Aktiv, i bashkuar dhe mjaft i përkushtuar, komuniteti shqiptar në Uashington DC dhe zonat përreth dëshiron të kontribuojë për të sjellë në jetë nisma në dobi të komunitetit dhe të gjithë kombit shqiptar. “Të lidhur shpirtërisht me Shqipërinë, megjithëse larg, ata duan të flasin sa më shumë gjuhën e tyre, t’ua mësojnë atë fëmijëve të tyre, të ruajnë, kultivojnë dhe përcjellin artin, kulturën dhe zakonet e pasura shqiptare”, thuhet në një njoftim për shtyp të ambasadës së Shqipërisë në Uashington DC.
Tashmë kanë gjetur një mbështetje të qëndrueshme. “Angazhimi i qeverisë shqiptare dhe veçanërisht i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, bëri të mundur rikthimin pas një mungese të gjatë të ambienteve të mrekullueshme të ambasadës shqiptare në Uashington”, vijon më tej njoftimi për shtyp.
Falë edhe angazhimit dhe frymës bashkëpunuese të stafit të ambasadës dhe të Ambasadores së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, më 6 gusht 2015 këto ambiente u vunë në dispozicion të komunitetit shqiptar në DC për të realizuar nismën e tyre, themelimin e bibliotekës shqip pranë kësaj ambasade.
FB_IMG_1439030679830Të udhëhequr nga aktivistë të organizatave të ndryshme të cilat veprojnë në Uashington DC dhe zonat përreth, anëtarë të komunitetit mbarëshqiptar, së bashku organizuan mbrëmjen argëtuese në të cilën pjesëmarrësit kontribuan me libra, pije dhe ushqime të lehta.
Përveç soditjes së pamjeve verore nga tarraca e ambasadës dhe shfrytëzimit të hapësirës së brendshme me stil kombëtar, pjesëmarrësit patën rastin të njihen, të shkëmbejnë mendime dhe të shikojnë mundësi bashkëpunimi me njëri-tjetrin.
Gjatë një fjalimi të shkurtër, Ambasadorja Faber përshëndeti dhe falënderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit duke përfshirë edhe organizatorët dhe vullnetarët e këtij aktiviteti duke shprehur vullnetin e saj për të vazhduar bashkëpunimin me komunitetin shqiptar në DC dhe zonat përreth.
2015-08-08 06.56.02 (1)Komuniteti shqiptar bëri thirrje që të vazhdojnë të nxisin dhurimin e librave në gjuhën shqipe, gjë që do të ndihmojë në ngritjen dhe pasurimin e tirazhit të bibliotekës shqip pranë ambasadës.
Biblioteka shqip prane ambasades … !?
Perfytyroni biblioteken anglisht prane ambasades Britanike, Amerikane; frengjisht prane asaj franceze e me rradhe.
Bota praktikon Institutet e Kultures Shqiptare, Angleze, Italiane etj.
Te cilat themelohen ne kuadrin e marreveshjeve kulturore, arsimore, shkencore etj., midis dy qeverive. Per shembull: instituti i kultures shqiptare ne Rome, n` Uashington etj.
Misioni diplomatik eshte dhe mbetet diplomatik, i patjetersueshem.
Dy dekada me pare ne ambasaden shqiptare ne Rome u ngrit nje seksion “qejfi” le te themi, nga kengetari, diplomati, udheheqesi popullor Sherif Merdani!?. Shikoni shtypin e kohes.
Ka ardhur koha qe gjysma e perfaqesive diplomatike te mbyllen, se vetem budallalleqe, tregetira, poshtersira bejne. Ka perfaqesi qe edhe telefonin nuk e ngrene, kur ai bie brenda orarit zyrtar!?. Jashte orarit … .
Ne gjithe ate Amerike,ku luhen fatet e botes, ku gelon informacioni politik, ekonomik,dhe … , ambasada meret me librat shqip. Gje qe Noli e ka institucionalizuar 100 vite me pare.
Na njoftoni kur te organizoni ndonje Piknik, suare, ndeshje tenisi,fashion, pune orale, dhe anale.
Kur nuk meresh dot me politike, ose nuk te krijon hapsire MPJashtme qe te meresh, atehere do te perfundosh ne BiblioteKar.
I kam zili te papunet dhe narcisistet e kesaj bote!