Shembet fasada e godinës karakteristike “6 këndëshi”

17 Gusht 2015, 11:49Kulturë TEMA

Në qytetin muze të Gjirokastrës është shembur gjatë natës një pjesë e fasadës së një godine karakteristike në “Qafën e Pazarit” të njohur si godina e “Gjashtëkëndëshit”.

Godina ishte e amortizuar dhe pronarët shpesh kishin bërë apel për ndërhyrje, pasi e ndodhur tek Qafa e Pazarit, një zonë tepër e frekuentuar nga turistët mund të përbënte rrezik.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak kanë qenë reshjet e shiut. Ndërhyrjet për mirëmbajtjen e këtyre shtëpive në këtë qytet bëhen të autorizuara nga administrata e Mirëmbajtjes së Monumenteve të Kulturës.

Është koha që ndërhyrje për mirëmbajtjen e tyre të bëhen jo vetëm në Gjirokastër por edhe në Berat dhe Krujë.

2 komente në “Shembet fasada e godinës karakteristike “6 këndëshi””

  1. DD says:

    KJO NA KUJTON FABRIKAT E KOMBINATET E KOHES SE ENVER HOXHES QE U PRISHEN NE KOHEN E SALI BERISHES…SI NDERTIME KOMUNISTE’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje