Basha: 25 milionë dollarë “avulluan” nga tatimet e doganat, shkuan në xhepat e kontrabandistëve

14 Gusht 2015, 11:28Politika TEMA

Lulzim Basha ka denoncuar sërish në Facebook shifrat e dhëna nga Ministria e Financave për tatimet dhe doganat.

Basha shkruan  se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat, para që nuk arritën kurrë në arkën e publikut.

Ministria e Financave pranoi dje se 25 milionë dollarë “avulluan” në korrik nga tatimet dhe doganat.

Para të qytetarëve që duhej të shkonin për rritje pensionesh dhe rrogash, asistencë familjeve në nevojë, shkolla, kopshte, çerdhe, ujësjellës apo kompensim për pronarët dhe të përndjekurit.

Por nuk arritën kurrë në arkën e publikut sepse përfunduan njësoj si 150 milionë dollarë të tjerë në xhepat e kontrabandistëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Korrupsion, kontrabandë, hajduteri me çizme.

Ky është zamku që mban bashkë dyshen Rama-Meta”, shkruan Basha.

6 komente në “Basha: 25 milionë dollarë “avulluan” nga tatimet e doganat, shkuan në xhepat e kontrabandistëve”

  1. astrit says:

    Jep nje here pergjigje per 30 milione eurot qe i ke vedhur bashkise.

  2. perkthyesi says:

    Keto para te gjenden urgjentisht e ti kthehen buxhetit! Kontrabandistet para drejtesise se reformuar! Nuk ka rruge tjeter per te bere shtet. Koha e tyre duhet te perendoje nje sahat e me pare!

    1. Argita_B says:

      Neser qe ne oren 7h30 valixhet me keto para do te depozitohen perpara deres se tatimeve….Pff
      Nse do ishte kaq e thejshte, sot Shqiperia do te ishte si vendet skandinave qe kane evazionit fiskal me te ulet ne bote. Problemi eshte kompleks, sistemik dhe ka mbi 20 vjet qe ky sistem funksionon.
      Ne kete sistem nuk jane vetem qeveria te perfshire, po jane dhe drejtoret e insitucioneve me te rendesishme, jane nenpunesit, doganieret, gjykates e prokurore..te gjithe keta ushqehen po nga vete populli qe ankohet per korrupsion.
      Korrusioni nuk erdhi me kete qeveri, fatkeqesisht eshte plage e shoqerise shqiptare. Vend si Italia kane mbi 50 vjet apo me teper qe e luftojne dhe perseri pjesa me e madhe e jugut eshte ne doren e mafias dhe kamorras.
      Korrupsioni ne demokraci eshte si vahi te makina, pa te nuk funksionon dot. Kur nje shoqeri ka si vleren me te madhe parane, eshte e veshtire, thuajse e pamundur qe te funksionoje morali.
      Basha nese kerkon vertete te luftoje korrupsionin duhet se pari qe te pranoje se kur ishte ne qeveri ne krah te Ilir Metes, kishte korrupsion.
      Meta nuk u be i korrupruar kur beri koalicion me Ramen, ai ishte i tille.
      Nese Basha ka prova le te filloje te denoncoje ne baze te provave qe kur ishte vet ne qeveri, perndryshe, te heshti si bejne te gjithe, te presin rradhen kur populli te lodhet me socialistes dhe te mari votat per te bere rrotacionin e korrupsionit galopant.

  3. Albi says:

    Po a tha ky u dhje muhabeti.Ky flet per rivalitet hajdutesh apo per lufte ndaj korrupsionit?

  4. ilirjan says:

    hajduti theret kapeni hajdutin.Sali Basha ka vjedhur kaq shume sa as ai vet nuk e di…….por qe po tmerohet nga dita ne dite, dites se daljes perpara drejtesise…..e tmereshme dhe e pa besueshme per kete hajvan qe mendon se do ta kishte gjithmone ligjin nen kontroll, i erdhi radha te jape llogari????

  5. Tema says:

    Rrufe në qiell të hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje