Ligji për Turizmin/Ahmetaj: Zgjidhet problematika, ja si do të kategorizohen resortet turistike

27 Korrik 2015, 18:14Ekonomia TEMA
Ligji për Turizmin/Ahmetaj: Zgjidhet problematika, ja si do të

Drafti i propozuar nga mazhoranca zgjedh të gjitha problematikat e shqetësimet e ngritura nga deputetët e PD.

Ministri i Ekonomisë Arben  Ahmetaj gjatë debatit parlamentar në lidhje me ligjin për Turizmin, tha se përmes tij synohet promovimi i Ekonomisë.

“Ligji i harmonizuar me të gjitha konceptet e investimeve strategjike. Ky ligj i zgjidh të gjitha problemet e shtruara nga PD.  Ky ligji standardizon zonat turistike duke mos i shndërruar si Golemi. Rajoni është një situatë më të avancuar se ne. Keq manxhimi i territorit dolli këtë situatë. Do ngrihen struktura të menaxhuara shërbimi për turizmin. Risi është kapitulli për investimet. Ka shumë pak shtetërore për shkak të kazinove që keni bërë. Ato toka do t’i jepen investitorëve me 1 euro me tender. 

Investitori strategjik që ët shkrtojë investimet nga 16 ne 8 vite kërkon mbështetje. Dhënë me 1 euro për 99 vite është e parapëlqyer nga biznesmenët. Shumë të drejta i kalojnë Këshillit të Ministrave, patjetër, zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një qasje të përqendruar.

Shpronësimi jo vetëm që i referohet ligjit bazë, por jep mundësinë për rastet kur ka konflikt pronësie që ZRPP të bëjë brenda 3 muajve regjistrimin fillestar të pronës. Ky draft i përgjigjet shumicës së arsyetimit logjik për zhvillim të integruar të turizmit.Nuk mund të kihet një zhvillimin kaotik të agjencive, vendosjen e yjeve sipas dëshirës së hoteleve”, tha Ahmetaj.

Por, ish-kryeministri, Sali Berisha tha se nuk mund ta votojë këtë ligj pasi u heq kompetencat autoriteteve lokale si dhe nuk ka një strategji të qartë për zhvillimin e turizmit.

“Turizmi është pasuria më e madhe, pas asaj njerëzore që ka ky komb, që ka ky popull. Këtë ligj nuk mund ta votoj sepse si asnjë vend tjetër të planetit përveç Koresë së Veriut, as si në Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk merret çdo kompetencë e autoriteteve lokale për t’u përqendruar në dorë të së vëllaut të tij, Kokëdhima.

Nuk mund të dhunohet kushtetuta dhe konventa ndërkombëtare. Vetëm në bregdet janë të paprekura të paktën 92% e pasurive të trojeve bregdetare. Unë prisja që këto të klasifikoheshin, ato që janë për zhvillim parësor dhe të kenë një statusi të veçantë.

Njeriu i bojërave zhvillimin nk e di se çfarë është. Prandaj ligji është pa vizion. Ligji duhet të sillte paktën më stimuluese.

Duhej të studiohej cila janë modelet më të mira. Ju ndiqni vetëm xhepin. Ligjin nuk e votoj unë se unë shoh në nene të tera Koço Kokëdhimën.

Shoh resortin e tij turistik”, tha Berisha.

Mazhoranca thekson  se përmes këtij projektligji Shqipëria do të vendoset në një destinacion të preferuar dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar të këtij sektori.

“Ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar, zhvilllimin e turizmit të qëndrueshëm, formalizimin dhe standardizimin e industrisë së turizmit, krijimin e programeve kombëtare për stafin për turizmin, me tre programe, turizmi për të rinjtë, eko-turizmi dhe programi për turizmin malor dhe bregdetar”, tha deputeti socialist Bashkim Fino.

Sipas tij, ligji do të mundësojë nisjen e klasifikimit, standardizimit dhe dhënien e licencave për operatorët dhe agjencitë turistike, proces ky që do të kryhet nga ministria përkatëse me ndihmën dhe bashkëpunimin e agjencive ndërkombëtare që punojnë me këtë sektor.

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho në fjalën e tij tha se klasa politike ka gabuar me politikat e turizmit. Sipas deputetit Spaho, ligji nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm në fushën e turizmit.

“Turizmi është parë si një lopë për t’u mjelë”, tha Spaho, ndërsa foli për uljen e numrit të vizitorëve nga Kosova me marrjen e liberalizimit të vizave..

Pika më e debatueshme është heqja e kompetencave që ka aktualisht pushteti vendor për menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin. Me ndryshimet e bëra kjo kompetencë i kalon Ministrisë së Ekonomisë, e cila vendos për t’ia dhënë pronat me koncesion për 99 vjet kompanive të ndryshme, sipas kontratës simbolike “1 euro”.

Opozita kundërshton projektligjin dhe këtë e ka njoftuar edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, i cili shqyrtoi javën e kaluar propozimin e mazhorancës. Sipas Partisë Demokratike, ligji ka koncepte të gabuara, por dhe një përqendrim të tepruar të kompetencave në një ministri të vetme.

Ligji i ri ‘për turizmin’ që synon të rrisë numrin e turistëve dhe të investimeve në turizëm parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese, sipas yjeve. Sipas përfaqësuesve të qeverisë ky proces mund të kryhet me asistencën e një kompanie të huaj.

16 komente në “Ligji për Turizmin/Ahmetaj: Zgjidhet problematika, ja si do të kategorizohen resortet turistike”

  1. Patrioti says:

    Ky ligj ka si synim zhvllimin e turizmit dhe berjen e ketij sektori te konkurueshem me vendet e rajonit. Turizmi shihet si nje sektor qe pritet te jape efekte reale ne ekonomi, pra te ndikoje ne zhvillimin ekonomik. Kjo fale politikave stimuluese, si lehtesirave fiskale, qe pritet te thithin investitore te huaj.

    1. ranheim says:

      Opozita gjithnje ka qene destruktive prandaj edhe ne kete rast do votoje kinder. Ligji per Turizmin eshte i nevojshem te miratohet per 1001 arsye. Sektori i turizmit duhet pare si njesi integrale e rendesishme e zhvillimit ekonomik.

      1. Liridoni says:

        Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit. Ka ardhur momenti qe te jemi me te organizuar qe nga ardhja e turisteve, njohja e tyre me trashegimine kulturore te vendit, akomodimi, kushtet e mira. Ardhja e investitoreve gjithashtu eshte nje nga pjeset me te rendesishme.

        1. Andi says:

          Me ne fund vendi jone do kthehet ne nje vend ku gjithe bota do duan ta viziotjne sepse sherbimet qe do ofrohen do jete te konkurueshne me te rajonit por plusi jone eshte se ne kemi nje bukuri natyrore qe te gjithe do ta kishin zili kot nuk jemi neper listat e vendeve qe duhen vizutar me patjeter!

          1. Mira says:

            Sali berisha ka te drejte kur thote qe turizmi eshte nje nga pasurit tona por per kte arsye ky ligj duhet edhe kaloj sot ne parlament. Nuk mund te trajtohej sic e beri ai ne 8 vjet duke e shkatruar edhe duke i bere me te kqiat e mundshme ktij sektori duke bere qe te gjithe investitoret kurr te mos vine ne shqiperi por te drejtohen ne mal zi edhe kroaci. Prandaj ky ligj eshte nje hap qe po e con turizmin ne drejtimin e duhur!

          2. Liza says:

            Ky ligj do ndihmoj ne thithjen e investitorve duke bere te mundur ndertimin e resorteve me brande nderkombetar duke ofruar sherbime qe te bejn te konkurushem me shtet e rajonit! Qe sjell nje rritje ekonomike per vendin edhe me shume punesim!

            1. mondi says:

              Teorikisht je sakte por praktikisht nuk dihet sesi marrin rrjedhe gjerat. Shitet trualli sikur do behet resort dhe pastaj mbetet i bllokuar. Ndertohen komplekse vilash dhe mirupafshim.Besoj se e merr me mend vete sa mund te leshohet nje vile me qera andej nga jugu! Uroj qe te mos ndodhi keshtu.

          3. Mario says:

            Do ndihmoj ne standartizimin e tregut duke mos pasur me kto cmime skandalozw. Do ndimoj ne thithjen e investitorve per te investuar. Te jep nje mbrojtje juridike gje qe e ben qe ky ligj te ndikoj ne permirsimin e turizmjt edhe te ekonomise se vendit

        2. andi says:

          Kur ka goje dhe flet dhe PD për mënyrat sesi duhet të zhvillohet turizmi!
          Kur kishin kaq shumë ide,pse nuk I realizuan për sa kohë ishin në pushtet apo nuk kishin kohe atëherë së ishin të zënë me vjedhjen dhe shkatërrimin e vendit!!

      2. klea says:

        Të kesh një vend me potenciale kaq të medha per te zhvilluar turizmin dhe të mos kishe një ligj të mirë deri më tani ishte e dhimbshme. Gjith këto bukuri dhe falë mungesës së një ligji apo të një autoriteti kontrollues, shkaterroheshin nga vetë ne. Toka që peforeshin nga kasta në fuqi! Apo turistë pa as edhe një informacion për vendin ku po shkelnin..
        të paktën dikush mendoi për vendin tonë tani!

  2. Lili says:

    Per nje euro edhe asgje nuk i kthejne shqiptareve? Ma zi se berisha!

  3. Besi says:

    Cfare do te thote turizem vjetor i integruar zoti Fino????

  4. Do ishte padyshim dicka me mjaft interes per ekonomine e vendit ,
    zhvillimi i zonave turistike ,pra gjthe rezurseve ne shqiperi ,
    por si ne cdo rast ,fjalet e ministrave ,premtimet e tyre ,jane
    thjeshte nji bla bla bla ala politikan ,me justifiku punen e vet.
    Qe te pretendosh te tilla zhvillime ,me pare duhet te kesh bere nji planifikim ,te kesh buxhetitn e duhur ,dhe sigurisht kontaktuar me ata qe do e zbatojne ne praktik prralen .

    Flitet per vende pune ,dhe per cudine e gjithe botes ,
    qeverria shqiptare perpelitet perball ideve te munguara ,qe do benin te mundur punesismin e gjysmes se shqiptareve te papune .
    Shqiperia eshte ne cdo aspekt te infrastruktures se saj e pandertuar .
    Shqiperia eshte pra ,nji Kantier Ndertimi ,cfar pret kjo qeverri qe ka dy vjete ,qe vjen verdall karriges se vet !
    Te jesh ne pushtet ,e minister ,sdo te thote ,te dalesh cdo dite para medjave e te besh premtime para kamerave ,por qe diten e pare te ardhjesh ne pushtet ,te veproshe ne praktike ,te besh ato ndryshime qe te jen te prekshme per qytetarin shqiptare .
    Ku qendron veshtiresia ? Perse s’u kontaktua me firma ndertimi ,
    aty i keni ministrine e ndertimit dhe turizmit ,me cfar merren kto te dyja ,apo me premtime ?
    Ai qe do te punoj e arrij dicka punon , ve ne verpim forcat qe ka ne dispozicion ,i ve ministrite ne pune ,jo te ngrohin bythet sediljeve te zyrave apo veturave luksoze e shesin pordh me kollare TV-ve.
    Pra eshte e kote te zgjatesh ,
    te gjithe i dijme mire kto gjera ,se kush do te punoj punon e smerret dy vjete me llogjet e sali idiotit ne parlament ,kjo eshte skandaloze .
    cfar i mungon ksaj qevrrie ?
    Cfar kane bere kto ministri dy vjet ,kur problemi i ndertimit te turizmit ne shqiperi njihej tashme mire !

    Cfar i pengon ? Asgje nuk i duhet te shpikin nastradinat ne pushtet ,
    Modelin e Turizmit e kane te gateshme ne gjithe Europen ,
    perse vazhdojn ta mbajne kte popull te papune dy vjet dhe te mos fillojne punen ne gjithe shqiperine ?!
    Apo presin te gjejn investitoret e huaj dhe Tenderin me te Majme !
    Ku je z.Kryeminister ,
    ku ka ngel vizioni juaj i shume folur ,
    apo posht pantallonave roze.

  5. Flamur says:

    Keta po perpiqen ti japin tokat ne bregdet miqve te tyre per 1 Euro. Ashtu si beri Fatos Nanon me gjirin e Kakomese qe ja fali miqve te tij (sikur do vinte Club Med) dhe ata kane shume vite qe e mbajne e presin qe te shesin vilat atje sa me shtrenjte. HAJDUTE !!!

  6. Iliri says:

    Si gjithmone ciceruesit e ministrise jane vene ne pune te shkruajne edhe komentet. Se pari kete ligj e kishte gati ministrja Gjermeni, po Ahmetaj ia futi ne kthese. Patjeter qe vendi ka nevoje per nderhyrje nga shteti per te organizuar me mire infrastrukturen dhe te gjithe aktoret e perfshire ne turizem. Problemi eshte kush do e zhvilloje? Ahmetaj ka dhene gjithmone prova qe eshte personi jo i duhur per te zhvilluar dicka per vendin. Koncepti i tij baze eshte: cfare hyn ne xhepin tim. Me te drejte koleget e tij, te cilet e njohin mjaft mire babezine e ministrit, nuk i lane ne dore te firmoste por i dhane nje rol propozues.

  7. alti says:

    Perqendrimi i lejeve ne ministrine e ekonomise konsdolidon mbrojtjen e teritori dhe sidomos ven nje rregull qe cdo investitor te kete planin e tij bashke me projektet per te fituar te drejten e aktivitetit ne turizem dhe jo si deri sot ku dora vrastarte shkaterroi plazhet e Durrest , Golemit , Sarandfes dhe Vlores per tu shperblyer militantet dhe gangsterrat , qe ndihmuan ne zgjedhje duke krijuar kaos ne turizem. .Gjeja me e mire eshte se Ahmetaj si sekser nuk i lihet dhenia e lejeve , por keshillit te ministrave. Ai shikon cdo dale per te dhe jo per zhvillimin e turizmit. Nuk e di pse e mban Rama akoma kete njeri , kur vet deputeti Lad Kosta e quan te pa afte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje