Përkujtimoret nacionaliste kërcënojnë pajtimin në Ballkan

7 Gusht 2015, 19:36Rajoni TEMA

Pamjet televizive nga një koncert këtë javë nga këngëtari nacionalist kroat Marko Perkovic Thompson për të festuar fitoren e Zagrebit në Operacionin “Stuhia” të vitit 1995 – një përvjetor i ngarkuar me entuziazëm patriotik që pa shpërthime të përsëritura brohorimash anti-serbe nga turma prej 80,000 vetash – qarkulluan shpejt nëpër Ballkan.

Mesazhi dërguar botës ishte i qartë: thirrjet “Vrisni! Vrisni një serb!”, parulla fashiste nga Lufta e Dytë Botërore dhe thirrje lufte nga konfliktet e viteve 1990 treguan se si njerëzit kanë dështuar në lënien pas të të kaluarës së tyre të dhunshme drejt pajtimit dhe një ardhme kolektive në Bashkimin Evropian, thanë ekspertët.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Serbisë dërgoi një ankesë zyrtare në ambasadën kroate në Beograd, duke thënë se një sjellje e tillë ishte “absolutisht në kundërshtim me civilizimin dhe vlerat evropiane” dhe mund të nxisë dhunë të përtërirë kundër minoritetit serb në Kroaci.

Ndërkohë në Beograd, ka pasur muaj të tërë histeri dhe deklarata nacionaliste nga zyrtarët e qeverisë në lidhje me 20 vjetorin e Srebrenicës dhe atë të Operacionit “Stuhia”. Ishte në këtë atmosferë që udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, aktualisht në lirim të përkohshëm nga gjyqi i tij për krime lufte për t’u kuruar nga kanceri, dogji flamurin kroat para ambasadës së Zagrebit të mërkurën dhe tha se donte të rimerrte territoret e kontrolluara nga serbët në Kroaci dhe Kosovë në të kaluarën.

Kjo bëri që Ministria e Jashtme e Kroacisë të dërgonte vetë një notë proteste, duke paralajmëruar se shpërthimet e përsëritura Sheshelit dhe fjalimet e tij të urrejtjes “dëmtojnë Serbinë, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet midis shteteve në rajon dhe rrugën e tyre evropiane”.

Një performancë propagandistike

Një ditë pasi Shesheli dogji flamurin, gazeta“Informer” në Beograd, e cila konsiderohet të jetë zëdhënëse e qeverisë serbe, publikoi një artikull ku krahasonte pikat e forta ushtarake të Kroacisë dhe Serbisë dhe spekuluar kush do të fitonte në rast se kishte një luftë të re.

“Kroatët, nuk keni asnjë shans,” thuhej në titull.

“Ushtria jonë është dukshëm më e fortë se ajo kroate në tokë dhe në ajër. Kroatët nuk do të kishin asnjë shans të fitonin pa ndihmën e NATO-s ,” vazhdonte artikulli.

Kjo shkaktoi një valë retorikash nacionaliste në rrjetet sociale dhe portalet e internetit, dhe u kritikua ashpër nga shoqatat e pavarura të gazetarëve në Serbi dhe Vojvodinë, NUNS dhe NDNV.

Dy organizatat thanë se “Informer” “qëllimisht nxit intolerancën ndëretnike dhe përdor vuajtjet e serbëve në Krajinë (që u larguan nga Kroacia gjatë operacionit “Stuhia” në vitin 1995) të shkaktojnë konflikte të reja dhe të krijojë një atmosferë frike në mes të qytetarëve të Serbisë”.

Edhe media të tjera serbe nxitën gjithashtu debate. Në përvjetorin e Operacionit “Stuhia”, televizioni shtetëror RTS transmetoi një dokumentar që paraqiste një pikëpamje të shtrembëruar të historisë së serbëve që jetonin në Kroaci, ndërsa shumë pak përmendte krimet e kryera nga forcat serbe kur ata morën nën kontroll një pjesë të territorit të vendit fqinjë në fillim i luftës në vitin 1991.

Autoritetet serbe ndërkohë përdorën përvjetorin për të shpërndarë pamflete dhe CD me titull “’Stuhia’ ishte një masakër”, duke ofruar pamje zyrtare të Beogradit mbi Operacionin “Stuhia”, për të gjithë udhëtarët që hyjnë ose dalin nga vendi. Materiali, i cili u printua fillimisht në serbisht, gjermanisht, anglisht, rusisht dhe turqisht, ndahej nga zyrtarët e doganave në vendkalimet kufitare të të gjithë Serbisë.

Një grua serbe që udhëtoi këtë javë nga Serbia përmes Kroacisë drejt Bosnjës, ku shkoi për të vizituar familjen e saj, tha për BIRN se ajo ishte e lumtur dhe krenare që i kishin dhënë atë pako.

“Ministria e Jashtme e Serbisë në fund po bën diçka si duhet. Ne nuk kemi nevojë për këtë material, sepse e dimë shumë mirë se çfarë ndodhi, por pjesa tjetër e botës duhet ta dijë të vërtetën,” tha ajo.

Por ekspertët politikë anembanë rajonit janë shqetësuar nga ai që duket të jetë një rritje e shpejtë e nacionalizmit ndarës.

“Kroacia, Serbia, si dhe Bosnja e Hercegovina ndoshta kurrë nuk do të bien dakord në lidhje me karakterin e luftës në ish-Jugosllavi,” shkroi Danijel Omeragic në kolonën e tij në gazetën e Sarajevës “Oslobodjenje” ditën e enjte.

“Në këto anë ne do të vazhdojmë të respektojmë vetëm viktimat tona për një kohë të gjatë. “Stuhia” ishte një operacion fitimtar për disa dhe një simbol vuajtjesh për të tjerët. Në Ballkan, 20 vjet janë ende shumë pak kohë për t’u përballur me vetë të kaluarën tonë dhe për një pajtim të sinqertë,” tha Omeragic.

Fitimtarë dhe viktima

Dejan Ilic, një ekspert serb i drejtësisë tranzicionale, tha për BIRN se udhëheqja politike e Beogradit ka përdorur përkujtimoren e Operacionit “Stuhia” “për të çimentuar statusin e serbëve si viktimat më të mëdha të shekullit të 20-të në përgjithësi dhe të luftërave të viteve 1990 në mënyrë të veçantë”.

“Nuk është vetëm fakti që kjo nuk është e vërtetë. Problemi është se çdo kërkesë për një status për viktimat përdoret për të zgjuar një dëshirë për të ndrequr hesapet historike,” tha Ilic.

Ai argumentoi se dita zyrtare e zisë në Serbi këtë javë për viktimat e Operacionit “Stuhia” “institucionalizon më tej dhe krijon vazhdimësinë politikat e gabuara penale të viteve 1990, në vend që të shkëputet prej tyre”.

Dejan Jovic, një profesor në Universitetin e Zagrebit dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Ivo Josipoviç të Kroacisë, tha për BIRN se festimi i ekzagjeruar nacionalist i përvjetorit të Operacionit “Stuhia” duhet të shihet në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kroate, pasi të dy blloqet politike, ai i krahut të majtë dhe ai i krahut të djathtë, e përdorën ngjarjen për të shfaqur patriotizmin e tyre.

“Nuk ka vullnet për të marrë seriozisht tregimet alternative mbi luftën e viteve 1990,” tha Jovic.

Njerëzit e zakonshëm në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë thanë gjithashtu për BIRN se politikanët po kërcënonin pajtimin duke mbledhur pakënaqësitë e së kaluarës.

“Në politikë, çdo gjë varet nga fitimet dhe zgjedhjet afatshkurtra,” tha Ana, një nëpunës zyre në të tridhjeta nga Zagrebi, për BIRN.

“Disa njerëz ndoshta erdhën për të bërë paqe me njëri-tjetrin, fqinjtë, por është një akt individual,” tha ajo.

Opinionet ishin edhe më pesimistë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku tensionet e fundit rajonale kanë përforcuar ndarjet e brendshme etnike.

“Besoja më shumë në pajtimin në Ballkan në vitet 1990 sesa sot, sepse atëherë ne as që e ëndërronim se çfarë do të ndodhte,” tha Snezana Tasic, e cila ka lindur një Beograd, por ka jetuar në Prijedor në veriperëndim të Bosnjës për më shumë se 30 vjet, për BIRN.

“Marrëdhëniet anembanë rajonit janë më keq se kurrë dhe duhet të jesh optimist i vërtetë që të besosh se kjo paqe do të zgjasë. Nuk mund ta kuptoj se kush mund të përfitojë nga fakti që ndihemi gjithmonë sikur jemi ulur mbi ndonjë fuçi baruti dhe mund ta planifikojmë të ardhmen tonë vetëm për një vit kohë,” tha ajo.

7 komente në “Përkujtimoret nacionaliste kërcënojnë pajtimin në Ballkan”

  1. !!! says:

    Ballkanasit kane qene mjerisht ,ne cdo epoke te historise ,
    pseudo-shtete ,
    te cilat jane perdorur ne cdo kohe nga Shtetet ne FUQI .
    Kujt i interesojn te tilla demostrime nationalistesh ,
    festime te nji mentaliteti Mesjetar sot ,kur vet Kroacia eshte pjes e Be-se ?!
    -Sigurishte qe nji logjike e ftohte ,do kuptonte menjiher ;
    I intereson atyre Fuqive , te cilat duan ta shofin Ballkanin asnjiher ne Paqe,
    atyre qe i intereson konflikti ne Ballkan ,qe do te thote ,
    gjithmon shtete te percare ,qe e shofin njeri-tjterin si popull armik ,
    qe nenkupton mosbashkpunim ne drejtim te zhvillimit te gadishullit te luftrave me idiote nacionaliste , qe do te thote ,per secilin shtet te rajonit ,
    nji satelit i Shteteve ne Fuqi ne Bote .
    Pra ,si me then me troc, ne gjuhen e Ballkanasve shtete kurva ,
    qe i shkerdhejn tutoret perkates ;
    Kroacine < Gjermania – Serbine < Rusia – Shqiperine < Shba-te, por edhe ndonji zagar i rastit qi bie rruga ne ballkan ,
    pra ,shtete te cilet kane ne krye politikane KURVA DHE IDIOTE ,
    te vendosur ne ato poste nga vet TUTORET E VET , ALEATE !

