Unaza energjitike e jugut/Rama: Mbyllim problemet që ka bregdeti me ikjen e dritave

24 Korrik 2015, 15:48Ekonomia TEMA

Ndërtimi i unazës energjitike të jugut do ti japë fund një herë e mirë problemeve të furnizimit me energji elektrike në mbarë bregdetin.

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për ndërtimin e linjës elektrike 100 kv Babicë-Sarandë, ndërsa theksoi ta mbyllim këtë historinë e korentit se u meruat gjithë këto vjet.

“Do ta mbyllim këtë ne. Kjo linja do ta mbylli gjithë problemin që ka gjithë bregdeti”, tha Rama.

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, u shpreh se brenda 2 vitesh e gjithë zona turistike e jugut nuk do të ketë më asnjë problem për furnizimin me energji.

“Unë mendoj që brenda 2 vjetësh bregdeti jonë do të ketë një furnizim energjie me standarde bashkohore dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do të jetë e gjithë infrastruktura bazë për zhvillimin e turizmit”.

Në këtë segment 109 km, pjesë e unazës energjitike të jugut, do të investohen 11 mln euro që synojnë zëvëndësimin e rrjetit të amortizuar dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.

5 komente në “Unaza energjitike e jugut/Rama: Mbyllim problemet që ka bregdeti me ikjen e dritave”

  1. Kol Tivari says:

    Pse, vetëm Bregdeti për turizmin, ndërsa të tjerët, le “të hanë edhe bar”… Bravo, zoti Kryeministër “socialist”…(???!!!)

  2. agron says:

    HALLALL NESE E BENI!!!
    ATA TE TJERET LANE NAM DUKE FOLUR DHE CDO VIT E LANE JUGUN PER FAQE TE ZEZE!
    PACI FAQEN E BARDHE NESE E BENI. E KENI DETYRIM NDAJ KETIJ VENDI QEVERITARET E TE CILIT JANE SJELLE SI ARMIQ ME TE!
    SALI BERISHA E SOJ E SOROLLOP DUHET TA KISHIN BERE ME KOHE!

  3. Andreas says:

    D.m.th hani mut edhe per nja dy vjet te tjera, qe me vone mund te behen 3-4…

  4. Tomorri says:

    Bravo,Bravo nuk kemi se çfar te themi tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje