Pas intervistës që dha një ditë më parë ish-kryebashkiaku i PS-së për 3 mandate në Pogradec, Artan Shkëmbi, në analizën e tij për humbjen e kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, ku bënte përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës, ka reaguar kandidatja humbëse, Diana Mile.
Në një reagim dërguar dje në gazetën ‘Dita’, Mile shkruan se:
“Dje lexova, analizën e zgjedhjeve për bashkinë e Pogradecit nga ish kryetari i saj. Ashtu siç shprehet ish-kryetari, “Këtë gjithkush e ka kuptuar në Pogradec…” Gjithkush e ka kuptuar dhe jo vetëm në Pogradec, që këtu u bë Pazar nga drejtuesit, ku ishte dhe ai pjesë, ndërkohë që 16 024 banorë votuan ndershmërisht kandidaturën time, të ASHE-së.
Kandidaturë e mbështetur fort nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishte e përshtatshme edhe për 16 mijë bashkëqytetarë të mi që unë i falënderoj.
Kjo kandidaturë ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit.”
Ajo vijon më tej me akuza ndaj ish-kryebashkiakut duke thënë se nuk ka punuar asnjë ditë për fitoren e së majtës.
“Ju zoti ish kryetar nuk punuat asnjë ditë pro fushatës së përbashkët PS-LSI sepse do punonit për veten.
Zoti ish kryetar e dinte që unë kam strukturuar bashkinë në mandatin e tij të parë, (mandat i suksesshëm që ja shiti këtij qyteti për 12 vjet), hartova dhe miratuam në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, maj 2005, një plan të qendrës së Pogradecit në funksion të turizmit të cilën ish-kryebashkiaku nuk e vuri asnjëherë në zbatim për t`i hapur rrugë bashkëpunimit me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, për të zaptuar hapësira publike, për të prerë pemë, për të flakur rëndom në lulishte bustet e dy heronjve të Pogradecit, për të zbehur dhe cenuar imazhin e katedrales së re duke ndërtuar vetëm pallate 12 katësh” shprehet Mile.
Në fund ajo thotë se pazari në Pogradec vijon edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
“Nëse ju aludoni për kandidaturën time, përse kryetarja e këshillit bashkiak mori vetëm 16 vota nga 21 këshilltarë të koalicionit të majtë…ai votim ishte pjesë e pazarit ku ju ishit i përfshirë.
Me kontributin tim individual i shërbej qytetit tim edhe pas humbjes së këtyre zgjedhjeve. Ku jeni ju nga dita që dhatë dorëheqjen… merakosem për këtë Shqipëri se si ta lanë ty në dorë të zbatoni reformën historike, administrativo-territoriale.
Opinioni juaj që Pogradeci nuk është bastion i majtë nuk përputhet me profesionin tuaj të hershëm si matematicien.
E për të mos vazhduar shumë gjatë po ju kujtoj dorëheqjen time në vitin 2006 dhe të gjithat kundërshtitë e hapura kundër asaj që bëje dhe dëmtonte qytetin tim, thonë që: Ndjenja më e keqe është inati”, përfundon reagimin e saj Diana Mile.
Artan Shkembi te heshte shkateroi Pogradecin dhe la socialistet ne balte ,ne Pogradec do te hyje ne histori si kryetari qe iku me bisht ne shale,pa mbaruar mandatin,nuk ka qene kurre socialist dhe nuk ka ndihmuar kurre nje scialist te vetem ,Rama e njohu mire dhe ka bere gabim qe i ka besuar nje post ne adminstrate,ky njeri eshte kryetari i bashkise me me shume ceshtje penale te hapur se askush tjeter,Pogradfeci eshte aty dhe socialistat,Ky lepur me emrin Artan te zhduket nga Pogradeci Aty ku nuk i ka mbet asnje mik dhe shok vec,karaktainat dhe katrahures qe ju la Pogradecareve.Ne Pogradec nuk humbi e majta,nuk fitoi Pd, fitoi kandidati qe vinte nga e mjata qe beri njue fushate ndryshe dhe meritoi fitoren!
Kandidatja e LSI qe humbi ne PG mund te kete patur vetem 10% pergjegjesi per humbjen Mekatin dhe pergjegjesine e pati ish kryetari i LSIse te PG icili shkaterroj teresisht marrdheniet nder-qytetare duke larguar nga puna dhjetra punonjes kur ish me PD socialiste e kur u be mePS demokrate e socialiste dhe ata me 21 qershor u bashkuan e i trguan vendin LSIse e Meta kryetarucit hajdut e kr terrriminel dhe tani eshte zhdukur ne Amerike.PS edhe nje Rom te sakte te kishte vene kandidat per ne bashki i kishte te fituara zgjedhjet pra ajo u penalizua vetem per shkak te LSI qe ne pogradec ka mbjelle terror e pa siguri me ata servile qe vuri ne poste te ndryshme si fjala vjen pse te merrte ajo shendetesine kur ministri isaj qe iPS(Beqja) mire kur ishte Vasili i LSI dhe qe beri katrauren.Pyesim znj.Mile si arkitekte e komunes si ja dha lejen Kryetarit te ndertoje Pallat 6 katesh ne mes te shtepive 1-2 kateshe ne tushemisht kete duhet te prishi te parin Rama.Sa i takon Artan shkembit eshte turpi me i math qe u katapultua ne qeveri kur te gjithe Pogradecaret kane urrejtjen me te madhe se per asnje kuader tjeter vendi i tij edhte ne burg ore zoti k/Minister.
A.Shkembi,nuk ka qene vetem ish kryetar,por dhe ish “kryetar” i PS,ne Pogradec.
Mbas dorheqjes,PS-ja ne kete bashki,nuk mund ti realizonte objektivat,me nje kryetar “kukull”!
Fushata e D.Miles,ka qene mediatike,kurse e A.Shkembit,me grupet e interesit,rezultati flet per Shkembin.
Pjese e humbjes eshte dhe A.Shkembi,si perceptues i shkelqyer,ai e kishte llogaritur humbjen dhe per veten e tij.
Ne rrugen e gjate 12 vjecare,Shkembi ka gabimet e tij.
Pogradeci dhe Mokra,jane bastione te majta,pjesa tjeter,kane prodhuar vazhdimisht kandidate te djathte,(E.Gjana,B.Kadilli etj).
LSI-ja,humbi ne bastionin e saj,ne Starove!
Socialistet ne teresi,nuk jane te kenaqur,nga politika e emerimeve ne administrat,sidomos ata qe jane pushuar nga PD-ja.Shkembi me shume se gjysmen e bashkise e ka mbushur me te djathte,per te mos thene te gjithen.Semundja e socialisteve,per tu dukur si demokrate,per ti patur te gjithe “njelloj”,pasi marrin pushtetin,ndikoi dhe do influencoj edhe ne zgjedhjet e tjera.
Pogradeci ka nevoj per kryetar PS-je,Rama duhet ti krijoj mundesi bazes,Shkembi ka dhene dorheqjen !
Pazar,betonim,sabotim, jan tre tema që qdo zyrtar i lart përballet.
Artan Shkembi eshte fitues ne cdo zgjedhje.Nuk ka shanc qe ta anatemoje asnje bashkepunues i sales ,qofte nga partia e pedes qofte nga partia e metes ,sidomos nga vitet 2009 2013.Artan Shkembi eshte i majte qe ka treguar veten se nuk i sherben sales ne asnje moment.Rama dhe mata gabuan qe nuk e perfillen ne keto zgjedhje.Ndryshimet pozitive ne pogradec i perkasin punes se tij.Eshte nga ata te majte qe ne momentin qe meta do bashkohet me lulushin nuk do perfshihet ne keto pazare ,sic nuk eshte perfshire.
asnje ska goje te flas per Tanin qe edhe po te kandidonte perseri ….perseri e fitonte bashkine ne POGRADEC,,,pavarsisht pakenaqsive qe ka ne qytet .pse nuk doni ta pranoni qe fitoi ne POGRADEC 1 perfaqsues i 1 firme ndertimi kundrejt 1 femre qe edhe nga partia e saj nuk u mbeshtet u pergojos dhe u baltos nga vete anetaret e lsi.ne thelb fitoi perseri 1 majte,,,qe megjithe kembenguljen e pd,,,nuk i ngriti 2 gishtat lart,,,por perseri fitoi.
Z.Bucimi. Dakortesohem me cfar shkruani, jane me se te verteta.Une doja vetem te shtoja se pallati ne tushemisht ajo shemtire e vertet ne ate fshfat te mrekullueshem e ka ndertu Baba uturaku . Ky pallat u ndertua per biznes, dhe mesa kam dijeni nuk eshte shitur asnje hyrje,LSI ky kancer i vertet ne zemren e Shqiperis. Bravo popullit Pogradecar qe i dha nje mesim te mire ktyre hajnave.
Qe Shkembi si cdo kryetar ne Shqiperi ja ka fut kot as qe diskutohet po qe ne Pogradec fitoi heren e fundit kunder PD ne koalicion me LSI esht fakt. Po ashtu esht fakt qe PS ne koalicion me LSI humbi. Ndoshta me mir qe fitoi PD me kandidat te majt po qe dhe ai sdo beje kushedi cfar esht shum e mundur. Nese nuk vleresohen kandidaturat po bindjet dhe ne fushate vendore faji esht joni si votues jo i partive dhe i kandidateve partiake ata per ate pune jan aty per te na mbush mendjen dhe pergjithesisht ja kan arrit ne keto vite ne asnjeher te zgjedhim si duhet.