Deputeti gjerman, Martin Patzelt, ka marrë dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë e tij.
Martin Patzelt, jeton afër Frankfurtit, në Gjermaninë Lindore, dhe që një muaj ka pranuar dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë e tij personale, madje po mundohet që atyre t’iu gjej edhe ndonjë vend pune, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Për ARD TV, ai ka deklaruar se një iniciativë e tillë, do të ndihmonte për të ‘hequr qafe polarizmin dhe armiqësinë’ ndaj emigrantëve.
“Partneriteti, sigurimi i një strehe, mund të jenë një ndihmë e madhe për emigrantët,” tha ai. “ Nëse më shumë njerëz do të bënin një gjë të tillë, atëherë në do të ishim në një rrugë më të mirë.”
Deputeti gjerman nga anët konzervative, ka një shtëpi të madhe në Briesen, dhe refugjatët që ka pranuar në shtëpi, Haben ( 19) dhe Aëet ( 24), ndajnë një kat të shtëpisë bashkë me djalin e tij. Ai u takua me refugjatët në një kishë katolike, të cilët më pas i morri në shtëpi. Raportohet, se refugjatët flasin një anglishte të thyer, por tashmë dy refugjatët nga Eritreansi janë duke marrë mësime për gjuhën gjermane.
Shumë refugjatë nga Eritreans kanë ikur për në vendet Europiane. Në përgjithësi, refugjatët nga Eritrea dhe Siria, marrin statusin e refugjatit në Gjermani, gjë e cila u mundëson atyre të qëndrojnë aty. /Gazeta Blic/
S’kishte gjë me vjedh.
mori fund edhe Europa per 50 vjet atje behet shumica nga lindja e mesme e afrikan do i kerkojne ballkansit po do jete vone po vazhdoi keshtu se shpjeti ne pushtet vijne partite radikale dhe ne nje kohe te afert priten trazira te medha midis rracave