    Sqarim nga Zoti,
    per korrektesi te ksaj fitoreje dhe bujo FALLSO te ktyre kurvave kroate .
    Eshte e vertet qe ajo beteje e emertuar "Stuhia"/ ne byth te Kroacise ,
    u fitua nga ushtria Kro.a.te !
    Porrr si ne cdo storie te bujeshme ,
    ka gjithmone nji POR ???
    Si eshte e mundur mendonin disa ,qe te fitonte nji bythe ushtrie Kroate ,
    kunder ushtrise Serbe qe ishte jo vetem ne armatim me e forte , duke mbajtur per vete shumicen e mjeteve me moderrne ushtarake per kohen ,pra armatime ,duke qen se serbet drejtonin ushtrine jugosllave dikur .
    Pra pa e zgjat shume kto pordh kroate ,
    fitorja kroate erdhi si rrezultat i furnizimit me armet me speciale te kohes te markave austriake ,nji nder te cilat qe ishte vendimtarja ne fitoren e kroateve ishin te ashtuquajturat "Nachtsichtgerät" ,qe ne ate kohe i dispononte vetem perendimi ,pa perjashtuar pastaj disa oficer te forcave speciale gjermano-austriake .
    Prandaj boll hengret mute o kurva kroacie ,se po te ishte per ju ,
    ju kishte qit tymin kafsha serbe .
    Boll mer Ballkan Idiot ,boll te shkerdheu Bota.

    1. skipjo says:

      Ahahahahahhahahahhahahahhahahahahhahahahhahahahahhahahahhahahahahhahahahah

      Kemi nje serb-dashurues ketu xD popull me idiot dhe servil sesa shqiptareve nuk ekziston.

  2. WEB says:

    Po !po !vrite serbin ,,,vrite serbin ,,,,sa shpejt e harruan keta kroatet aleancen tudjman-milloshevic kur erdhi puna per te ndare bosnjen ,se mos harroj qe ishin kroatet keta qe prishen uren e mostarit .Dhe me qe jemi ne temen kroate dini gje ju ?apo keni ndonje informacion nese ato shqiptaret qe luftuan me kroatet kunder serbeve me vone u rane edhe boshnjakeve ?Sallate ballkanike,,,!une jam me i mire ,,,ti je me i keq !

    1. Toni KS says:

      Ndersa “vrite, vrite shqiptarin” ne stadion nuk i pengon asnjeriu.
      Kroatet jane ne te drejten e tyre legjitime te festojne fitoren e merituar ndaj atyre qe oer 4 vite shkaterruan, vrane, prene dhe bene cdo poshteresi te mundur. Kujtoni rrafshimin me toke te qytetit barok te Vukovarit dhe bombardimin e qytetit te mbrojtur nga UNESKO Dubrovnikut. Kroatet ben gjene e duhur dhe luftuan e fituan burrerisht per vendin e tyre. Krijesat patetike sllavo-orthodhijakse mundohen ta paraqesin veten viktime kur ne fakt ishin agresor gjakatar.
      Pajtimi behet kur agresori pranon fajin dhe kerkon falje, jo duke barazuar agresorin me viktimen.

      1. Dervish Malluta says:

        Bravo Toni, mire ia fute zhabes WEB!

      2. Dielli says:

        Tonin,mese e sakte,asnjehere nuk mundesh te barazosh viktimen me agresorin,ashtu sikurde barazon agresorin me bashkepuntorin.
        Prof Sami Repishti ka thene;nje krim i pa ndeshkuar,eshte nje krim ne vazhdim.

  3. WEB says:

    Je shume konfuz i nderuar !fakti qe kroatet po bertasin nen isterine e tyre ,,,ngel histori kroate ,ose me mire serbo -kroate ,ne nuk na hyne gje ne xhep pervecse te shikojme ,ka edhe disa qe bejne tifozin ,sinqerisht per vete ngel indiferent ,thjesht te permenda aleancen serbo-kroate qe solli dhe shperberjen e bosnjes keshtu qe deri ketu, si serbet edhe kroatet jane shoke klase ,keshtu qe ajo teoria jote po vozit goxha ne mjergull ,pse !ti bashkohesh nje armiku qe te ka shkaterruar dhe djegur qytete ?dhe tani te festosh fitoren mbi ate armik ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje