“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që do të hapë edicionin e 14-të të DokuFestit, në 8 gusht në Prizren, të Kosovës, me shfaqjen e filmit në kinemanë e hapur të Lumbardhit.
“Those Who Feel the Fire Burning” është një udhëtim i thellë personal i atyre që gjithmonë do të kenë flakën brenda tyre.
Në errësirën e natës një anije e mbushur me shpresë goditet nga një stuhi e fuqishme. Brenda, një vajzë ankohet duke thënë se ajo nuk dëshiron të shkojë në Evropë. Papritur, një burrë i vjetër bie nga barka dhe e gjen veten në mesin e valëve të pafund e të egra. Një qytet i madh shihet nga lart përderisa një rrufe me ngjyrë e godet atë. Nga kjo pikë e tutje, njeriu i mbytur sheh realitetin nga një dimension tjetër.
“Those Who Feel the Fire Burning” tregon luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Diku pa kujtime. Diku pa zakone. Por ende me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.
Ne Prizren n’ma te bukrin vend, shqiptaret (e Kosoves) organizojne nje festival te nivelit boteror. Per cudi nuk ka komente nga arumunet dhe dua-te-jem-greket per kete ngjarje te rendesishme kulturore. Thjeshte nuk perputhet me superioriteti e tyre te pretenduar (deri ne racizem) por te genjeshtert, ndaj gjysmes se kombit shqiptar.