FOTO/ Santa Quaranta, ish- kampi i punëtorëve të komunizmit, sot një resort luksoz

19 Gusht 2015, 18:08Kulturë TEMA
FOTO/ Santa Quaranta, ish- kampi i punëtorëve të komunizmit, sot

Nga Jonida Hitoveizi

 

Në kujtesën e qytetit, ai ishte vendi ku çdo verë pushonin puntorët e dalluar nga e gjithë Shqipëria. Si  tillë ka ekzistuar deri në vitet 90, për të pësuar pastaj rrënimin e madh që solli viti ‘97 e për të mbetur për shumë vite vetëm si emër, pasi askush nuk shkonte më për të pushuar aty.

Fotot e viteve kur kampi ishte thjesht një vendemër,  të vizatojnë një godinë, e cila më shumë se gjithçka është e mbushur me  gjurmë tranzicioni.

Rrënim, braktisje, deti poshtë nën këmbët e saj dhe dora e munguar e njeriut për t’i hequr pluhurat, për t’i rikthyer jetën.

Do të duheshin të kapërceheshin 25 vite,  që sot, kushdo që pushon në Sarandë të bëhet kurioz dhe të shkojë tek ish Kampi i puntorëve. “Aty nuk pushojnë më “shenjtorët” e komunizmit, siç ka pas qenë shpall klasa punëtore në atë kohë, por mijëra pushues kryesisht të ri, që i gëzohen hapësirës gjigande, plazhit të ri, diskove, restorantit dhe klubeve të ditës dhe natës. Ndërtesa e vjetër ka ruajtur formën e saj, por e bardha e re dhe arkitektura moderne kanë përmbysur gjithçka për nga standartet.

“Po çfarë ka kaq të veçantë ky vend”, është pyetja?

Nga rruga kryesore ajo që të merr përqëndrimin është ndërtesa e bardhë, tepër e bukur sa i përket arkitekturës dhe pemët që e rrethojnë. Ka një madhështi kur e sheh si kalimtar me makinë, aq sa mendon se ndoshta gjithë “hilja” qëndron tek emri i zgjedhur dhe ngjyra e bardhë.

Duket një kombinim sa joshës, po aq edhe i duhuri për atë që sheh, kur vendos të marrësh poshtë rrugën ku të bëjnë hije pishat dhe të zbulosh se çfarë gjendet këtu.

E para gjë që të bie në sy është hapësira. Santa, nuk është një nga hotelet e shumta që jemi mësuar të shohim anës detit ku shpesh të duhet të bësh garë  me zilen e mëngjesit për të gjetur vend, pasi shezlonin tënd mund të qëllojë ta zërë dikush tjetër e do të të duhet të kërkosh një cep tjetër për të ndenjur.

Santa Quaranta ka një kilometër plazh me kapacitet për 5000 turistë. Aty mund të vendosësh po ashtu të frekuentosh pjesën më rinore,  të shumëpreferuarat “shkuma party”.

Por qëllimi i këtij resorti nuk është ky. Këto janë vetëm disa nga detajet që të bien në sy si një frekuentues i plazheve shqiptare, ku shkarazi, ende pa i hedhur një sy gjithë vendit ti kupton se je brenda territorit të një resorti luksoz.

Çdo gur i vënë ka të gdhendur historinë e një investimi sa “marramendës’ aq edhe serioz, në kulturën tonë të munguar të resorteve të mirëfillta turistike.

Prej katër vitesh në këtë vend janë mbjellë rreth 2000 pemë, për të ndihmuar gjelbërimin, ndërsa godina e rikonstruktuar tërësisht si brenda edhe jashtë ofron 100 dhoma hoteli.

Investitorët janë vëllezërit Balili, një grup i suksesëshëm biznesi në jug të vendit, të cilët po finalizojnë së paku një resort luksoz në Sarandë.

Por puna nuk ka mbaruar. Ende ti sheh njerëz që përpiqen të rregullojnë dhe diçka si për t’i dhënë një dorë të fundit. Santa Quarnta inagurohet të enjten. Ditën që të gjithë  do të njihen me një resort luksoz. Resorte aq shumë të lakmuara dhe aq shumë të munguara në Shqipëri.

 

 

44 komente në “FOTO/ Santa Quaranta, ish- kampi i punëtorëve të komunizmit, sot një resort luksoz”

  1. Tema says:

    Sot ësht dita botrore e ndihmës humanitare

    1. Adriatik says:

      Santi Quaranta ????

      Ai vend njihet si Aghio Saranta….nuk eshte as shqip as italisht ky toponim.

      1. Ilir Hoti says:

        Emrat, toponimet shqiptarejane te lashta, edhe ato qe jane huazuar nga kultura rromake etj , nuk i kemi ndryshuar-ndoshta ne vite kane humbur a shtuar ndonje shkronje! Ndryshe nga greqia, Europa e civilizuar nuk ka frike nga kulturat e toponimet,perkundrazi i mbron fort! Ne Londer gjen toponime Romake,franceze holandeze daneze eetttjjj….

      2. Grekut i dhembin syte says:

        …..as shqip,as italisht,por…………….heleniqisht,deshe me thane ?!

      3. Cudia says:

        Kushedi sa para jane pastruar aty

      4. @ says:

        Sigurisht qe eshte greqisht Agious (shumes) Saranda, dyzet shenjtoret.
        Edhe italianet i thone Santi Quaranta, sipas perkthimit nga greqishtja.
        Ndryshimi i toponimeve behet ose nga injoranca, ose nga “patriotizmi”.

  2. qytetari says:

    PO Santa Quaranta c ne qe e keni quajtur !!???

    1. Adi says:

      Eshte origjina e emrit Saranda ose 40 shenjtoret

  3. SPAK says:

    eshte nje ide e mire qe zonja/zonjusha JHV ben nje reklame per turizmin.

    dhe puna ne hotel duket perfekte nga jashte..

    po pse moj zonja JHV..duhet te fusesh shprehje te tilla si:

    ATY NUK SHERBEJNE ME SHENJTORET E KOMUNIZMIT- KLASA PUNTORE…ETJ

    akoma nuk mbaruan keto shprehje nekrofagesh…?

    1. Mergim tari says:

      Sepse IDIOTI do ti nxjerri briret diku.

    2. adriana says:

      Mos e merrni kaq seriozisht kete JH. kaq di kaq shkruan. Keto rreshtat e saj, nuk thone asgje per hotelin. Nga fotot edhe mund te kuptosh ndonje gje. vetem kuptohet qe ky hoteli te cilin e ka privatizuar X I ka bere nje rikonstruksion te pergjithshem. Se sa jane kapacitetet, cfare sherbimesh ofrohen si dhe kush sherben ec e mere vesh.

      Ky pronari i ketij hoteli na paska zaptuar dhe vijen bregdetare e cila eshte prone e gjithe shqipetareve dhe kjo biba na e paraqet si vlere dhe prone te hotelit.

  4. marion says:

    Eh moj KLASE PUNTORE qe edhe pasi te GRABITEN te gjitha KAMPET E PUNTOREVE ku pushoje per 10 dite me 100 leke dhe tani tallin menderen se atje jo vetem nuk futesh dot,por as te shkon ne mendje per cmimet stratosferike!!!
    Le te mburren keta sot,por kurre nuk mund te maten me HUMANIZMIN E SOCIALIZMIT!!!
    Ne se ky qenka resorti me LUKSOZ ne Shqiperi,e MARRTE MORTJA turizmin shqiptar!!!
    Ku i ka pishinat,AKUA-LANDIN,lulishtet,parqet e lodrave per femije etj??
    Cfare cmimesh ofron per hotelin,ushqimin etj?
    Kam shkuar disa vjet rresht ne Korfuz e Turqi dhe me 30 euro ne dite per person per hotelin,ushqim 3 vakte pa asnje kufizim,pije pa kufizim qe nga dhoma e gjumit e deri ne buze te detit dhe RESORTET PLOT ME TURISTE te huaj nga marsi-prilli deri ne nentor-dhjetor!!!
    Keto resorte nuk kane patur nevoje per reklama ,se reklama me e mire jane KUSHTET DHE CMIMET KONKURUESE,pa folur per kulturen e mikpritjes,pastertine,aktivitetet artistike etj!!!
    Me fotot jepen pamje te HOTELIT,qe e quajne RESORT,por pa dashje rrefejne se aty turisti nuk e gjen dot DIELLIN se gjithcka eshte e mbuluar me tenda e zhezlongje te llogaritura ne baze te fitimit per m/2 vend!!!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pusho ti, Pucist..

      1. Ilir Hoti says:

        pucisti-marion-; po pate mundesi ,me trego adresen e hoteleve ne gredhi a turqi ku me 30 euro ke fjetje e ushqimin-pije ditore? faleminderit

        1. marion says:

          Po mire mo ti beqiri Ilir Hoti,a nuk me tregon nje here se ku eshte ky vend qe permend ti,o koqe kandari e qe u quajka “gredhi”,pastaj te ma japesh ti adresen???
          Dhe se fundi,a mund te me thuash se kush quhet RESORT TURISTIK neper bote qe na quani cdo hotel resort???
          Po pse budallenj jane bota qe te vijne aty ne dy gisht vend,bythe me bythe qe ju te fgitoni miliona???
          Shkoni mesoni nga fqinjet se si i menaxhojne resortet dhe pse andej vejne me mijra turiste nga e gjithe bota deri ne dhjetor???
          Ndersa ju shfrytezoni ca kalamaj sume,u beni ndonje SUMA PARTY,qe te lajne zhulin e dites ne darke!!
          KY NUK ESHTE TURIZEM!

    2. pjatalaresi ne Austri says:

      Pse nuk dole ti gerdalle plake komuniste ta mbroje me gjak bustin e kriminel enverit qe e terhoqen zvarre si zagar te ndyre, si e kishe premtuar kur u betove heren e pare kur u bere spiune?

      1. Vasiliqi says:

        Po ti morracaku qe qenke bere pjatalares ne Austri,mos kujton se ti e hodhe bustin e ENVER TRIMIT???
        Po te ishe kaq trim ,o burgaxhi,pse nuk e hoqe zvarre sa qe gjalle??
        Po nuk te linte jot eme???
        Po ti kur u betove si spiun per here te trete a te katert,sa kushurinj te tu fute ne burg???
        Se ne bijte e komunisteve u beme te gjithe me shkolle te larte,me ofiqe,me rroga te mira dhe sot prap ne jemi ne PUSHTET,ndersa ju ZORRAXHINJTE e djeshem dhe KELYSHET E SOTEM po hani prap MUT kot!!!
        Ju ngecte ne fyt dhe e paci HARRAM!!!
        Bisht qeni do mbeteni se KOMUNISTET NUK KA KALA QE NUK E PUSHTOJNE!!!
        Di gje ti qe keto 25 vjet ndonje ish burgaxhi qe u be minister apo deputet?
        NJE MUT qe te hane u bene!!!
        Te gjithe jane komuniste e bij komunistesh dhe ish SPIUNE te regjur!!!
        Ule koken dhe kur te vish ketu,merr me vete nje BRISK te mire dhe na e rr…. mire sumatricen!
        Ja per kaq ju duam juve!!!

  5. ggģg says:

    Po normal qe do e bejne leket e hashashit duhen investuar.

  6. Santi Quaranta ose 40 Shenjtoret. says:

    Bravo ketyre vellezerve Balili,
    A mund te me thote kush,me cfare biznesi jane marre keta dhe si jane bere pronare te ish Kampit te puntoreve?
    Goxha investim?

  7. kaonia says:

    Po si nuk te vjen turp ty qe i bene reklame ketij resorti.Po kampi punetoreve eshte blere per nje cop buke dhe gjithe saranda e di se me c leke eshte bere….Ata qe e kane bere santa quaranten ta gezojne e ti shikojne hairin por ju lutem shume lerini keto reklama se po na beni idiot me pahire,po na trajtoni sikur ne qe lexojme vijme nga ndonje planet tjeter e nuk dime se c behet.

  8. E po kjo pune! says:

    leri moj zonjushe apo zonje ironirat me klasen punetore dhe merru me faktin se sa merr shoqeria prej ketyre investimeve sepse ne shqiperi behen investime me para lloj lloi dhe publike mbetet me gisht ne goje se taksat nuk i paguan kush. Nese ishte prone publike, shteti tu jepte pronareve si aksionere apo ta mbante vete dhe ta jepte me qera dhe te merrte taksen. Po e vjedhin pronen publike dhe kjo na qenka lajm i gezuar per turizmin. Turizem qe nuk ka efektin qe propagandohet.

  9. Kritiku says:

    Ku e ka mesuar gjuhen shqipe kjo “zonje”? Artikull idioteks i shkruajtur me nje gjuhe po aq idiote. Nuk e kuptoj qe ku qendron qellimi i TEME-s qe te publikoje te tilla shkrime, qe nuk jane as per informacion?!

  10. lead says:

    Nje pyetje: ku i gjeten parate keta njerez qe e blene dhe ndertuan kete hotel?

    1. peço says:

      Ah, lumëmadhi ti! Ja, ta bëmë qejfin, i kanë bërë me paratë e drogës. Sepse këtë përgjigje do medoemos ti. Po pastaj?…
      Tani më thuaj: kush është burrë më i mirë, ky zotëria që po supozojmë se i ka paratë nga droga dhe pasi ka vënë kokën në rrezik vjen dhe i investon në vëndin e tij, apo një politikan, që vjedh taksat publike dhe i mbyll në ndonjë bankë të huaj? Le që është poshtërsi të mendosh se i kanë paratë nga droga. Kanë kaluar 25 vjetë zotëri. Gjatë kohës që ti rri shtrirë dhe gërrhet e pjerdh nga kënaqësia, njerëzia punon. Pra, ngule mirë në mëndje, punojnë njerzit zotëri!!!

  11. arian says:

    Sa dite gratis do flesh aty mi puntore

  12. Saliu i zgjut says:

    Ne italisht eshte “Santi Quaranta”, ashtu sikurse porti njehere e nje kohe quhej “Porto Edda” (Edda, vajza e Musolinit). Sidoqofte, artikuj te tille klasifikohen si publicitet.

  13. ermira says:

    Po cresort luksoz moj ditezeze.Prishen shkembinjte stalaktike mijeravjecar dhe sajuan nje gjol per shkuma parti.Hap nje foto para pak vitesh dhe shiko se si ishte e si u be.
    Po Likja i i di me mire keto pune….

  14. Dulla says:

    Mire e ke ti goce, se duket qarte se çfare fyçke je.
    Ndonje nga ata punetoret do ta kesh baba.

    1. adriana says:

      Fycka duket qarte qe eshte kooperativiste.

  15. Aheron says:

    Pa lidhje te gjitha toponimet ne jug jane greqisht,thjesht behen qesharake me keto emertime.Nuk mund te ndryshohen me zor mijra vjet histori.Eshte shume e shemtuar dhe duket e qellimshme kjo fshehje e identitetit me emra te tille pa lidhje.Te njejten gje tentojne te bejne dhe ne Dhermi psh plazhin legjendar te Perivolos po tentojne ta quajne Dhrimadh qe ne te vertete eshte deformim i emrit te fshatit ne greqisht qe quhet Dhrimadhes ose plazhet e tjera si: Gonia,MegaliHora,Jaliskari,Alevra,Dhraleos etj,tani i kane vene ca emra keta kolonizatoret qe kane zbrit nga malet me ta shpif si “Sofra e pashait” etj qe aty s’ka ndenjt as bej jo me pashallare per qindra vjet!!.Me e forta eshte qe kjo lukuni e peshtire vetem disa vjet ka qe ka pare det me sy.Po na behen dhe peshkatare,skafiste,guida turistike,hotelxhinj ne prona te huaja keta njerez qe nuk ka haber nga deti,por faji eshte i vendasve qe tregojne tolerancee dhe nuk i mbysin ne det.I solli Sali maloku disa maloke nga veriu dhe i mbolli ne Ksamil dhe ne zona bregdetare per te perzier strukturen etnike dhe per ti vene si xhandare.Keta moren guret e objekteve historike per te bere shtepiat e veta te paligjshme,ose presin ullinjte per dru zjarri dhe barbarizma te tjera pa permendur krimet dhe vjedhjet qe behen nga ta.

  16. niko says:

    Po punetor ka me ne Shqiperi!!!???Ku jane pronat e Bashkimeve Profesionale te Shqiperise?Perse nuk ka me LEJE te Zakonshme,te paguar dhe te garantuar me fleta kampi ne Shqiperi?Sa kriminele ne bashkpunim me Gezim Kalarat dhe “simbolin” e sindikalizmit Sali Berisha glaberuan te drejtat e puntoreve shqiptare bashke me pronat e sindikatave?!! Per keto pyesni dhe jo per Saranda dhe prkthime ne latinisht dhe greqisht ooooo popull!!

  17. Flamur says:

    Une shikoj e shumta nja 200 peme shumica egzistuese dhe nje ndertim te paligjshem ne forme cizmeje qe eshte bere duke hedhur gure e dhe ne det per te rritur siperfaqen e plazhit. Si rezultat eshte krijuar nje gji ne forme pellgace ku nuk besoj te lahet njeri. Sa morret per reklamen e hotelit?

  18. Paqja rente mbi Berishen dhe... says:

    Mos u merzitni fare, ju te Partise plake: ju i keni prape.
    A eshte po ajo linje Balili, e nenkrietarit te Aranit Celes?!
    Mos gjett vend varri salih berishe sekretari, qe nuk u futi as nje gjemb shokeve te tij. Saliu i pari dhe Hajdaret qe i sherbyen dhe keta sot, ramovichet, qe ende jspin tapi si Enveri, qe i marrshon flake eshtrat vetiu, sic i ndhi edhtrave te Mehmet b Shehut…
    Gjaku e djersa e tere te ndetshmeve, ju dorezua Valter dhenderrit te nenkryetarit te Kushtetueses, dhe milinioeret e tjere, qe flasin ne emwr te luftes kunder komunixmit, qe jane vete ata dhe keta sot…

  19. kocka says:

    Keli Balili, Bako Balili, numrat nje te hashashit dhe krimit ne stiar. Bandat e 97, tani miq te ngushte te Ilir Metes , dhe pronare te bere nga leket ehashashit.

    Perpara rilindja.

  20. GAMORI says:

    PSE KA VDEKUR KLASA PUNETORE NE SHQIPERI PER TE KALU ATY PUSHIMET ??????????????????????????????????????????????????????????

  21. Onkezmi says:

    E vertete eshte qe atje nuk sherbejne te djeshmit,por te sotmit,hajdutet,kriminelet,e Sales,Metes,Rames dhe co.Mos u quravitni me te djeshmen,po gjykoni te sotmen,qe me para te pista,biles dhe vjedhje bange,mundt te besh mrekullira apo jo diskutues…?!

  22. plaku tjeter I VJETER says:

    Nje palo shkrim ,qe as reklame nuk ben dot.Sa per shqipen nuk ka vend te flasesh sepse kjo J H V nuk e di nga bie ,ka kopjuar nga gjuha italiane nje emer te perdorur prej tyre por vetem per t’u dukur “se di pak italisht”

  23. Tarras Zhapkoqi says:

    Nga e gjete këtë shenjtorë e komunizmit, moj mëkatare e kapitalizmit?

  24. populli says:

    eshte e nipit te Ilir METES ,NE BASHKPUNIM ME TRAFIKANTET E HASHASHIT,DHE SKAFISTEVE.

  25. Argon-aftet says:

    Kjo eshte bashkejetesa ne Albanistan.
    Mjafton te thuash Allah,Hoxhe,Mufti,Prift jo Papa,as Ajios Saranda se eshgte Greke.
    1000 vjet Bizant Orthodoks me identitet Greke dhe flamur armiqte e ketij kombi Ilyro-Epirote jo vetem qe i ndryshuan emrat e te gjitha toponimeve dhe vete Historine tone te perbashket me Greket por na japin edhe leksione.
    Ngriuni se njehere kemi lindur dhe zhdukni nga faqja e dheut armiqte e Skenderbeut dac fashista dac arabe,kjo eshtge e verteta.

  26. Ali pasha says:

    Paradokse shqiptare!!!fle me dhi..mengjezi te kap duke shitur droge…mbasdite te japin leje ndertimi..dhe mbremja te ze me resort!!!

  27. Ali pasha says:

    Paradokse shqiptare!!!fle me dhi..mengjezi te kap duke shitur droge…mbasdite te japin leje ndertimi..dhe mbremja te ze me resort!!!

  28. enverdjali says:

    Kampi i Punetoreve nuk i takonte vellezerve Balili te cilet e moren me dhune ate kamp. Ky kamp i takonte ta privatizonte ish drejtori i ketij kampi i nderuari Gezim Dusha sepse ai ka kontribuar aq shume per ate kamp sa asnje njeri tjeter. Gjithe kohen qe Gezimi ka qene drejtor e kalonte me shume ne kamp se sa ne shtepine e tij. Eshte i vetmi qe ka punuar me shume nga kushdo tjeter dhe me perkushtim per ate kamp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje