Beteja me zjarrin në Kaliforni të SHBA po vijon për orë të tëra.
Më shumë se 13 mijë vetë janë evakuar.
Zjarrfikësit nga toka vazhdojnë betejën për të vënë nën kontroll 20 vatra zjarri.
Ndërsa nga ajri vijnë pamjet e avionëve që luftojnë me flakët duke hedhur ujë me cisterna të mëdha.
Rreth 9 mijë zjarrfikës kanë punuar në një terren të pjerrët dhe në kushte të vështira.
Zjarri më i madh, i verifikuar në veri të San Franciskos, ka shkrumbuar mbi 145 kilometra katrorë sipërfaqe.
Të paktën 24 shtëpi u shkatërruan teksa zjarri zgjerohej i ndihmuar nga erërat.
“Nuk kam parë kurrë një zjarr si ky. Është e habitshme mënyra se sa shpejt u përhap. Tymi është ngjitur deri në 91 metra në ajër”, deklaroi një banore e evakuuar.
Teksa ka një progress të lehtë në eleminimin e zjarreve, për momentin nuk parashikohen rreshje, që do të ndimonin shumë në qetësimin e situatës.
Po keta pse nuk marrin shembull nga Gerrqia?! Aty del Papuja me kryq dhe i shuan flaket me mallkime.