Mbeten të pandëshkuar vrasësit e fëmijëve

7 Gusht 2015, 13:23Rajoni TEMA

Njëzet vjet pasi avionët kroatë bombarduan një varg me refugjatë serbë, duke vrarë katër fëmijë dhe pesë të rritur pranë Bosanski Petrovacit në Bosnjë gjatë Operacionit “Stuhia”, asnjë nuk është ndjekur penalisht për këtë.

Nga Ivana Nikolic, Sven Milekic, Selma Ucanbarlic, BIRN

 

Mbaj mend vetëm që i hoqa letrën ngjyrë argjendi pakesë së cigareve për ta hapur atë. Mendoj se vura re disa flakë dhe një shpërthim. Vetëm kaq mbaj mend para se raketa të godiste vargun e njerëzve,” tha për BIRN Jovica Piplica, një refugjat serb, pasi kujtoi sulmin ajror kroat më 7 gusht 1995.

Piplica, së bashku me shumë nga miqtë dhe të afërmit e tij nga fshati i vogël serb Donji Lapac në rajonin Lika të Kroacisë, e gjeti veten në një nga vargjet e shumtë të refugjatëve që ikin me makinë, kamion dhe traktor nga avancimi i Ushtrisë Kroate gjatë operacionit “Stuhia”.

Në mes të njerëzve në kamionin e tij ishin miku i tij Krstan Vukovic dhe tre fëmijët e fqinjit të tij, të moshës nëntë, 11 dhe 13 vjeçare.

Pas shpërthimit, Piplica u zgjua në spital në qytetin e Bosanski Petrovacit në Bosnjë dhe Hercegovinën perëndimore. Më vonë atë ditë, ai zbuloi se të gjithë të tjerët në kamionin e tij ishin vrarë. Një total prej nëntë personash vdiqën kur një raketë e gjuajtur nga një avion kroat ra 80 metra larg.

Operacioni “Stuhia” filloi në agim të datës 4 gusht 1995, kur forcat kroate filluan një ofensivë ushtarake për të rimarrë një shtet të vetëshpallur serb rebel të quajtur Republika e Krajinës Serbe, i cili kishte mbajtur 18 për qind të territorit të Kroacisë për katër vjet.

Ndërsa forcat kroate avanconin dhe rebelët u dëbuan, mbi 200,000 serbë të zakonshëm filluan të largoheshin nga Kroacia të frikësuar, shumë prej tyre duke iu drejtuar kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Pas Piplica dhe fshatarë të tjerë nga Donji Lapac kaluan kufirin, ata u sulmuan nga dy aeroplanë kroatë në fshatin Kapljuh afër Bosanski Petrovacit.

Fëmijët në kamionin ku ishe edhe Piplica ishin Nevenka 11-vjeçare dhe Zarko nëntë vjeçar, vajza dhe djali i mikut të Piplicas Spaso Rajic.

Rajis  rikujton se si fëmijët iu lutën t’i lejonte të shkonin Krstan Vukovicin në kamionin e tij të bukur të madh, me përlhurë të gomuar të verdhë.

“Krle (nofka Vukovicit) më tha: “Ti s’ke besim t’i lejosh të vijnë me mua.” tha ai.

“I thashë: “Krle, ata do të shkojnë ku të shkosh ti.” Dhe ata ikën bashkë,” vazhdoi ai, pas një pauze të gjatë, pothuajse duke qarë.

Rajic shkoi në një makinë tjetër, e cila, siç doli më vonë, i shpëtoi jetën.

Pasi i la fëmijët të udhëtonin me Vukovicin dhe e la të takoheshin në një bar në fshatin Kravsko, Rajic vazhdoi rrugën me gruan e tij. Ai tha se ata kishin arritur te bari  kur panë avionin që minuta më pas do të vriste fëmijët e tij.

Vetëm më 7 gusht ai zbuloi se Nevenka dhe Zarko kishin vdekur gjatë shpërthimit. “Nuk besoja asgjë që më thoshin. Isha i bindur që nuk ishte ashtu,” tha ai.

Familje të bashkuara në dhimbje

Fëmijët u varrosën në Apatin, një qytet i vogël serb në kufirin me Kroacinë, ku familjet Rajic dhe Piplica kanë jetuar që prej eksodit të vitit 1995.

Jovanka Vukovic, gruaja e Krstanirt, shoferi i kamionit i cili humbi jetën në bombardim, gjithashtu jeton në Apatin. Tre familjet kanë ndenjur bashkë që atëherë, të lidhura nga e njëjta tragjedi.

Jovanka nuk humbi vetëm burrin e saj, por edhe djali i saj 13-vjeçar Darkon, i cili ishte fëmija i tretë në kamionin e Krstanit.

Darko nuk duhej të largohej nga Doni Lapaci me kamion, por duhet të shkonte me gjyshen e tij. Por ai këmbënguli shumë të shkonte me të atin.

“Mamaja ime i tha: ‘Mos shko! Rri këtu me gjyshen tënde.’ Por më vonë ajo tha: ‘Si ta ndaloja të shkonte me babanë e tij?” tha Jovanka duke qarë.

Jovanka, në atë kohë 35 vjeçe, pa në televizor se një varg me refugjatë ishte sulmuar nga avionët dhe më vonë se bashkëshorti dhe djali i saj ishin vrarë atje.

Eshtrat u mblodhën në një qese plastike dhe u varrosën në varrezën në fshatin Han Kola, pranë Banja Lukës në Bosnjë.

Tashmë kanë kaluar 20 vjet, por atë e përndjekin ende humbjet e saj.

“Duhet të rri e qetë.  Jeta vazhdon. Këtu vijnë vazhdimisht njerëz dhe kërkojnë deklarata, por nuk ndodh asgjë, asgjë nuk mbaron,” tha ajo me hidhërim.

 ‘Dhimbja nuk do të ikë’

Gjatë 20 viteve të fundit, familjet e viktimave thonë se u kanë dhënë disa deklarata zyrave të ndryshme të prokurorëve në lidhje me vrasjen e të afërmve të tyre, duke përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe prokuroritë serbe dhe boshnjake të krimeve të luftës.

Piplica dëshmoi para hetuesve nga Gjykata e Hagës, por bombardimi nuk u përfshi në aktakuzën për krime lufte të kryera gjatë Operacionit “Stuhia” – në çështjen kundër gjeneralëve kroatë Ante Gotovina, Mladen Markac dhe Ivan Cermak, të cilët u liruan të gjithë nga akuzat.

Asnjë s’është ndjekur penalisht, e jo më të dënohet, dhe familjet ende nuk e kanë idenë se kush ishte personi përgjegjës. “Të dinim se kush e bëri do të thotë shumë për ne,” tha Jovanka Vukovic.

Ata fajësojnë gjithashtu autoritetet serbe që s’i ndihmuan ata pasi iu arratisën Operacionit “Stuhia” 20 vjet më parë.

“Ata s’na kanë dhënë asgjë,” tha Rajic i zemëruar.

Si Rajic ashtu edhe Vukovic e vizitojnë Kroacinë herë pas here. Piplica thotë se ai s’është kthyer më kurrë atje që kur u largua më 7 gusht 1995 dhe s’ka ndërmend të kthehet kurrë.

Asnjë prej tyre nuk ka marrë kurrë ndonjë lloj kompensimi, qoftë për humbjen e njerëzve të tyre të dashur apo për pronën e lënë pas.

Rajic thotë se atij gjithsesi nuk i intereson shumë prona gjithsesi.

“Zemrat tona janë në dhimbje dhe ajo dhimbje nuk do të largohet. Ajo thjesht përkeqësohet me kalimin e kohës, sidomos kur afron 7 gushti,” tha ai.

8 komente në “Mbeten të pandëshkuar vrasësit e fëmijëve”

  1. Tema says:

    Shqipëria dhe anglia jan njëzëri në ktë tragjedi

  2. shqiptar says:

    jane mbi 2000 shqiptare te kosoves qe nuk u gjinden as kockat thuhet se jane groposur autostradave te serbise edhe per kete krim nuk eshte denuar askush

  3. shvejk says:

    Ne nje lufte qe e nisen vete Serbet nuk eshte ndonje tragjedi se u vrane edhe ca serbe.

  4. klimax pederasti says:

    Serb i mire=serb i vdekur, i madh e i vogel

    1. Shqiptar Iliro Arian says:

      Ore ju karat e Temes keni filluar te qani per serb e gerk te felliqur. Ju qekeni trapa fare. A nuk jane zhdukur te gjithe si serb e gerko jevgj! 20 bomba atomike te bien mbi serbi e gerqi jo vetem qe s’e prish fare terezine por bej dasem bile.

      1. shqip says:

        Shqiptar Iliro Arian
        koken pllake mbrapa dhe me cepa

  5. eshte per te ardhur keq ,kur vritet edhe nji pule ,ne lufte,por sic e thote edhe nji komentues me larte,kur i hap lufte te gjithe jugosllavise,se vriten 4 serbe,nuk eshte fundi i botes !

    por ,fundi i botes eshte ,se jane vrare gjithsej vetem femije 25 000 ose[ njizet e pese mije] nga kriminelet serb,ne te gjitha luftrat brenda jugosllavise 22 milioneshe,vetem brenda 10 vjecarit 90-2000 !

    dhe gjykatat speciale ,po i ngrene per viktimat kosovare !

  6. Toni KS says:

    Cka i duhet nje gazete shqiptare qe te perhape propagande serbe sikur ky shkrimi ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje