Vendimet e Strasburgut/Qeveria vendos shlyerjen e 1.49 milionë eurove ndaj pronarëve

23 Korrik 2015, 10:02Ekonomia TEMA

Shteti shqiptar vijon të paguajë fatura të kripura ndaj pronarëve, të cilët kanë fituar gjyqin kundër Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut për pronat.

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime për shlyerjen e 1.49 milionë eurove.

Këshilli i Ministrave vendosi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.3.2015, për çështjen “Siliqi dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimet nr.37295/05 dhe nr.42228/05), në shumën 1 498 400 euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

Pagimi i shumës së depozituar, sipas këtij vendimi, në favor të aplikantëve, Drita Siliqi (Shundi), Mariana Shundi, Andrea Shundi dhe Gjenovefa Mihali (Shundi), do të bëhet nga Ministria e Financave pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e sipërpërmendura paguhen interesa të thjeshtë, të barabartë me kursin marzhinal të huasë së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.

Ndërkohë që duket se kjo nuk do të jetë pagesa e fundit në favor të pronarëve, duke qenë se po dje Këshilli i Ministrave ka aprovuar edhe shlyerjen e detyrimeve për tetë subjekte të tjerë që kanë fituar çështjet në Strasburg, shumat e të cilëve do të bëhen publike në vijim.

Këshilli i Ministrave vendosi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për çështjen “Lako kundër Shqipërisë” dhe 7 aplikime të tjera.

7 komente në “Vendimet e Strasburgut/Qeveria vendos shlyerjen e 1.49 milionë eurove ndaj pronarëve”

  1. NESTI says:

    po ktheni pronat mo kafshe se keto para dalin nga taksat tona. merrini pronat hajduteve politikane qe i kan zaptuar dhe shteti ja ka shit per 2 lek e kthejani pronarit te ligjshem, ctaksirat kam un te paguaj taksat se politikanet e te gjitha paleve kane vjedhur e rrembyer pronen etjetrit .

  2. hana says:

    shuma qe duhet te pagoi shteti shqiptare eshte shume me i madh per gjyqet e pronave te gjykuar ne strtsburg demi ekonomik eshte shume i madhe demet jane si ekonomike por moste u haruar konfliktet midis vllazeris shqiptare humbjet e njerzve nga konfliktet,e them vllazeri sepse jan te gjithe nje gjaku nje lloi percarje midis shqiptaresh.duhet dhen funde kesaj babzie dhe poshterimi dhe tallje humbje dinjiteti si kombe.

  3. pilo pela says:

    Pse ti kthejë qeveria,dmth populli me taksat që i merren.Këto para duhet ti paguajnë ata që kanë shkaktuar padrejtësi,dmth gjyqtarët e korruptuar që i bënë pronat lesh e li.Në një vënd tjetër ky lajm mund të shkaktonte protesta,por në vëndin e gomerëve lëkurëtrashë asnjë lajm nuk përbën lajm.

  4. al paci says:

    Keto lek nuk duhen paguar nga buxheti i shtetit, po ti meret atyre qe kan vjedhur keto prona me lloj lloj manifetesh. Ne fier kosovaret te paret dhe camet te dytet grabiten ca prone ekzistonte dhe njerin qe e njeh i gjith fjeri zaptoj nje hektar tok dhe e ka ber karburant, dhe kete tok e beri me von si tok buke dhe e ka me letra te sakta. Kur atije ka qen nje nje peshore ne kohen e monizmit. Kurse pronaret e vertet qe kishin tapit nga koha e zogut moren 700 mij euro nga gjykata e strazburgut. po te dojn shteti ia gjen anen kesaj prone dhe nuk kishin paguar taksapagusit shqiptar keto 700 mij euro. Ajo tok atije nuk mbillej as grur as patate po ishte nje peshore dhe parking per makinat e tonazhit te lart.

  5. turkogrekongrenes says:

    Shundi jane cobane.
    Ku i gjeten pronat cobanet?
    Le te shkojne ne Rumani dhe ti kerkojne pronat atje.
    Pike e zeze.
    Te gjithe cobanet dhe greket u bene me prona vetem shqiptaret e vertete dolen pa prona ne shtepine e tyre.

  6. Vurkari says:

    Komunistet nuk dorezohen po ja futin popullit si ne Greqi.

    Vu borxhet, i marrin me njeren dore dhe I Japin me tjetren.

    Populli brohoret ne mitingje dhe voton besnikerisht si gjithmone partite e dala nga PPSH meme.

    Kallojanin e ha the le e me the le I varfri populli po nuk dorezohet sa ti dali fucka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje