Merr fund telenovela, dy motrat e zhdukura gjenden në një banesë në Vlorë. Babai: S'e di a do t'i fal

14 Gusht 2015, 10:23Politika TEMA

Policia ka gjetur në Vlorë motrat Kajtazi të cilat rrezultonin të zhdukura që prej 16 korrikut.

Dy motrat  Orialda Kajtazi 18 vjeçe dhe K.Kajtazi 14 vjeçe nga Durrësi të cilat u larguan nga shtëpia e tyre pasi i vunë zjarrin shtëpisë, u gjetën në një apartament në lagjen Kushtrimi afër sheshit të “Flamurit”

Policia thotë se dy motrat janë largur nga banesa më datë 16.07.2015 me dëshirën e tyre dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Gjatë gjithë kësaj periudhe efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë hetuar të gjitha pistat e mundshme mbi vendndodhjen e tyre,duke e finalizuar me sukses gjetjen e dy motrave në një banesë në qytetin e Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr”dhe”Vjedhja”në bashkëpunim.

Nga detajet e policisë bëhet e ditur se pasi kishin helmuar prindërit e tyre dhe motrën e madhe, vajzat i kishin vënë flakën shtëpisë dhe ishin larguar në këmbë natën, duke fjetur fillimisht në një hotel në Durrës, më 16 korrik.

Të nesërmen ato ishin nisur me autobus drejt Vlorës, ku dhe pasi kanë kontaktuar me një agjenci imobiliare kanë marrë një banesë me qira. Vajzat nuk dilnin shpesh nga shtëpia dhe frekuentonin vende me shumë njerëz që të mos identifikoheshin. Policia thekson se ato nuk kanë punuar në asnjë klub nate dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë.

Ndërkaq, nga hetimet rezulton se letra që kishin lënë në shtëpi ishte shkruar nga vajza e vogël. Prindërit e tyre pretendonin se ato kishin marrë 400 mijë lekë të reja dhe 800 euro. Por motrat kanë deklaruar se kishin marrë vetëm 200 mijë lekë të reja dhe 300 euro. Me vete atyre u janë gjetur 100 mijë lekë të reja dhe 100 euro.

Mbi dy motrat rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Babai vajzave të gjetura: Nuk e di a do t’i fal!

Muhamet Kajtazi, babai i dy vajzave të gjetura në Vlorë thotë se nuk e di ende nëse do t’i falë apo jo për atë që kanë bërë.

Dy motrat u larguan nga shtëpia më 16 korrik duke grabitur para nga familja si dhe i vunë dhe zjarrin shtëpisë.

“I kanë hedhur ilaçin prindërve të tyre kanë shpërdoruar paratë e prindërve të tyre kaq do të shohim si do bëjmë.

Do t’u them ç’ishte gjithë kjo tragjedi për çfarë e bënë nuk kanë arsye ta bënin gjithë këtë.

Nuk ka lidhje me fejesën, nuk e kam bërë unë prishjen e fejesës, ajo ka qenë vetë e lëkundur mos e ndryshon të fejuarin, unë kam qenë që vjet i kam thënë: ky djalë nuk është i denjë për ty, një çift kur nuk ka asnjë të përbashkët nuk mund të eci, ajo më ka thënë vetë do pres vetë babi mos ndryshon se është i vogël”, tregon babai duke folur për A1 Report.

I keni falur vajzat?

“Akoma nuk e kam menduar, kur të vete t’i shikoj, nuk mund të flas para kohe. Unë nuk jam për ashpërsi, do t’i qëndroj pranë, do t’i pyes, pastaj të shikoj si do të veproj. Na kanë hedhur një ilaç për gjumë, nuk dua ta mohoj”, shprehet Muhamet Kajtazi.

16 komente në “Merr fund telenovela, dy motrat e zhdukura gjenden në një banesë në Vlorë. Babai: S’e di a do t’i fal”

  1. Lexusi says:

    Mos shkruni kaq shum ee…

  2. salem says:

    C’kini me ato.Lerini rehat,ashtu duan ashtu le te bejne.
    Nje fjale e urte thote:”dhija qihet cjapit i ha bytha.”

    1. Agroni says:

      batuta me idjote deri tani, e para kane kryer krim pavaresisht kunder kujt, e dyta njera eshte 14-vjece, edhe do te thote minorene, prandaj ne vend te thoni shyqyre qe i gjeten po na ben ironin me fjale popullore, edhe personi qe istrehonte duhet denuar, mendimi ime

      1. E verteta says:

        po eshte e vertete qe personi qe u dha shtepine te denohet me nje gjobe aq se e permban legjistacioni ne fuqi. Po ma ha mendja qe do te kete ndonje klauzion per tu dershkuar.

    2. ballafaqimi says:

      ca do te thuash me kete shprehje ti shoku cjap ??

  3. LORA says:

    Fjala e urte e popullit,-“me mire djepi bosh,se shejtani brenda”-duket se ka buruar nga histori te ngjashme me ate te ketyre vajzave shtriga.

  4. Dritëroi says:

    Sigurisht që babai dhe nëna, Kajtazët, duhet të shkojnë me vrap, t’i marrin vajzat dhe t’i sjellin në shtëpi dhe, me aq sa dinë dhe aq sa munden, t’u flasin atyre, t’u thonë se i duan si dritën e syve dhe së cfarë rreziqesh dhe pasojash i presin, nëse vazhdojnë me sjellje dhe veprime të tilla dhe nëse shpejtojnë të shkëputen nga familja të parritura dhe të papjekura mirë, të pasiguruara nga ana financiare dhe pa eksperiencën e nevojshme për të përballuar jetën vetëm.

    Dhe tani, jo vetëm për këtë çiftin Kajtazi, që ose i ka gjetur belaja me gocat e veta, ose e kanë krijuar vetë belanë me neglizhencën dhe pa aftësine e tyre për ti mbajtur vajzat në rrugë normale, por për të gjithë prindërit, nënat dhe baballarët, kudo ku janë, në Shqipëri apo emigracion nëpër botë, dua të përcjell një mesazh dhe tu bëj një rixha.

    Kjo rixha është: Mos i braktisni kurrë fëmijët tuaj, djem a vajza qofshin, por sidomos vajzat, çfardo që të ndodhë me ta, çfardo që të bëjnë ata, edhe kur i keni në shtëpi, edhe nëse për çfardo arsye ata kanë ikur dhe e kanë braktisur vatrën e familjes, edhe nëse kanë marrë dëshpërimisht rrugën e krimit, rrugën e degjenerimit moral, të prostitucionit apo janë në ferrin e drogimit.

    Bëjuani atyre të qartë se në këtë botë dhe nën këtë diell, ata të jenë të sigurtë se dera e shtëpisë është e hapur për ta, kurdoherë dhe në çdo rrethanë. Sigurojini ata se, një copë bukë, qoftë edhe thatë, një dyshek e jorgan qoftë edhe në shesh a dysheme, një palë rroba e këpucë qoftë edhe të vjetra, të arnuara dhe të mballosura, një fjalë e mirë dhe një përkëdhelje prindërore nga zëmra, një palë veshë të ndjeshëm e të gatshëm për t’i dëgjuar kur ata duan të zbrazen për cfarë i ka munduar, për çfarë kanë ëndëruar apo për çfarë janë penduar, pra siguroini ata, fëmijët tuaj, se të gjitha ato që fola më sipër, i kanë aty, tek zëmra dhe tek shtëpia prindërore, kurdoherë, në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht.

    Kjo është mënyra më e sigurtë që, nëse egziston qoftë edhe një mundësi e vetme, qoftë edhe një shteg i vetëm, që fëmijët tanë që kanë humbur rrugën dhe janë përplasur në humnerat e fatit njerëzor, të rikthehen në jetën dhe në botën humane.

    Por edhe nëse, ky shteg nuk egziston, apo nuk gjëndet, apo edhe kur gjëndet ata fëmijë-viktima nuk dinë apo nuk duan ta përdorin atë, përsëri, ajo siguria prindërore, siguria se dikush është aty për ty, në cdo moment, pa kushte dhe pa shtirje, do ti bëjë ata të ndjehen se kanë një vlerë të paçmueshme, thjesht sepse egzistojnë në këtë jetë për dikë, për prindërit e tyre.

