Dashuria platonike dhe kanuni i Lek Dukagjinit

5 Gusht 2015, 19:52Kulturë TEMA
Dashuria platonike dhe kanuni i Lek Dukagjinit

Pritje në Rinas.

Ishte pranverë, lulet sapo kishin çelur. Pjetër Nika priste në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, kthimin e djalit tij prej jashtë shtetit. Një i panjohur, ulur në të njëjtin stol pranë tij, i drejtohet Pjetrit: “Dukeni i shqetësuar?!” “Kaloi orari i mbërritjes së avionit dhe sigurisht shqetësohem për të ditur se çfarë ka ndodhur?”, i përgjigjet Pjetri. “Mos u shqetësoni fare”, ju përgjigj i panjohuri, “sepse në përgjithësi avionet mbërrijnë me vonesë. Mua më duket se shqetësimi juaj nuk është thjeshtë vonesa e avionit, por më i thellë!” “Po, ke të drejtë”, i tha Pjetri, “problemet e jetës; sepse zakonet në vendin tonë janë më të forta se ligjet e shtetit.”

“Nga të folurit duket se jeni nga veriu i vendit tonë.” “Po, jam nga Mirdita,” ju përgjigj Pjetri, “por tani më falni se më duket mbërriti avioni.” “Urime,” i tha i panjohuri, “se është gëzim i madh kur pret djalin nga jashtë shtetit. I dashur, që nuk ta mësova as emrin, gëzimi ka brenda dhimbjen dhe hidhërimin?! Mos u mërzit or mik, se jeta e hidhërimit, ka pranë dhe gëzimin. Çdo problem i jetës, sado i rëndë dhe i vështirë që të paraqitet, e ka një zgjidhje po të pranosh optimizmin për të ardhmen.” “Faleminderit or mik për diskutimin, por tani më fal, se më duhet ti dal përpara djalit e ta pres”, i përgjigjet Pjetri.

Djali i tij Adriani duke vrapuar i afrohet të atit dhe e perqafon me mall. Menjëherë e pyeti për nënën, motrën, vëllain e gjithë fisin. “Mirë janë të gjithë.” ju përgjigj i ati. Ty po të presin me padurim se u bënë shumë vite pa u parë.” “Po pse më keni shkruar që të vij patjetër, çfarë ka ndodhur?” “Ah mor bir, ligji i zakoneve tona”, ju përgjigj i ati, “por keto probleme nuk diskutohen në rrugë. Do shkojmë në shtëpi dhe do flasim.”

Në Tiranë të dy morën autobuzin e unazës për të vajtur në stacionin e autobuzave që nisen për në veri të vendit. “Largohu more djalë se më morre frymën” i thoshte Pjetri një djali qe shtrëngohej pas tij në mes të grumbullit të njerëzve. Ai i afrohej më shumë. “Çfarë po bën mor djalë, çfarë po kërkon, nuk kam gjë në xhepa unë” i foli Pjetri. “Nuk po e kupton more zotni”, ju drejtua Pjetrit një burrë afër tij, “ai po kërkon paratë e tua. Pjetri duke qeshur ju shpreh “Unë as vetë nuk i di dhe nuk i gjej dot, e jo më ti gjesh ti more djalë”. Të gjithë njerëzit përreth Pjetrit dhe djalit filluan te qeshnin. “More djalë,” i tha Pjetri, “ti e ke jetën përpara dhe nuk kalohet jeta duke vjedhur, prandaj shiko të mësosh ndonjë zanat njerëzor të Perëndisë.”

Duke ecur në rrugët malore, pranë fshatit, Adriani shikonte si i mahnitur herë djathtas dhe herë majtas. “Çfarë je duke parë me kaq vëmendje or bir”, e pyeti i ati. “Më ka marrë malli shumë për vendin tim, për shtëpinë, për familjen dhe gjithë fshatin. Dhe këta shkëmbinj që i shoh në të dy anët e rrugës më duken si vëllezër dhe kërkoj ti përqafoj. Malli për Atdheun të brengos shumë, kur je larg në vend të huaj.” “Përse u largove more djalë atëherë?” e pyeti i ati. “Ishte shpërthimi i brendshëm i ndjenjave, në kushtet e jetës së rëndë ketu. Ishte afshi dhe ankthi djaloshar, për të ardhmen, për të njohur botën e madhe.”

Tek pragu i shtëpisë

Të gjithë pjesëtarët e familjes kishin dalë tek pragu i shtëpisë për të pritur djalin e tyre të arratisur prej shumë kohësh. Pas përqafimesh, puthjeve dhe lotëve u futën në dhomë. “Po urdhëro e flisni, ç’ishte kjo urgjencë? Mua nuk më ka dhëne leje te gjatë pronari dhe më duhet të kthehem.” “More djalë, shlodhu njëherë, çmallu me njerëzit e tu të dashur, pastaj do flasim.”

Bisedat vazhdonin, por më shumë në formë të pyetjeve. Të gjithë pyesnin se si i kishte kaluar Adriani këto vite në Amerikë. Ai përgjigjej me qetësi dhe përpiqej ti kënaqte. Ai vërente se ata ishin të interesuar shumë për të njohur botën e largët. Megjithatë atij i dukej sikur ata nuk e kishin plotësisht mendjen tek përgjigjet e tij dhe sikur diçka prisnin. Në keto çaste e motra sjell kafet. Adriani pyet “Përse po ma jepni kafen nën gjunjë?” Të gjithë njerëzit e tij të dashur i kishin drejtuar sytë tek ai, por vetëm i ati ju përgjigj “Zakoni bir, ligjet e zakonit të fshatit. Deri sa ti nuk ke marrë hakun e vëllait tënd të vrarë, në këtë formë do të jepet kafeja. Gjaku i vëllait duhet larë. Ai po pret atje në varr, që ti thuash “Vëlla ta mora hakun”.” “Ah për këtë më keni thirrur”, ju përgjigj Adriani. “Po, presim fjalën tënde për të shpëtuar nderin tënd, të familjes, të fisit dhe gjithë fshatit.” “Po nëse unë nuk do të kisha mundësi për të ardhur?” pyeti Adriani. “Atëherë në këtë rast do ti takonte vëllait tënd, Rexhepit, që të kryente detyrën tënde.”

“Baba, unë mendoj se duhet ta diskutojmë më shtruar këtë problem”, tha Adriani. “Nuk kemi çfarë të diskutojmë për zakonet e lëna nga të parët tanë; ato vetem duhen zbatuar”, ju përgjigj i ati. “Por zbatimi i këtyre zakoneve të  çon në zhdukjen e fisit tonë madje dhe të fshatit një ditë”, vazhdoi mendimin Adriani. “O bir, këtë e kërkon nderi i familjes, fisit dhe i gjithë fshatit. Ti përgatitu të kryesh detyrën tënde të shpëtosh nderin. Nderi është mbi gjithçka.” “Unë mendoj, o baba dhe të gjithë ju të dashurit e mi, se duhet bërë kthesa. Përse duhet të vritemi me njëri tjetrin dhe të mos i forcojmë lidhjet midis familjeve të fshatit?! Përse duhet të perdorim pushkën dhe jo martesën?! Familjet e fshatit të mos veshin me petkun e zi dhe të mos qajnë, por të këndojnë dhe të gëzojnë duke veshur petkun e nuserisë”, u shpreh Adriani.

“O bir i dashur ti paske ndryshuar shumë”, i tha i ati. “Unë kam parë gjithë botën e kam takuar njërëz nga të gjitha kombet. Ata nuk përdorin pushkën, por buzëqeshjen. Fjala “nder” që ne e përdorim këtu për hakmarrje, atje ka ngelur e shkruar vetëm në enciklopedi dhe nuk përdoret në jetën e përditshme. Atje ofendimet, vrasjet, etj, zgjidhen nga ligjet e qeverisë dhe jo nga personat përkatës të ngjarjes. “More bir, ty të është bere koka dhallë nga ç’ke parë dhe dëgjuar në botën e jashtme. Ne jetojmë këtu në fshat dhe me zakonet e tij. Në se ti nuk e kryen detyrën, mua më fut të gjallë në dhe. Unë nuk mund të jetoj më në këtë fshat mbuluar me turpin e fshatit. Mos vallë or bir ti i trëmbesh pushkës?!” Në këtë moment, plaku më i moçëm i fshatit, ndërhyri duke thënë “O Pjetër Nika, djali është i lodhur nga rruga dhe mbase nuk është në gjëndje të gjykojë drejtë dhë të përgjigjet siç duhet tani. Unë mendoj se i duhet dhënë kohë të mendojë dhe të reflektojë.” “Mire”, ju përgjigj Pjetri, “ta lëmë ashtu siç u shprehët ju, o i nderuar.”

Pas 15 ditësh u mblodhën pleqtë e fshatit, për të vendosur se ç’duhet bërë?! “A do ta kryesh detyrën që na e kanë lënë të parët tanë?” e pyetën djalin. “O njerëz të dashur, mos vallë ne nuk jemi në rrugë të drejtë?! Le ti analizojmë problemet e fshatit tonë më qetë. Për shembull ketu në mbledhje nuk ka asnjë femër. A nuk na ka krijuar i madhi Zot njësoj?! Këtu tek ne burri ecën mbi kal, ndërsa femra e ndjek nga prapa ne këmbë. Kur gruaja kërkon të ndahet nga burri, ky i fundit e rreh ose dhe e vret. Në Amerikë nëse gruaja njofton policinë se po e rreh ose ofendon i shoqi, ky i fundit përfundon në burg. Kjo ndodh se burri dhe gruaja janë të barabartë para ligjit.” “Prit, prit more djalë mos na trego përralla me mbret”, tha njëri nga të moçmit e fisit. “Ju betohem”, tha djali, “se kështu është atje. Prandaj unë mendoj se duhet ti gjykojmë më thellë dhe me gjakftohtësi këto probleme. T’i shohim ndodhitë tona me syrin e të ardhmes, të lidhjeve familjare për fshatin dhe jo te përçarjes.” “E si e mendon ti të ardhmen e fshatit tonë”, e pyeti më i moçmi i fshatit?” “Unë propozoj që jo vetëm ta falim gjakun, por dhe të bëjmë krushqi me familjen e gjaksorit.” “A e mendon ti se si do të jetojë motra jote me familjen e gjakësorit, apo vajza e tyre me familjen tënde?! Vajza e ardhur në familje, atyre do t’ju kujtojë vazhdimisht gjakun e hakmarrjes! More djalë duhet të thellohesh, se nuk janë lojra fëmijësh këto. Këto janë zakone me rrënjë të thella!”

“Duhet të marrim shembull nga Ismail Qemali, kur më 1912, megjithëse shqiptarët ishin të përçarë, mblodhi patriotët e vërtetë dhe ngriti flamurin duke i dhënë popullit tonë të shumëvuajtur pavarësinë. Ai i dha shqipëtarëve Shqipërinë. Ky burrë në një situatë të vështirë përçarjeje, arriti bashkimin dhe vëllazërimin e Shqipëtarëve. Të bëhemi dhe ne familja e parë e bashkimit dhe e vëllazërimit në fshatin tonë për familjet në gjak. Propozimi im ka qëllim të lartë, që ti hapi rrugën të ardhmes. Më jepni mua të drejtën të martohem me një nga vajzat e familjes në gjak dhe të shkoj në Amerikë. Krushqia do ta zbusë ndjenjën e hakmarrjes, ndërsa largësia e largon të keqen duke harruar. Unë mendoj se kështu ne do të sjellim pranverën në fshatin tonë. Tani unë po largohem, që ju ta diskutoni me gjakftohtësi propozimin tim” foli Adriani.

Pas largimit të tij diskutimi u ndez i zjarrtë. U ndanë në dy grupe. Një grup i vogël me burrat relativisht më të rinj, filluan t’i jepnin të drejtë Adrianit, duke menduar për të ardhmen e fshatit. Grupi tjetër i burrave më të moshuar mbronin zakonin e vjetër duke u shprehur se nderi mbahet vetëm me gjak. “Atëherë”, tha babai i djalit, “mua më duhet të vras veten dhe të mbyllet kjo çështje.” “Jo”, tha më i moshuari, “sepse gjakësit do të mendojnë se nuk ishit në gjëndje t’i bindje djemtë dhe vrave veten. Vetvrasja do të quhet dobësi e familjes dhe e fisit tonë.” “Atëherë të paguajmë një të huaj që të marrim hakun”, u hodh e foli një nga fisi. “Jo”, tha i moshuari, “dhe ky propozim nuk është i arsyeshëm. Kjo do të qe ulje për fisin tonë, që nuk qe në gjëndje të marri vetë hakun.” “Atëherë”, tha i ati Adrianit, “meqë djemtë e mi nuk duan ta përdorin pushkën kur të vijnë gjakësit për të kërkuar falje, ta pranojmë?” “Jo”, tha përsëri më i moshuari i fisit, “sepse dhe kjo nuk shpreh përgjigjen e plotë. Po e filluam me faljen e gjakut, atëherë më mirë kërkojmë bashkimin dhe vëllazërimin me gjakësit duke bërë dhe krushqi. Këtë punë le ta gjykojë dhe vlerësojë pleqëria e fshatit. Ne ose do të vazhdojmë të mbajmë zakonin e të parëve ose të bëhemi shembull i kthesës për të ardhmen e fshatit.”

Pjetër Nika tani jeton ne Boston të U.S.A., qysh prej 6 vjetësh. Sot, Prill 2010 Pjetri ndodhet në park së bashku me nipin e tij 5-vjeçar. Ai e ndjen veten të vetmuar, sepse i kujtohet Mirdita, fshati, fisi dhe i ndizet dashuria për tu takuar me njerëzit e tij të dashur, me të cilet u rrit. Në mes të këtyre ëndërrimeve dëgjoi një zë “Si je more burrë? Ku je ore Pjetër Nika? A po mësohesh ndopak në këtë vend të huaj?” Ishte kushëriri i tij Zef Nika që po e pyeste. U takuan dhe u përqafuan të dy burrat me mall. “Kur ke ardhur i dashur Zef”, e pyeti Pjetri. “Ka ca ditë që kam ardhur” u përgjigj Zefi. “E si po të duket Amerika”, vazhdoi Pjetri. “Si ndër filma; e bukur si në kartolina. Po ç’e do mor i dashur, këtu nuk arrin të bisedosh me njeri, se flasin një gjuhë që unë nuk e kuptoj. Shetis nëpër rrugë, herë-herë përplasem me njerëz të ndryshëm që thonë “ori, ori”. Unë vij vërdallë kot. I dashur Pjetër, nuk është për mua ky vend, sepse nuk kam me kë të flas, nuk dëgjoj shqip fare. Po pres të kthehem sa më parë tek njerëzit dhe shoqërinë time në fshat.”

“Po ky djalë kush është”, pyeti Zefi. “Nipi im”, ju përgjigj Pjetri. “Është ai që i zbuti dhe i pajtoi gjakrat. Është ai që solli ndryshimin thelbësor në familjet gjakësore të fshatit tonë. Këtij djali i perkët vëllazërimi dhe bashkimi i familjeve në gjak. “Pra”, tha Zefi, “ky fëmijë është produkti i krushqisë së dy familjeve që duhej të përdornin pushkën, sipas zakonit të vjetër, për të vënë në vend nderin.” “Po”, ju përgjigj Pjetri, “ai fëmijë është. E kush mund ta merrte me mënd se unë një ditë do të rrisja djalin e përbashkët të familjeve në gjak. Eshtë zhvillimi në kohë, më thotë djali, që të detyron të harrosh zakonet e vjetra vëlla-vrasëse të vendit tonë.” “Paske ndryshuar shumë or Pjetër Nika. Por dije se më gjithë shembullin pozitiv të familjes suaj, që nuk zbatoi zakonet e vjetra të hakmarrjes, ajo prapë vazhdon në Shqipëri madje edhe në fshatin tonë. Ju e ngritët flamurin e vëllazërimit dhe të bashkimit, por nuk ju ndoqën familjet e tjera. Të shpresojmë në të ardhmen. Qofsh mirë me shëndet or Pjetër Nika, se mua tani më duhet të largohem. Zoti të dhëntë shëndet që të rritësh fëmijët e djemve. Të fala Adrianit, që i hapi sytë fisit tonë për të gjykuar më drejtë të ardhmen. “Kur do nisesh o Zef”, e pyeti Pjetri. “Pasnesër”, thotë Zefi. “Mirë, dëgjo atëherë porosinë time: Të lutem shumë, që kur të mbërrish në Mirditë:

Puthe shkëmbin ku ne të gjithë njerëzit e fisit tonë mblidheshim pasdite, bisedonim dhe pinim kafe.
Përqafoi të gjithë njerëzit tonë të dashur, të cilët i kam në zemër dhe nuk do ti harroj kurrë, deri sa të kthehem në Mirditë qoftë dhe i vdekur.
Zefi e përqafoi me mall Pjetrin dhe u ndanë.

Shënim: Ky shkrim nuk do të zgjidhi plagën e gjakmarrjes, por tregon se dhe në vëndet e largëta, jashtë Atdheut, Shqiptarët emigrantë mendojnë për hallet dhe plagët e rënda të popullit tonë të shumëvuajtur.

Kanuni i gjakmarrjes i ka rrënjët e thella ne popull. Kur dikush vritet, fillojnë ngacmimet: “Po harrojnë zakonin e Kanunit; ju vra vëllai, plumbin e ka akoma në trup dhe nuk e merr gjakun. Ai nuk e meriton të jetë banor i fshatit tonë.” Keto zakone të vrasin ne shpirt. Ato të detyrojnë të zbatosh Kanunin dhe të pranosh ngujimin e familjes; të harrosh jetën e lirë e të mos shohësh rrezet e diellit.

A mendojnë këta njerëz për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Këshilli i Pleqërisë (mencuria e fshatit) e nxitur nga djemtë e tyre; mundet dhe duhet ta zgjidhë këtë nyje të lënë trashëgim nga kanuni diktatorial. Duhet shëruar kjo plagë e vjetër.

8 komente në “Dashuria platonike dhe kanuni i Lek Dukagjinit”

  1. butroja says:

    Kjo place sherohet atehere kur ligji dhe drejtesia te veptojne

  2. petraq says:

    ate plag te vjete e kishim sheruar ne kohen e partise punes te denohet ai qe e rilindi por ai sala heth valle ne mes te tiranes perkrah fotografise se bin ladenit.mallkim shtypit shqiptar qe na ngopi me genjeshtra e prapaica femrash te perdala.

  3. Tema says:

    Shteti i ka halë në sy të dyja.

  4. Akilis says:

    Kanun este fjale Greke Kanonizo d.m.th Vendos.
    Kjo eshte gjuha e bukur e Albanistanit 100 vjecar.

    1. 454545 says:

      Akilis dialekti i Veriut eshte me i lashte se gjuha Homeriane prandaj fute ne bithe ate Kanonizio fjale e Greqishtes se Re e marre nga shqipja si shume e shume fjale te tjera por qe greket thone se jane turke ha ha ha ha ha

  5. ILIRET says:

    Shkrim i dobet moralizues. Pjetri dhe Zefi dhe djali apo nipi i tyre me emrin Rexhep.
    Pjetri qe ne fillim te shkrimit duket njeri i emancipuar, na qenka nje i pagdhendur.
    Ngjarje qe s,ka ndodhur kurre.

  6. Akilis says:

    Per ju zoteri 454545 me larte.
    Eshte detyre dhe respekt per cdo te ashtuquajtur Shqipetare nga Albanistani,te dije se ke ka identitet dhe paraarrdhes.
    Nuk them per ata qe kane bese Arabe, emra, kulture dhe sidomos dinjitet ne qofte se ka pak tru, kur dihet boterisht qe Turqia vrau, perdhunoi, mori pengje dhe ju I thoni vellezer.Historia dhe shifrat flasin vete, vendosi prape emrat e qyteteve si Argjirokastros, Agi Saranda, Epidamnos jo Durrazzo, Ilisus jo Lezhe, Moskopoli jo Voskopoje, Buthrotos jo Butrint, Apollonia jo Fier, Antigonea gruaja e Pirros, Antipatra jo Belgradi apo Berati, Episkopi jo Peshkopia 1000 vjet Bizant Greke, Kestaninopol jo Stamboll kot fare dhe flasim, apo nuk ta nxe me llogiqia, llogjika d.m.th “shqip”.
    Te duket rastesi fjalet Angleze qe ke huazuar ne shekullin e 19te si:
    spiun-spy Pellazgjisht nga Omiros prodhoti
    tradhetar-traitor efialti
    mendje-mind gnomi
    vdekje-deth nekros
    varos-barry thavo
    shtet-state kratos
    pidhi-pusy muni
    bytha-bath-room prohortirjo
    qytet-cita, city polis
    prift-priest papa 1000 vjet Bizant Greke
    eshte pak uje ne tavoline-este poko uoter ne table pellasgjisht ine ligo nero sto trapezi.
    Pa Turkye jo vetem nuk do kushte Albanistan, por do ishim si me pare , djemta e Zeusit, pa conflikte, marito njeri me tjetrin jo ar -miko deri nevdekje ne emen (onoma) name , te Fese
    Shpe -larja (lavado) e trurit eshte pjese (pease)e propagandes se cdo Pushtuesi, por njeriu ben pyetjen dhe analison pse(perke) na kalojne kaq budallenj (dull)anglisht keta politiqianet neve turmen?
    Varet nga ty zoti 454545 me larte (alto)te kuptosh (kapito) kush eshte mik (este amiko)dhe ( and ) kush este shume (musho) much armiko.
    Kapito tora tani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje