INTERVISTA/ Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë

13 Gusht 2015, 09:24Kulturë TEMA

Tek pragu i shtëpisë së shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, të pret bashkëshortja e tij, Sadija, e cila, me bujarinë tipike të shkodranes, të fton që të futesh brenda. Në dhomën e mbushur me pikturat e dhuruara nga artistët, qëndron i ndezur një televizor plazma, që bën kontrast me orenditë e vjetra të shtëpisë. Përveç punës së përditshme, të hedhjes në letër me anë të makinës së shkrimit, çifti Agolli kalon kohën duke ndjekur aktualitetin politik, kulturor dhe social të vendit përmes televizionit.

Për gjithçka kanë një mendim të tyrin, gati në sinkron të plotë me njëri-tjetrin. Çifti Agolli i kthehet kohës së artë, kur kalonin ditë dhe netë të gëzuara me miq të veçantë që i vizitonin. Rugova, Azem Shkreli, Ali Podrimja, janë disa prej të shumtëve që ishin të ftuar të çiftit. Por edhe akademiku i shquar kosovar Rexhep Qosja. Për të gjithë e ka një vlerësim, por edhe vërejtje, siç është debati që rindizet herë pas here mes Qosjes dhe Kadaresë, lidhur me pushtimin osman, çfarë solli dhe mori ai dhe pse Shqipëria është pjesë e Perëndimit.

Si ishin takimet me akademikun Rexhep Qosja?

Herën e fundit u takuam kur morëm medalje nderi nga Presidenti i Republikës. Qosja duhet të jetë një pikë referimi për studiuesit e rinj. Mendimet e tij të hedhura në letërsi dhe në albanologji, janë të pakrahasueshme dhe të paarritshme. Dhe mendimet që ai jep për aktualitetin janë të qëlluara. Është këshillues i mirë. Edhe kur flet dhe jep këshilla për ngjarje dhe situata politike është racional, dhe për më tepër i thotë me një leksik të pastër gjuhësor dhe letrar. Duhet të dëgjohen mendimet e tij, është një intelektual që nuk e ndesh shpesh. Është një njeri që i ka dhënë shumë Shqipërisë, veçanërisht trevave të Kosovës, me veprën e tij të madhe.

Jo vetëm veprën që analizon traditat tona, rilindësit etj, por edhe me polemikat e tij të forta me serbët, me historianët e tyre, me shkrimtarët e huaj, jo vetëm të Ballkanit. Ka qenë në krye, në fillim të viteve ’80-të, edhe më përpara, të kësaj polemike. Rexhep Qosja, është një njeri me përvojë të madhe dhe një njeri me kulturë të gjerë. Është personalitet, që çdo komb tjetër po ta kishte, do të krenohej me të. Sado që të hidhet baltë mbi këto personalitete të larta të kulturës sonë, nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Nuk mbulohet Mali i Sharrit, me një grusht dhe.

Po Kadareja?

Edhe Ismail Kadare është një personalitet i dalluar. Veprat e tij kanë folur për ‘të më shumë se kushdo. Ai është një përfaqësues i denjë i vendit në botë. Ndërsa sa i përket kritikave ndaj tij unë jam i mendimit që asnjë kritikë nuk mund të dëmtojë imazhin e tij. Kadareja nuk mund të dobësohet nga kritikët e ndryshëm. As Qosjen dhe as Kadarenë nuk e dëmtojnë kritikat, nga kushdo që të vijnë ato. Janë personalitete të shquara të kombit. Veprat e tyre kanë mbetur pjesë e kulturës sonë dhe ne duhet t’i vlerësojmë dhe t’i lartësojmë ato.

Z.Agolli çfarë mendimi keni për debatet mes akademikut Qosja dhe shkrimtarit Kadare?

Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë. Ose jam dakord me të dy, sepse dhe Qosja ka të drejtë kur ngulmon se shqiptarët kanë marrë dhe përfituar shumë nga 500 vite të sundimit otoman, siç kanë pasur dhe shumë pasoja nga prapambetja që na ka lënë pushtimi i tyre. Po ashtu dhe ngulmimi i Kadaresë se ne duhet të shohim drejt Perëndimit është i drejtë, aspiratë e hershme e shqiptarëve, që u nis nga princat shekuj më parë. Por nga ana tjetër nuk mund të kemi kompleks veset dhe zakonet që kemi marrë nga bashkëjetesa e detyrueshme me sunduesit otomanë dhe nga të gjithë popujt e tjerë.

Popujt vazhdimisht kanë marrë nga njeri-tjetri. Lindja nuk është krejt zi. Ka vlera pa fund dhe ne disa prej tyre i kemi marrë. Pastaj ne kemi vlerat tona. Një shqiptar, siç thoshte dhe Konica, edhe po të jetojë në Perëndim për shumë vjet, dallohet që është nga vendi i shqipeve në mënyrën se si ecën duke u tundur nga pak. Sikur ndjek ritmin e daulleve të valleve të burrave. Ne identifikohemi kollaj. Kemi identitetin tonë dhe duhet ta ruajmë me fanatizëm. Nga ana tjetër e kam thënë edhe më herët, që kjo polemikë i dha rezultatet e saj, sepse u diskutua për disa probleme tepër të ndërlikuara, megjithë përdorimin e gjuhës edhe jo të këndshëm, të atyre që ndërhynin në këtë polemikë dhe që ishin tepër të ashpër.

Të ndërhyrjeve të të tjerëve e them, jo të dy personazheve, që e diskutuan këtë gjë. Ne duhet të mësohemi të diskutojmë në mënyrë letrare dhe të mos imitojmë politikanët në debate nëpër kuvende. Sepse, politikanët flasin me gjuhë tepër të ashpër, tepër ofenduese. Kurse shkrimtarët, duhet të flasin më me gjakftohtësi, më me argumente dhe pa u nxehur. E kam thënë dhe me një intervistë më herët që shkrimtari veprën e tij kur e nxjerr në botim, ose kur hedh një shkrim në shtyp për diskutim, ajo që shkruan nuk është më pronë e tij.

Ajo është pronë e të gjithëve. Nuk është pronë, që ta mbrojë medoemos ai. E mbron lexuesi. Kushdo mund të reagojë dhe të përfshihet. Çdokush ka të drejtë të thotë atë mendon për atë. Edhe rilindësit tanë edhe pas kaq vitesh komentohen. Një pjesë e vogël edhe mund t’i kritikojë por janë lexuesit e tjerë që i dalin në mbrojtje. Kështu që, mendoj se duhet të ndryshojë mënyra dhe stili i polemikave tona.

Dritëroi: Ishte vera më e vështirë që kemi kaluar

Dritëro Agolli thotë se bashkë me Sadijen janë të detyruar të nisin dhe mbyllin ditën me njëri-tjetrin.

“Preokupimi ynë i përditshëm, siç po e shihni, është shëndeti. Jemi të ngujuar. Gjendja shëndetësore na ka bërë të strukemi në shtëpi”-thotë shkrimtari që prej disa dekadash banon në katin e katërt, të një pallati të vjetër, afër qendrës së Tiranës. “Këtë verë, për herë të parë, nuk lëvizëm dot për në Tushemisht dhe mezi e kemi përballuar vapën. Atje është freskët dhe kalohet kollaj vapa. Ishte një nga verat më të nxehta dhe më të vështirat që kemi kaluar.

Sadija gjithë ditën merret me mua. Është e përkushtuar dhe e lidhur me gjendjen time, siç ka qenë gjithë jetën. Por këto kohë gjendja ime e ka e munduar. Më duket sikur e kam lodhur, edhe pse ajo kurrë nuk ankohet. Ndërsa pjesën tjetër të ditës Sadija merret me punët e shtëpisë. Një pjesë të kohës na e zë dhe biseda që bëjmë, duke kujtuar të kaluarën tonë. Kemi episode të bukura. Pastaj janë miqtë që na kujtojnë dhe kjo na bën të ndjehemi të lumtur. Pastaj, në orare të caktuara të ditës, kur Sadija më heq oksigjenin, presim ndonjë të afërm të familjes. Po ashtu gjatë këtyre ditëve jemi marrë me përmbledhjen e librit që kemi në dorë. Të shkruar së fundmi”-thotë Dritëroi.

Sadije Agolli, që i qëndron prej vitesh afër të shoqit, e ndihmon, veç të tjerash, edhe për të vijuar krijimtarinë letrare. “Dritëroi nuk arrin të shkruajë dhe na duhet që të përfshihemi të dy. Në fillim i kemi shkruar në letër dha tani jemi në fazën e shkrimit në letër me makinë shkrimi. Kjo do kohën e vet. Ia rilexoj Dritëroit, para se t’i shkruaj. Është proces i ngadaltë dhe na merr një pjesë të mirë të ditës”-thotë Sadija.

Z.Dritëro, thatë se shtëpia juaj ka qenë një derë e hapur për miqtë…?

Gjendja e rënduar shëndetësore më ka detyruar që të mos pres dhe aq shumë miq sa dikur. Por ngrohem kur dëgjoj nga Sadija se mori filani në telefon dhe na dërgoi të fala. Është kënaqësi kur dëgjon se njerëzit kujtohen për ty. Sidomos në këtë moshë. Na marrin të njohur, artistë të ndryshëm, shkrimtarë nga të gjithë trojet e deri te njerëzit e thjeshtë që nuk i njohim. Na vjen keq që nuk i ftojmë në konakun tonë të gjithë për shkak se gjendja ime e rënduar na pret hovin dhe dëshirën. Ne jemi mësuar që shtëpia jonë të jetë plot. Këtu kanë bujtur miq nga të gjithë trojet. Mikpritja e mikut është dhe ka qenë një nga zakonet më fisnike të të gjithë krahinave. Ne e kemi trashëguar. Dhe në familjen e Sadijes, shtëpia ishte gjithmonë plot dhe me miq.

Me çfarë e prisnit mikun?

Sadija na bënte hyzmet (shërbim) dhe pastaj uleshin të gjithë duke kuvenduar. Pinim ndonjë gotë dhe kemi kënduar deri vonë me disa prej miqve që kanë kemi pasur nderin t’i kemi në shtëpi. Disa prej tyre nuk janë më. Me Poradecin, Petro Markon, Fatos Kongolin, kemi ndarë pafund kohë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Nuk shkulen nga mendja miqtë e mirë. Edhe shkrimtarët jashtë Shqipërisë zyrtare i kam patur miq në shtëpi. Ali Podrimja, vigani i poezisë shqipe, ka qenë disa herë. Edhe publicistin Ramiz Kelmendi e kam mik të mirë. Gëzohem kur përmendet shpesh edhe emri i Azem Shkrelit në media. E kam pasur mik të ngushtë. Një javë para se të vdiste, ishte te unë në shtëpi. Azem Shkreli, ka qenë edhe përpara dhe ka fjetur në shpinë time afro 10 ditë, bashkë me Ali Podrimjen. Tani që po e mendoj, edhe i ndjeri Ibrahim Rugova ka fjetur në shtëpinë tonë. Të shumtë kanë qenë personalitetet që kemi pasur mundësinë t’i kemi mysafirë.

Cilin nga politikanët e brezit të ri vlerësoni?

Albin Kurtin. Është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet.

Si ishte Rugova?

Atë e kam njohur qysh herët. Ishte njeri i urtë, dhe shumë i mendueshëm kur fliste. Në çdo takim që kam pasur,  kemi diskutuar për çështjen shqiptare, por dhe letërsinë në përgjithësi. Njihte letërsinë botërore, franceze dhe atë ballkanase. Kishte kulturë të gjerë. Dinte të dëgjonte dhe kjo ishte një armë e fortë e tij. Disa herë që e kam takuar kemi diskutuar, përveç letërsisë, edhe për situatën në Kosovë. Më ka treguar shumë gjëra për Kosovën e asaj kohe. Nuk kishte shumë informacion se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe pse unë vazhdimisht kam pasur takime me shkrimtarë të Kosovës dhe më njoftonin.

Kisha merak situatën atje, por e dija se djemtë e UÇK-së do ta çlironin. Tani kënaqem kur shikoj në televizion ndonjë emër të ndonjë personaliteti që njoh në Kosovë. Disa prej tyre kanë shkelur në shtëpinë time, dhe sot janë në poste drejtuese. Por ajo që më shqetëson janë ngjarjet e fundit që po ndodhin. Po na tregonte një mik që kemi në Skënderaj, se ata që luftuan, nuk kanë vepruar siç duhet në politikë. Në atë kohë më pëlqente entuziazmi i tyre, por sot në politikë kur dëgjoj se disa prej tyre kanë bërë dhe gabime nuk më vjen mirë. Nuk duhet të kishin shkelur mbi idealet e dikurshme. Rasti i Gjykatës Speciale është një nga gabimet e fundit. Nuk duhej ta mbështesnin këtë Gjykatë, ata që bënë luftë të pastër për lirinë e popullit. Shqiptarët nuk kanë bërë asnjëherë krime ndaj popujve të tjerë.

Shekulli

35 komente në “INTERVISTA/ Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë”

  1. Tiku says:

    Nuk je dakort me ata te dy se je komunist akoma

  2. petro says:

    A mund te degjohen me njerez qe 3/4 e jetes se tyre te zezes i kane thene e bardhe. Ndaj Shqiperia nuk shkon perpara, se komandohet nga mendimet e vdekura.Turp.Mjaft me keta.Jemi ne shekullin e 21.Jemi ne vitin 2015.S kemi degjuar asnje ndjese nga keta per genjeshtren e madhe me te cilen kane ushqyer nje popull.Nuk ia vlen…

  3. E po kjo pune! says:

    i nderuar Dritero, pac jete te gjate se te gjithe kane nevoje per urtesine tuaj. Brezi juaj eshte thelbi i identitetit shqiptar, tani na mbyten rryfjanet dhe sharlatanet dhe sot idealistet jane specie ne rrezik dhe vepra juaj vec frymezon dhe mban shpresen ndezur…

    1. petro says:

      Epo faqja e zeze…E quan Driteron idealist? I ciles pune je ti, or mik? mos je i asgjeje? Po nuk qe Driteroi me shoke qe e ushqeu kete popull me genjeshtrat e diktatures?Po pyete nje here sa pension merr?E c te ardhura te tjera ka nga familjaret?o dite e zeze.Paria e Tiranes ne veprim shkaterrues akoma.

      1. arbereshi says:

        O petro mavria ky forum ka shume injorante sepse koha sot eshte e tyre po ti qeke mbi te gjithe. Driteroi eshte botuar edhe brenda edhe jashte dhe veprat e tij jane vlersuar me shumejashte se brenda.Vepra e tij eshte nji, nuk eshte nje veper per te rrejt ata jashte dhe vepra tjeter per perdorim te brendshem, kur nuk mer vesh rri rrehat miku im me gjithese po ta dije dhe ta kuptoje qe je trongull do te ishe shume i zgjut.Vazhdo ne idjotesine tende se ne fund te fundit nuk demton njeri

        1. petro says:

          arberesh, nese do te takoheshim do t me kerkoje te falur, po nejse, s ka problem.Paradoks eshte se njerez si ju doni te ndertoni demokracine dhe s mund ta ndertoni se me trute qe ua kane mbushur me genjeshtra eshte e pamundur.Po sal protopapa ishte ne Amerke profesor universiteti, apo jo, ndersa ai e paraqet iinjorant e kafshe.Vazhdo mor arberesh vazhdo.Madje jep ketu poemen Nendorada, e njeh apo nuk e njeh.Ti po flet me nje njeri qe eshte specialst.Edhe perkthimet jane bere me sponsorizimin e shtetit, apo jo, si veprat e Enverit.Po s ke faj, vazhdo te kontribuosh arritjet nga fitorja ne fitorje dhe besoj se keto arritje i dedikohen skorjeve te komuniizmit qe u kthyhen ne kapitalst me sforciim.Vashdo, jepi…

          1. arbereshi says:

            Ai profesori i universitetit i pelqen qe te jete atje dhe te thote qe filmi eshte bere per mua por nuk eshte keshtu, arti pasqyron fenomenin jo individin, profesorit i pelqen le ti pelqeje.Ajo letersi sido qe te jete ka vleren e vet per kohen qe eshte shkruar dhe kohen qe trajton, natyrisht sot eshte dekadente.Edhe e sotmja ka idjotlliqet e saj qe jane jo shum larg asaj te kaluares qe po ti maresh per nga vlerat jane krejtesisht pa vlere, ne qofte se ti mendon se arti letersia kultura e socme kane vlere qe ne te jemi krenar me te eshte mendimi jot se ne fund te fundit ne demokraci jetojme dhe ti mund te jetosh me mendimet e tua sepse nuk demton njeri.Por ne qoftese mendimin tend e nxjer do te kesh edhe pergjigje.Ju kerkoj ndjese per fjale jo te hishme te perdorura nga une ne komentin e me siperm te cilat drejtohen me shume pa adrese se sa per te ofenduar me emertime konkrete

          2. US says:

            I nderuar petro. Te lutem mos i u jep shume rendesi te paditurve te forumit. Ndjeji (fali) ata! Prezenca tende prej specialisti krijon nje disnivel te theksuar me dijet e tipave si ky arbereshi. Psh, mua me ndihmoi shume botekuptimi tend per vepren e Agollit. As qe e kisha menduar kurre ta gjykoja nga kendveshtrimi juaj. Te falenderoj per kete, sinqerisht.
            Per te mos dale nga konteksti i argumentave te zgjuar dhe fine qe ke perdorur, mund te ma shuash kuriozitetin per vetem nje element tendin?
            Ne c’qytet ose universitet te Amerikes ka dhene mesim Sali Protopapa? Do ishte fantastike te mesoj nga ty specialitetin e Saliut, doja te thoja per c’fare ka studiuar ai.
            Mbaj mend gjyshin tim kur thoshte se Driteroi genjen per Saliun, kur e paraqet si injorant e kafshe, sepse ai ka qene vegjetarian. Bile kulmi eshte se ne film del kafshe qe ushqehet me kafshe!!!
            Po pres me padurim nje pergjigje eksperti nga Ty. Thanks a lot!

            1. arbereshi says:

              HAHAHA nje cilesi teper pozitive qe e nxjer Driteroin genjeshtar, Protopapa ka qene vegjetarian dhe Driteroi genjen kur thote qe atij i pelqente dashi i pjekur se keshtu me ka thene gjyshi. NA myten budallenjte dyke treguar se nga cili brez fillon budallaliku

        2. petro says:

          dhe degjo arberesh, meso te shkruash shqip, ajo fjala mavria s eshte shqip o arberesh…Hahaha A e di se injoranca eshte force demoniake dhe nuk eshte argument…Kalo mire!

          1. arbereshi says:

            Edhe demoniake nuk eshte shqip o specialist ja kalofsh mire edhe ti por qeke nje medioker cinik qe cinizmi i llojit femeror ju nxjer ne pah mediokritetin sepse fjala injorance eshte e huaj zoti spesialist i fushes se letersise

    2. petro says:

      Epo faqja e zeze…E quan Driteron idealist? I ciles pune je ti, or mik? mos je i asgjeje? Po nuk qe Driteroi me shoke qe e ushqeu kete popull me genjeshtrat e diktatures?Po pyete nje here sa pension merr?E c te ardhura te tjera ka nga familjaret?o dite e zeze.Paria e Tiranes ne veprim shkaterrues akoma.

      1. anticensurë2587456 says:

        o petromaks,
        ça ke që nxehesh mor shpirt??
        ndoshta ai e ushqeu me gënjeshtra,por ndoshta dhe ti e etë parët e tu nuk e keni lënë mangët!!
        trimëritë e ballit po i tregoni më bukur se poezitë e dritëroit!!
        përshëmbull për betejën e madhe kundër kinezve ë bëri balli në tetor të 44ës,me atë kundër zimbabvianëve në shtator të 43shit e kështu me rradhë!!
        shko mor pirdhu me gjithë të zezat e tua!!o petromaks,kur ecën në erësirë mos e drejto dritën në sytë e tu sepse të duket gjithçka e zezë!!

      2. dritero agolli eshte kurve myslimane ,
        qe shkerdhehet ashtusi edhe kakareja ,me te gjithe ,
        mjafton te jet ne qender te vemendjes dhe fitoj pare .
        kta jane kanceri shqiperise ,kjo rrace kurvash prostitutash transa.
        me trurin e ktyre plehrave islame njeriu sduhet te shkoj as ne hale ,e jo me te degjoj e diskutoj ,cfar pjerdhin kta nga goja

  4. Kola prej ShenKolli says:

    Nuk ke faj Dritero se Ag oglly don me thane biri i ages ! E ti prej andej vjen dhe je!

  5. Tema says:

    Azem hajdari u shante nënën pleqve të lurës

  6. Kameleoni says:

    Nostalgjiket e komunizmit dhe interesaxhinjte politike per votat e nostalgjikeve, vazhdojne ta kene idhull dhe ti thurin osanara njerit nga konformisteve me te medhenj te te gjitha regjimeve qe kane kaluar ne Shqiperi, qe quhet D.Agolli.

  7. Meri says:

    Kamaleon qenke nje gomar i madh pervse gomar edhe i pagdhendur injorant. Lrag nga njerez te till.
    Kam kultur ta them me ndryshe keto qe shkrova poor njerzve si ty duhet COP tua thuash. Ti shan kollosat e letersis shqiptare qe na kan dhen emer ne bot.
    Besoj nuk ke as filloren si shkoll.
    Shko meso se te ben mire na vjen turp nga njerez si ju kudo qe jemi.

    Meri from USA

    1. kameleni says:

      Nga fjalori qe perdor ti Meri dukesh qe je nje cop dru i pa gdhendur,qe shplarja e trurit qe te ka bere Agolli dhe soji i tij,me letersine e tij konfrmiste,servile te PPSH te kane bere te pa riparueshem.
      Une moj tutkune,shkrova vetem per Agollin.Jo per te tjere,apo klloze sic pellet ti.
      Po mund te me thuash se me cilen veper te paska dhene kollosi Agolli emer ne bote ty dhe takemit tend? Me poemat Komunistet?Nentoriada?Baballaret?Apo me ate poemen qe tallej me Eurokomunistet pertej detit?Apo me ate poezine qe i thosh Papes se Vatikanit se”pellet matane Adriatikut”.
      Apo me romanin “Komisari Memo”,”Trendafili ne gote”?Apo me Zylo Kamberin,ku tall b…..en me inteligjencen shqiptare dhe larteson fshateret injorante te pa shkolluar se ashtu i pelqenin Partise?
      Po ik moj\mor injorante dhe perpiqu te lexosh ndonje gje me shume se c ka shkruar Agolli ne kete dynja qe erdhe dhe po iken akoma me injorante.

      1. US says:

        Shko bej nje vizite te doktori. Kur te te pyese c’fare ke, jepi te lexoje komentet e tua.
        DEBIL!!!

  8. Tili says:

    Unë të di përmendësh dhe nuk të shaj se je plak mos fol më se nuk jemi me te konflikti ballisto – komunist po krimi i organizuar me ne krye idhujt e tu që po sundojnë gjithë jetën e shqiptarve si kancer.

  9. Gjon Gjini says:

    Ç’mund të presësh nga injorantët?! Ata janë të parët edhe këtu si komentues sepse ata e kanë guximin t’i shprehin budallallëqet pa u menduar dy herë. Janë ata trushplarët që në tru kanë vetëm një shirit të zi për të shkuarën dhe të ardhmen, ngaqë s’janë në gjendje ta shikojnë e përfytyrojnë si të kundërtën e shiritit që u ka zënë sytë prej urithi. Po s’duhet të ndjehet kush keq; ata janë kopeja e derrave të pyllit- pasuria e pashmangshme e tij; si e ku mund të gjendet ndonjë pyll pa derra?!…

  10. Vlonjati autokton says:

    Driteroi….nostalgjik islamik

  11. anticensurë2587456 says:

    që shqiptarët nuk kanë pasur përfitime nga turku,nuk ka nevojë për vërtetim!
    që ka pasur shqiptarë që kanë përfituar nga pushtimi osman dhe kjo nuk ka nevojë për vërtetim!!
    nëse qosja e quan si të leverdishme për kombin përdfitimin që kanë pasur disa shqiptarë nga pushtimi osman,atëherë mund të them se të gjithë pushtimet janë fitimprurëse!se popujt janë budallenj që kërkojnë,luftojnë e derdhin gjak për të fituar lirinë!!
    atëherë mund të themi se sakrifica e shqiptarëve të kosovës për shkëputje nga sërbia,paska qënë një budallallëk i madh!!dhe nën pushtimin sërb ka pasur shumë shqiptarë që kanë përfituar nga pushtuesi!!
    kurse matufërisë së dritëroit sot që e mbron deri diku qosen duke thënë se “jo çdo gjë e e lindjes është e keqe”me një fjalë se disa zakone që kanë hyrë nga pushtimi osman,si larja e bythës imambajalldija dhe bakllavaja,do ti thosha se ka shumë të drejtë!!kemi fituar nja tre gjëra e kemi humbur nja 500 vjet!!
    leverdi të madhe kemi pas!
    po vazhduam kështu,me këto matufjepse,duhet që politika të drejtojë syrin drejt bangladeshit dhe zimbabves!!të kërkojmë të hyjmë në bashkimin e shteteve të dështuara dhe diktatoriale!!
    ismaili ka 1000 përqind të drejtë për pushtimin osman!!

  12. agostin says:

    Me gjithe rrespektin per Z.Agolli si shkrimtare i madhe qe eshte,sa i perket pushtimit turk ,populli shqiptare nuk ka perfituar asgje ,perveqse injorances dhe prapambetjes qe solli .Shqiptaret dhe kurdet, jane te vetmit popuj te pushtuar nga turku ,qe nuk ju lejua mesimi dhe shkollimi ne gjuhen e tyre,pasojat tashme dihen ,por duam te vazhdojme akoma me hipokrizine dhe servilizmin ndaj turqeve,pasi dihet se ka lene parazitet e tije ne Shqiperi .Rrofte gjigandi Kadare per te vertetat qe i thote Kombit.

  13. afer says:

    bo. bo, kush flet akoma, Driteroi qe qau per Enverin kur ai vdiq po edhe pas vdkjes se diktatorit i thuri vjershe! 50 vjet i thuri lavde diktatures dhe diktatorit. C’prisni me nga keta tipa?????

  14. Achileas says:

    ky mor vlla hangu me enverin han edhe ne demokraci

  15. latif says:

    Sadija eshte bere e pazevendesueshme si shoqja Nexhmie.Debati per perkatesine halldupe,apo europjane te Shqiperise,eshte nje debat koti,nje sebep per tu grindur e Kadarese,qe nuk duron dot perendi te tjera ne olimpin e letersise,pervec vetvetes.Driteroi po kalon ne vitet e paspleqerise me barsaleta,i falemi per fjalimin ne kongresin e 10 te PPSH !Po tani edhe shkrimtaret duan te jetojne,kane grua,femije dhe niper, mbesa.

  16. POPULLI... says:

    Kolera turko-mongole, perben genocidin zhdukes me kuptimplote ndaj kombit tone….Kjo kolere ndaloi me ligj gjuhen, fene ,dhe çdo gje qe ishte shqiptare…Vetem kush konvertohej ne anti-krisht kishte perfitime ne prona, taksa e ne çdo gje tjeter…Njerez perverse, te quajtur nga perendimi si “bufone oborri”, i thurin lavde pushtuesit, perdhunuesit e perçudnuesit 500-vjeçar te popullit shqiptare…Keta fekale-bufone, dikur ..”gjuanin ZOTIN me gure…Dhe s’ka si te ndodhe ndryshe, keta jashteqitje benevrekesh, qe kane perfituar brez mas brezi nga konvertimi ne fene e pushtuesit, nuk kane si te shprehen ndryshe, veçse pro favoreve te tyre si gjakprishur….Kushdo qofte qe nuk pranon genocidin zhdukes te trios anti-shqiptare me ne krye turko-mongolet, nuk ben tjtwer veçse politike kunder kombit te vet, dhe eshte thjesht gjakprishur islamik….

  17. dialektika says:

    Ismail Kadare ka shume te drejte. Kur nje popull nuk eshte i lire, kur nje populli i mohoet gjuha e tij, kur dhe nje pjese e historise se tij eshte shkruar me gjuhe te huaj,atehere nuk mund te kuptohen “te mirat” qe na jane imponuar jashte deshires sone. Eshte njesoj sikur te thuash qe Enver Hoxha ka patur te mirat e tij se ka bere rruge e fabrika…..

  18. kosta says:

    Komentet nuk i perkasin Driteroit, por jane pasqyra ku shkruesit shohin me narcizem vetveten.

  19. mëno says:

    Eshte fatkeqesi qe nje tufe injoratesh, njerez te guvave flasin e shkruajne me “profesionalizem”. Populli yne ke nje shprtehje: “qente le te lehin. karvani shkon perpara” Por keta komentues nuk e meritojne as fjalen qene. Megjithate keta jane bashkekombasit. Injorant, njerez qe duan te duken, hakmarres deri ne marrezi, mercenar dhe sherbetore te mire te te huajve, armiq deri ne marrezi te kombit te vet. Prandaj jemi ketu ku na shikojne dhe e mmeritojme. Le te degjojme injorantin Petro.

  20. Daja says:

    Me keqardhje do thoja per ca komentues si “petro” , “kameleni” a ndonje tjeter se ;
    Ose jane idjote me tere kuptimin e fjlaes,
    Ose kane ndonje problem shendetsor dhe nuk dallojne ngjyrat,
    ose jane te zgjuar por ju ka bllokuar gjysma e trurit dhe ju punon me gjysmat e kandeleve
    Agolli vertet eshte nje poet e shkrimtar tek I cili brezat e rinj krijues kane se cfare te mesojne jo vetem nga stili I tij I mprehte dhe thjeshte letrar por edhe per qendrimet e tij ne lidhje me zhvilliminet ne shqiperi.
    Agolli vetem me poemen “nene shqiperi” meriton monument e jo me me te tjerat por hani ndonje tas groshe dhe mos merrni persiper te beni trimin me dike qe tash pasi I ka bere vitet e tij plot nder pret I qete ate qe eshte e pashmangshme per asnje ne kete bote.. Respekt nga te gjithe brezat per driteroin e madh te letrave shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje