Veliaj letër banorëve të Njësisë 5, kërkon mbështetjen për aksionin e lirimit të hapësirave publike

14 Gusht 2015, 10:56Politika TEMA

Aksioni për çlirimin e hapësirave të zëna publike do të nisë nesër në mëngjes. Bashkia e Tiranës ka kërkuar sot bashkëpunimin e qytetarëve për aksionin e së shtunës, përmes një letërnjoftimi, e cila po u shpërndahet banorëve të Njësisë 5 nga ku do të nisë ky aksion.

Në letër njoftohet se më datë 15 gusht, Bashkia e Tiranës bashkë me INUV dhe Policinë Bashkiake do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe rehabilitimin e tyre, sipas urdhrit të lëshuar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku përcaktohet edhe plani i punës.

Një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte premtuar nisjen e këtij aksioni.

Përmes një publikimi sot në mëngjes në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për aksionin.

“Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, shkruan Veliaj.

3 komente në “Veliaj letër banorëve të Njësisë 5, kërkon mbështetjen për aksionin e lirimit të hapësirave publike”

  1. ananananananannannanana says:

    Ca skifoje! Na hapi stomakun ky e ju qe ia publikoni keto gomarlleqe.

  2. sabriu says:

    Edhe mund ta beni aksionin por mos e harroni pas dy muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje