Nevojat e paplotësuara për investime dhe shërbimeve ndaj qytetarëve shqiptare llogariten të kushtojnë 10 miliardë dollarë, sipas një përllogaritje të Ministrisë së Ekonomisë.
Ky hendek në shërbime dhe infrastrukturë është gati sa 80 për qind e PBB së vendit. Me ritmet e aktuale të fondeve buxhetore këto nevoja mund të plotësohen në 20 vitet e ardhshme.
Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se, pjesa më e madhe nevojave të paplotësuara mësohet të jetë në infrastrukturën rrugore dhe portuale, raporton Monitor.
Financimet e munguara për rrugët, portet, aeroportet e reja kushtojnë mbi 4 miliardë dollarë. Autostrada Blu, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut dhe Porti i Shëngjinit janë projektet më të kushtueshme.
Vetëm Porti i ri i Shëngjinit që është në agjendën e qeverisë kushton mbi 1.5 miliardë USD. Duke iu referuar studimit të fizibilitetit, ky port ka për qëllim të zëvendësojë Portin e Durrësit, si porti më i madh industrial në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon, duke ndërtuar një kapacitet për të mbështetur jo vetëm nevojat kombëtare, por dhe ato të rajonit.
Më tej arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorë të tjerë, sjellja e të cilave në standardet evropiane kërkon miliarda dollarë investime.
ore,palikarios,po sherbimet ne spitale i keni llogaritur.Mungesen e ilaçeve,skanerat e prishur rëndom,heheheh.Kjo fatura prapë qenka me ta hedhur.
Hajdutë me çizme krejt.
Mbaj mënd, në kohën e Enverit, na ndërtoi kinezi një anije 14 mijë tonëshe (Tirana, më duket e quanin) dhe gazetat shkruan se ishte një anije transoqeanike, e tonazhit të madh, supermoderne, nga më të mëdhatë në botë…etj.etj. përralla për kalamaj…(????!!!!) Epo, ne shqiptarët, nuk do t’i lëmë kurrë fryrjet dhe “pordhët”…! (mora shkas nga “porti i Shëngjinit, një nga më të mëdhenjtë në rajon”…)
Jemi të vetdijshëm se ç’po ndodh nga greku.
Dhe hopa e gjetem zgjidhjen :
Parneritet Publik-Privat , qe eshte nje kolonizim i shqiptareve prej shqiptareve dhe vdekje e sigurt e ekonomise pa konkurence.
jo 10 miliarde por 20 jane harxhuar dhe per problemet e siperpermendur por problemi eshte se ku kane shkuar .Nuk kemi nje autostrade te saket(nuk e di per durres-kukes se nuk kame kaluar akoma)keto rruget qe jane bere durres-qafe thane as dy kalimeshe as nje kalimshe rrampalle
perse te gjitha qeverit bejne sikur ivestojne ne infrastruktur ,rruge ,pasi aty vidhet me shume rruget behet me te ngushta dhe jo me cilesin e duhur dhe shtohen milioneret ne shqiperi ndersa rruga kerkon riparime para se te kompletohet
Nuk e kam idene sa sa eshte numuri I sakte I popullsise sot po le te themi 5 milion.Ky numur eshte sa gjysma e popullsise se nje qyteti te madh te cilit nuk I mungon asgje dhe nuk ka nevoje per keto shpenzime te cuditshme.Do ishte shume mire po qe se investimet nuk kanalizohen ne zonat e populluara me shume .Eshte vertete e cuditshme si ka kaq vjet qe levrohen ndihma e kredi dhe perseri gjerat nuk rregullohen. Duhet patjeter nje kendveshtrim qytetar the me vision te gjere ne menaxhimin e investimeve jo per te injoruar pjesen e popullsise rurale por per te zhvilluar ate pjese qe do me pak pune e per tu bere si duhet. Ti dergosh parate ne nje mal apo kenete ku banojne vetem 2000 banore eshte krim, se fare mire mund tu krijohet mundesia kesaj pakice qe te levize dhe te jetoje ne kushte me te mira.Po keshtu te rindertosh nje port qe ka perspective te jape te ardhura eshte shume mire ,por ta besh si aeroporti I Tiranes si labirint kalamajsh sikur nuk ka kuptim.Me mire te behet dicka e sakte qe tu qendroje viteve the kerkesave te kohes se sa ti rikthehesh 100 here po nje investimi.