Agim Tori, ish zyrtar i lart i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në një letër drejtuar gazetës Tema sqaron rrethanat se si e ka fituar të drejtën për pronën në Ksamil dhe thotë se nuk e ka përdorur detyrën e tij si ish zyrtar i lart i kthimit të pronave.
Sipas zotit Toto, për fitimin e kësaj prone janë përdorur këto dokumenta:
Gjithashtu, në vitin 2014 u gjendën në Arkivin e Shtetit në Tiranë edhe dokumanta të tjera që plotësojnë të dokumentat e mësipërm të cilat janë:
Këto dokumenta janë të vitit 1930
Mbështetur në dokumentat e mësipërme si dhe në aktet përkatëse të trashëgimnisë hapëm pranë KKKPronave të Bashkisë Sarandë dosjen me kërkesën për kthimin e tokës të emërtuar truall sipas zërit kadatral të vitit 1996. Sipas kërkesës sonë, por edhe të bashkëpronarëve të tjerë, Bashkia Sarandë bëri një studim urbanistik dhe në bazë të këtij studimi u vendos për kërkesën e trashëgimtarëve të Bido Toros por edhe të bashkëpronarëve të tjerë duke marë vendimet përkatëse. Për trashëgimtarët e Bido Toros u mor vendimi nr. 308 dt.26.04.1996 e KKKP-ve, Sarande na njohur e drejtat e pronesise dhe na eshte kthyer truall si me poshte:
Njohur e drejta e pronesise per Bido Toron, pronar te Sip.16.960m², sipas kufizimeve te percaktuara ne Gent-Plan.
I kthen trashegimtareve ligjore te Bido Toro, Sip.10.000m² ne fshatin Ksamil, nga te cilat:
U kompenson ne natyre Sip.5000m²
Bazuar ne kete Vendim te KKKP-ve, kemi realizuar regjistrimin ne regjistrin Hipotekor Nr.5, date 25.09.1996, per Pasurine me Nr.1991.
Po kështu u mor në shqyrtim dosja për trajtimin e tokës bujqësore nga KKKPronave të Këshillit të rrethit Sarandë, i cili me Vendim nr. 1 dt.26.02.1997 na u njoh e drejta e pronësisë për 22,9 ha tokë bujqësore si dhe e drejta për të na e konpensuar sipas rregullave të kohës. Ky kompensim nuk u realizua.
Në vitin 2003 nga KKKPronave të Qarkut Vlorë u mor vendimi nr. 167 dt. 19.12.2003 i cili na u njoh e drejta e pronësisë 8,9 ha pyll dhe 24,375 ha kullotë, e cila do të na konpesohej me 10000 m2 truall. Kjo e drejtë asnjëherë nuk u relizua.
Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998 bëri që ligjshmëria e kthimit dhe kompensimit të pronave të rishikohej tërësisht duke hequr kufizimet. Kështu u miratua ligji nr.9235 dt.29.07.2004 i cili na e kthente tërësisht tokën tonë. Në këtë ligj në nenin 22 pika 1 përcaktohet “Vendimet e mëparshme”
“1. Në rast se në dosjet e depozituara në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, të ngritura sipas ligjit nr.7698, datë 15,4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”, ekziston dokumentacioni i nevojshëm për vërtetimin e pronësisë për pronën që do të përfitohet sipas këtij ligji, subjekti i shpronësuar paraqet vetëm kërkesën me shkrim për njohjen, kthimin ose kompensimin e pjesës se mbetur te pronës së paluajtshme. Vendimet e dhëna ne bazë te ligjit nr.7699, date 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronareve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve” që nuk janë realizuar, konsiderohen të vlefshme për njohjen e se drejtës se pronësisë dhe komisioni përcakton nëse është i mundur kthimi i pronës së paluajtshme apo kompensimi i saj”.]
Nisur nga këto të drejta ligjore ju drejtuam përsëri KKKPronave të Qarkut Vlorë e cila, në mbështetje të ligjit të ri plotësoi vendimet e sipërpërmendura nr. 1 dt.26.02.1997 dhe nr. 167 dt. 19.12.2003 duke bërë plotësimin e këtyre vendimeve:
Vendimi nr.103 dt.31.03.2008 i AKK Pronacve të Qarkut Vlorë, i cili na ktheu në natyrë sipërfaqen prej 22,9 ha tokë bujqësore brenda kufijve të përgjithshëm në V- Lidhja me Manastirin e Shën-Jorgjit, L- Liqeni i Butrintit, J – lumi Vivar apo kanali i Butrintit dhe P – deti Jon. pa e ndarë atë nga bashkëpronësia. Ky vendim kaloi të gjitha hallkat administrative në Avokaturën e Shtetit dhe AQKKPronave në Tiranë duke i dhënë atij formën e prerë dhe duke e kthyer në titull ekzekutiv.
Vendimi nr.261 dt.31.07.2006 i KKKPronave të Qarkut Vlorë, i cili na ktheu në natyrë sipërfaqen prej 8,9 ha pyll dhe 24,375 ha kullotë brenda kufijve të përgjithshëm V- Lidhja me Manastirin e Shën-Jorgjit, L- Liqeni i Butrintit, J – lumi Vivar apo kanali i Butrintit dhe P – deti Jon pa e ndarë atë nga bashkëpronësia. Ky vendim kaloi të gjitha hallkat administrative në Avokaturën e Shtetit dhe AQKKPronave në Tiranë duke i dhënë atij formën e prerë dhe duke e kthyer në titull ekzekutiv.
Në të dy rastet e këtyre vendimeve nuk jemi përpara vendimev të reja por ndryshimi i një të drejte reale nga njohja e të drejtës së pronësisë dhe kompensimin e saj (vendimet, 1 dhe 167) në kthimin fizik në natyrë të pronës sipas të njëjtave kufijve të shprehura në aktin e pronësisë qysh në vitin 1926.
Në asnjë rast, unë apo bashkëtrashëgimtarët e tjerë nuk kemi ndarë sipërfaet tona ashtu siç keqinformon gazeta “Tema” e datës 24.07.2015, duke botuar në internet edhe hartën e ndarjes së pjesës që i takon Bido Toros. por brenda kufijve të bashkëpronësisë. Gjithashtu në të dy vendimet si kufi perëndimor është deti Jon dhe në asnjë rast nuk janë të përfshirë ishujt, sepse kufiri perëndimor i pronës së kthyer është deti Jon.
Gjithashtu dua të theksoj se në asnjë rast nuk kam qënë pjesë e këtyre vendim-marrjeve. Nëndrejtor i Përgjithshëm i AKKP kam qënë vetëm gjashtë muaj qershor – nëntor 2013.
Po kush pyet per gjithe keto letra e vendime gjykate or byrazer? Kur thote gazeta e Meros qe I ke marre padrejtsisht I ke marre padrejtesisht dhe pike. Do ti sekuestroj pushteti popullor perseri ose me mire jepja vete qe te mos shpallesh kulak. Ka dhe nje menyre tjeter qe keto prona te kthhen publike perms investimeve nga buxheti I shtetit por per kete duhet te pyesesh Hajnri Cilin.
Gazeta “TemA” eshte organi me i besueshem ne Shqiperi, Mero Baze eshte nje gazetar me talent te lindur dhe nje qytetar trim qe i eshte perkushtuar vetem te Vertetes.
Eshte shume e vertete. Ne nje dokument qe u zbulua parmbreme ne arkivat e Vatikanit, rezulton se pronari i pare i Butrintit ka qene romaku Bidos Toros, aratisur nga Roma dhe ariti ne Ksamil hipur ne nje bare shkarpa. Ai zuri vend aty dhe e rrethoi vendin me tel me gjemba. Ne shekullin e lll P.e.r u martua me nje cobanke qe kulloste dhite aty afer e cila i solli si paje 3 ishuj. Keto dokumenta jane depozituar ne gjykaten e Strasburgut dhe te mos guxoje Rama ti preke se do te lere leshte.
O anonim i gazetes Tema na thuaj kush ka te drejte ti apo Toro. Po qe se vertet ke dosjen e Toros dhe se dokumentat qe permend Toro jane te verteta atehere ta gezoje pronen, por ti o anonimat duhet te kerkosh ndjese per genjeshtrat e tua apo pushteti te ka premtuar ndonje cope toke ne Ksamil. Turp o Mero Baze nga luftetar i te vertetes je kthyer ne sahan lepires i pushtetit. Nuk eshte hera e pare qe Tora sulmohet nga pushteti dhe kurdohere ka qendruar balle perballe shpifesve. Hallall o mero e tregove veten. Minimalja kerko ndjese se duket qe anonimati je ti. Turp.
Hasani pronar i shpronesuar dhe i persekutuar nga pushteti demokratik keto 25 vjet qe pres te mar pronen e mare me dhune por nuk ma jep e bija e Llambi Gegpriftit, shoqja jote.
Vetem ish-pronari, pronari i vertete, pronari i ligjshem nuk duhet ta gezoje pronen. Megjithese i kerkojne deri harta satelitore, qe nuk kane qene deri tani ne fillim te shekulli 21.
Kurse kush nuk ka asnje dokument, por vetem me 3(TRE) FOTOGRAFIA mender SHTETI dhe te ashtuquajturat qeveri shqiptare te ketyre 25-se vjeteve te bejne pronar me dokumenta te rregullta.
Kjo eshte rrumpalla e ketyre e 25-se vjeteve qe na kane servirur tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
Por, keshtu do te vazhdojme akoma me mesimet e KATOVICES. Tumng.
Pyetja per Zotin Toro eshte nese qenka e drejte qe Zoteria ti marre pronat pasi figurojne ne emer te gjyshit te tije ne vitin 1926, perse nuk kemi marre ne te tjeret asnje cm toke qe ka qene e gjysherve tane. Atehere automatikisht bie aludimi qe ben zoteria per pronen, Ai e ka shfrytezuar pushtetin per te marre nje prone qe ndoshta i takon por fakti qe askush nga pushteti nuk na ka dhene ne te tjereve zgjidhje per pronat qe na takojne do te thote qe parimi i barazise para ligjit bie dhe si i tille automatikisht Zoteria ka shfrytezuar postin.
Nese gjate qendrimit ne detyre zoteria do te sillej njesoj me te gjithe ish pronaret atehere do ti shtrengoja doren por atje ka familje ishpronaresh si edhe ne nga zona te tjera te vendit qe nuk i gezojme dot si Z Toro pronat.
ne problemin e kthimit te pronave ceshtja e pronave kullote eshte abuzive sepse keta te astu quajtur pronarepretendus mund te kene blere kullotat per nje periudhe kohe por jo token e cila ka qene dhe mbetet e shtetit.kane kaluar aq shume vite deri ateher sa cdo kontrate ka skaduar.te kontrollohen mire dokumentat e agim toros si deklarojne blerje kullote apo blerje toke.keto jane dy gjera te ndryshme.te shikohet dhe cmimi per hektar e te krahasohet cmimi i tikes me ate te kullotes.kontrolli i shtetit ka fjetur e fle gjume mos qofte plotesisht i korruptuar.
po pronaret Vrionasit,Elbasani,Delvina,klosi qe kane patur mbi 3/5 e tokes ne shqiperi ku jane,letrat jane ne kadaster ,asnje meter nuk kane marre,Tora ka punuar ne degen ushtarake ne Tirane si oficer me biografi te mire,i lumte Toros tani punon ne degen e tokave.
Genjen ky maskara. Paska gjetur vitim 1926. Te gjithe hajdutet i referohen regjistrit kadastral te viti 1926. Si ka mundesi?