    Dhe njëherazi, kjo është e vetmja mënyrë për ata prindër që kanë rënë në këtë mënxyrë, që ti japin një kuptim bazë jetës së tyre, egzistencës së tyre, e çfardollojshme të ketë qëlluar ajo.

    Dhe, si në asnjë qasje a marrveshje njerëzore tjetër me vetveten, ky pakt prindëror, me dhe për pjellat e tyre, është unik në harmoninë e plotë të instiktit bazë natyror të mbijetesës nëpërmjet riprodhimit me universin e shpirtit njerëzor dhe me labirinthet dhe pikëpyetjet e egzistencializmit.

    1. ANI says:

      Kryeveper cfare keni shkruar dhe sa bukur e keni shprehur!!Sa s.h me kishte marre malli per njerzillek edhe llogjike. PAtjeter siguria dhe falja prinderore do i beje te pendohen shume…por do i jape edhe ngrotesi shpirterore. Komplimente !!

  5. Tema says:

    T’ju jepet banes sociale në tiran dhe pastruese në ministri

  6. Raldi says:

    Jam plotesisht dakort me sa shkruam mesiper zoti Dritero.Femijet,qofshin djem apo vajza,po nuk i pranoi familja,ashtu si ata jane me te mirat e te keqiat e tyre,(produkt i familjes dhe ambjentit ku jane rritur),po nuk gjeten mburojen dhe ngrohtesine familjare,i shtyn me duart e tua ne humnere.Ndaj,femijes deren duhet tja mbash hapur dhe zemren te ngrohte.

  7. Angela says:

    mendimi im eshte ti cojn perpara ne shkollen e riedukimit mbasi ta kuptojne se cfare u kan bere prindeve te tyre e tu kerkojn falie se ndoshta e perserisin prap

    1. Njeriu says:

      Duhen falur por duhet te kerkojne falje prinderve dhe te shpjegohen ne prani dhe te nje psikologu cfare e si ?Zoti fal, pse te mos fal njeriu.

  8. sit.. back and relaks → says:

    ti marri shteti ne kujdesje se po nejten ne shpi kane me i ther naten te gjithe njerezit

  9. niazi,.'.. says:

    Per mendsimin tim….ministria e punes…ose ajo e kultures duhet te ngreje ….kampe riedukimiiiiiii ku keto motrat…edhe ajo minorenia duhet te akomodohen dhe te shpien ne zona te thella malore dhe larg familjes te punojne pune buqesie dhe te shkojne ne shkolle nen mbikqyrjen e punonjesve sociale dhe psikologeve deri sa te edukohen dhe deri sa te kuptojne se cèfare eshte dashuria dhe respekti per prindrit….qe kur te kujtojne prindrit tèju dridhet buza tèju dridhet…

  10. DENISI says:

    ato motrat se kishin per here te pare qe benin sjellje te tilla
    motrat kane nje sjellje agresive dhe per kete duhen kurohen e t bejn nja 5 vjet burg e madhja dhee vogla shtepi reduktimi per moshat e vogla si kishte ne kohen e enverit.
    mos i mbroni kaq shume ju ketu se po i beni engjell apo dhe ju kshu i keni femijet qe vjedhin vrasn therin e shkojne me 10 meshkuj qe kur mbushin 16 vjece? c eshte kjo ise bejn krim dikush dhe ju i mbroni a jeni ne terezi o njerez? kur nje person do te vrasi njerzit e shtepis djeg dhe shtepine c mund te presi nje vajze e thjeshte qe eshte ne klas me kto femije mostra dhe agresive ?
    dhe e fundit kto kane njerez mendoj une qe i kan ndihmuar s jane vetem s kan ber vetem me koke te tyrearsyetoni me me tru ,se dihet qe po lind nje brez i ri kriminel i paedukate dhe me vese droge vjedhje prostitucion
    jo te gjithe te kuptohemi por ja qe kemi realitete pa fund .
    shkolla edukimi familja jane baza .
    familje dobet e pa civilizuar fanatike
    ARSIMI ZERO PRODHON FEMIJE T PA EDUKU,INJORANT E DERRA.

  11. Vjosa says:

    Komplimenti per z. “Driteroi”……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje