Tiranë, 18-vjecari me 5 klasë kapet duke i dhënë Porsches pa patentë

11 Gusht 2015, 13:17Lifestyle TEMA

Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi drejtonte një Porsche pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

I riu me inicialet L.T u arrestua në flagrancë rreth orës 04:20 të mëngjesit në rrugën “Siri Kodra”, raporton A1 Report.

18-vjeçari, thekson policia, është me arsim 5 klasë…

Ndoshta testi teorik dhe praktik për patentën mund t’i duken të vështira 18-vjeçarit, i cili edhe pse ka mbushur moshën, nuk është pajisur ende me lejen e drejtimit të makinës.

12 komente në “Tiranë, 18-vjecari me 5 klasë kapet duke i dhënë Porsches pa patentë”

  1. aqifi says:

    Ky me Porsche dhe pese klase shkolle, duket se paska bere shkollen e shejtanit…

    1. meritoni says:

      po te kishte shkolle do te voziste GOLF II!

    2. Inspektor says:

      Ore e mbaj mend gabim, apo qe te marresh patenten duhet te kesh mbaruar 8-vjecaren?! Apo s’vlen me ky ligj, se tani eshte bere 9-vjecare?!

  2. Mandi says:

    Ai eshte zari qe te con te ndonje peshk i madh, po qeveria e ka grepin shume te vogel edhe ky i fundit ja ha grepin e ja nxjerr me jashteqitje

    1. rrema says:

      sa i zgjuar qe je more mand patatja si e gjete kte punen e peshkut apo te pelqen sardelja

  3. Shën Thomai says:

    Modeli i ri i cunave te babit apo mamit.

    Viti perpara i tallnin se ishin me shkolle te larte, sot
    me moden e re cunat e mamit jane pa shkolle fare dhe bredhin
    rrugeve me leket e mamit.

    GO WEST

  4. Shqiptari says:

    Hallall ky vend per te pashkollet eshte, une qe kam 25 vjet shkolle mezi kam nje opel te lodhur

  5. Oberst says:

    Ai mund te jete me 5 klase, por Babi qe i ka blere makinen mund ti kete blere edhe diplomen, dhe ai vete mund te jete drejtor diku ne ndonje institucion te rendesishem….mos u merrni me te, shikoni ndonje fukara …..

  6. the Punisher says:

    Pfff L.T iniciale turku. Ne te njejten kohe qe gerrket mbajne rradhe per nje sakula me portokalja, turqit shetisin me porshe.

  7. Tema says:

    Një dit omar dhe pjesën tjetër me makarona

  8. NESTI says:

    Ca lidhje ka shkolla per patente aman .Po zbukuroni lajmin me budallalleqe , ai ehste pa patente kjo ehste shkelja ,Se i bie qe duhet me qen akademik me qen i byth shoferi . Ne koh tone ma nulat e bylmezat e lagjes boheshin shofera ..

  9. perkthyesi says:

    Rrota mbi rrota! Oh, sa te tille ka neper Shqiperi! Tashme eshte e ditur, qe pasuria ka vajtur te analfabetet dhe injorantet! Pse, per kete lloj demokracie paskemi qene keq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje