Bild: Berlini mosbesues për arritjen e marrëveshjes me Greqinë

6 Gusht 2015, 12:05Rajoni TEMA

Qeveria gjermane beson gjithnjë e më pak në mbylljen me sukses të negociatave rreth këstit të tretë të huasë nga partnerët europianë në Greqi deri në datën 20 gusht, bëri të ditur sot tabloidi gjerman “Bild” sipas raportimeve të qeverisë.
“Negociatat me shumë gjasa nuk do të jenë frytdhënëse”, ka thënë për gazetën një burim i qeverisë.


Qeveria greke ditët e fundit ka shpresur më kot se ky afat do të ishte i mundshëm. Data e përcaktuar përkon me datën e shlyerjes së këstit që Athina duhet t’i kryejë Bankës Qendrore Evropiane (BQE), pasi Greqia nuk mund të shlyejë detyrimin pa marrë sërish ndihmë financiare nga partnerët e saj.


Kjo analizë shpjegon se deri më atëherë negociatat në vijim me Athinën janë të bllokuara, duke u bërë objekt i dakortësisë të liderëve evropianë si dhe disa Parlamenteve të eurozonës, rasti i Bundestagut gjerman për garantimin e rezultatit./

6 komente në “Bild: Berlini mosbesues për arritjen e marrëveshjes me Greqinë”

  1. X says:

    Kur me genjen heren e pare e ke fajin TI por kur me genjen per here te dyte ateher e kam fajin une. Ato miliarda qe i kane dhene Greqise Gjermania dhe EU nuk do ti marri kurr.

  2. komunali says:

    hajdeni or ‘pasardhes’ te Perikliut, grricni bythen. Boll na çatë jarin!

  3. Kol Tivari says:

    Akoma, shpirti mizerabël i disa kompleksikëve (bashkë me “Bild-in”), pret “të bien koqet e dashit” dhe “të ngordhë dhia e gjitonit”… Vërtet “Bild-i”, a nuk ishte ajo “që ngrinte në qiell”, turizmin shqiptar…???!!! Shqipëria vërtet “është pas Gjermanisë”…nga ekonomia, nga mirëqënia, nga turizmi, nga futbolli…(???!!!) Vetëm nuk kuptoj, që kaq budallenj janë shqiptarët, që nuk e shohin “këtë realitet të mrekullueshëm” dhe shkojnë e kërkojnë azil në Gjermani…???!!!

  4. uzo 12 says:

    Jane te ftuar te komentojne te gjithe ekonomistet me diplome Kristali,juristet me kursin e plepave dhe te gjithe politikanet me fillore. Mendimim I tyre do te merret parasysh nga bundestagu dhe E.U.

  5. ilir says:

    nuk do ja marrin poltikanve grek kurre po do ja marrin popullit te thjesht grek biles ia kane marre gjysmat me ishuj aeroporte e kredi te renda nuk ti fal kush jo as mos te te shkoje ndermend ato lek do i paguaj populli i thjeshte grek

  6. xxxxx says:

    Leshojini Erdoganin te mbarojm pune e di Ai si te sillet me keto parazite sepse gjysma e “grekeve” jane gjaku i tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje