nese ke vene re asnje parti politike nuk flet per borxhin publik, media e mban popullin injorant ne kete drejtim, analistet e bythes replikojne tamam si keta mendjendriturit ketu qe zihen per mustaqet e celos ne ato palo emisione. Ata po disinformojne publikun, jane pjese e krimit, dhe te jete per politikanet tane ne do kishim 1 trilion USD borxh, por nuk i ka dhene njeri kaq ketyre plehrave.

        Tamam e the “maja e ajzbergut”.
        Ore eshte cmenduri qe te mednosh se asnje qeveri nuk ka plan te balancoje buxhetin, flasin vetem per shuma parash, por se nga vine e se ku shkojne asnje nuk flet. Dhe ne degjojme keta palo gazetare apo analiste bythe qe thone se kemi nje sistem te korruptuar, dhe e degjojme kete muhabet kudo non stop sa na eshte bere nje realitet normal qe ne e jetojme c`do dite.
        Pjese e krimit duke na e paraqitur maskarallekun si dicka trendi, dicka perendimore, dicka qe po se bere dhe ti ne ato instancat e tua je kot, si dicka qe fundja nuk ka zgjidhje. Dhe ketu qendron krimi i ketyre duke na bere te mendojme se nuk ka me asnje shprese ne kete vend, largohuni ose behuni pjese e maskarallekut.

        Flisni ore palo burra, flisni te verteten, flisni non stop qe ky borxh na shkaterron jeten e femijeve tane, non stop e thoni sa te na ngulitet ne koke neve hipokritave qe shkojme e votojme pa kuptuar se c`fare votojme. Po, po non stop e thoni qe po na shkaterrojne jeten e femijeve. Por problemi eshte se askush nuk paguan per kete dhe ju jeni po ata maskarenj qe e shisni vehten edhe pa para vetem e vetem per nje foto selfie. Ah ju, ju.

        Nje gje eshte e sigurte qe buxheti nuk balancon vehten, duhet nje plan qe asnje parti nuk ka deshiren te beje, dhe eshte e qarte sepse ulen mundesite per te vjedhur. Keta priten 8 vjet per te pasur shansin te kene pushtetin, keta duan qe te marrin sa me shume borxhe, nxjerrin projekte koti vetem e vetem te marrin leket nga donatoret.
        Ikin keta vijne te tjeret te uritur e keshtu me radhe vazhdon. Asnje plan, askush nuk flet, dhe ne veme e prape i votojme.

        1. Flamur says:

          Nuk e di a e vutë re juve mënyrën si vepronte FMN gjatë bisedimeve të BE me Greqinë.Ne fillim FMN edhe kishte borxhin për të marrë por nga ana tjetër kundërshtonte dhe marrëveshjen e BE me Greqinë për borxhin…dmth donte që Greqia të mos kishte para të paguante borxhin. Cili kreditor përpiqet ti mbyllë mundësinë kredi marrësit ti kthejë borxhin….vetëm ata të rrugës që duan të të mbysin fare me borxhe së duan të të marrin të tëra çfarë ke.
          Pastaj kur u arrit marrëveshja e fundit keta nxorën një letër sekrete ku thuhej qe do te dështonte. Kjo është tamam organizatë mafioze.

  4. pellazget me kompjutera says:

    Partia socialiste vetem socialiste nuk eshte. Ndoshta fashiste.
    Dhe ky i gjati nne injorant qe vetem firmos letra qe i vene perpara

  5. Illyrian says:

    Hahaha 1bilion e 15miliard … 324 mije milion….

  6. tfgs says:

    vazhdoni te shtroni Iftar dhe te coni bithen e palare ne ajer………popull zulu!

  7. fredi says:

    Une nuk e di cfare do te thote Bilion?

    Ndoshta e ke fjalen per Milion o Bile

  8. anticensurë2587456 says:

    “njësia matëse e tij do të jetë bilioni.”
    çmasë është kjo??
    mos e keni fjalën për miliardë??
    në shqip nuk egziston bilioni!!
    një,njëqind,njëmijë,një milion,një miliardë e kështu me radhë dhjet,njëqind njëmij gjithnjë miliardë pas saj!!këto numra mjaftojnë për borxhin shqiptar!!

    1. anticensurë2587456 says:

      mirë ju që keni “formim anglo amerikan të “kulturës”?!po po të na dali ndonjë me formim kinez vitet e ardhëshme si do ta thotë këtë miliardin tonë dhe bilionin tuaj??
      ciu ciu cërrrrr??????

  9. N.M.T. says:

    Borgjet kaq te medha duhet kujdes i madh qe te mos perfundojme nje dite ne ose femijte e tane si Greqia.
    Pse dhe si kan ardhur borgjet:
    -Nuk kam qene dhe nuk jam komunist e as i majte, por komunizmi fukara e la popullin por pa asnje borgj te jashtem e te brendeshem ne asnje qindarke,
    -Keta pushtetaret duke marre borgje e duke na i shituar neve si suksese te tyre me inagurime pompoze na paskan jo vetem mashtruar por edhe fikur deren si popull e si komb,
    -Deputetet me paga te medhe e shperblime e makina i paskan pase me borgje nga jashte e tani paguaj populli,
    -Po ish K/parlamentarja qe bertiste per diplomaci parlamentare dhe shetiste mbi 80 vende te botes ne vit me bileta klas e hotele e resorte klas paska pase te drejte qe bertiste : “hajt se ky si po flet ni kamunist ashte, se spiuj kan kene, se jane neobllokmene qe dun me na marr lirine e demukracine, etj” pallavra te saj. Po paska pase te drejte kjo o shoku atehere e sot qe bertet.
    Une mendoj se borgji i jashtem don nje analize te thelle dhe nje vendim te Qeverise mbi te. Me mire te ulen shpenzimet e teperta te deputeteve, te gjyqtareve e tj., te behen me pak rruge – por borgji te ulet se eshte si mine me sahat ne momente te mevoneshme.

  10. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Gazetarucer. Duan te tregojne qe mgaterrojne shwipen me anglishten

  11. albi says:

    Mos u merrni kot me termin bilion se gazetari ka te drejte. Ne sistemin tone numerik, ashtu sikurse ne cdo vend tjeter te botes, pervec Anglise dhe USA, bilioni eshte njesia matese e 1 mije miliardeve. Me poshte linku
    https://it.wikipedia.org/wiki/Bilione

  12. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Skema qe po pregatitet
    Hapi i pare
    Tmerro miletin.
    Kemi borxhe te medha.
    Fmn
    Qe ti lani borxhet ngrini moshen e pensioneve dhe ulni pagesen. Shkurtoni shpenzimet administrative.
    I gjati si plepi.
    Jo nuk pranojm. Jane masa te renda.
    Ceshtja behet dhe me e veshtire. Borxhet shtohen.
    Gjatoshi palloshi une nuk dua po do pranoj per te shpetuar shqiperine
    Po polli del ne pension nje muaj para vdekjes

  13. Ajaxs says:

    Nen udheheqjen e Partise do shkojme nga Fitorja ne Fitore. Te plasin Armiqt e Partise.Ne po nuk paguam borxhin do i quajme huadhenesin Armiq te SHqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje