Polifonët nuk e japin lamtumirën

4 Gusht 2015, 19:21Kulturë TEMA
Polifonët nuk e japin lamtumirën

(Me rastin e 1 vjetorit të palamtumirës së polifonit piluriot Vangjel Kico Gjicali)

Nga Lefter Çipa

Kënga vjen prej djalërisë dhe mbetet e djalërisë, sepse është pjesë shpirtërore e njeriut. Por të ruhet polifonia dhe të trashëgohet për brezat e ardhshëm duhen nderuar dhe respektuar artistët, të cilët e kanë brenda gjakut dhe venave të tyre. Artistët e polifonisë, apo më saktë, polifonët e polifonisë, janë të ngarkuar si mali me borë nga dhëmbjet e rënduara që dot nuk i peshojnë. Ndaj dhe kënga polifonike në pagëzimin e dytë të saj, quhet vajtimorja e lamtumirës ose më saktë, qyqja e mynxyrës.

Shkuan stinët, po shkojnë dhe vitet dhe polifonia mbetet si dheu në përcëllimë. Zakonisht polifonia dhe Hëna nuk martohen. Mirëpo gurët e polifonëve dhe të polifonisë, rrokullisen brigjeve dhe bregoreve, zvarriten valëve të shkumëzuara të saj. Ndërsa burimet e zalisur baltosen, fushat dhe malet ligjërojnë me shpirt të vrarë dhe gjak të prerë. “Korba unë, i ziu unë e derëziu,/ derëziu e derëmbylluri/ se digjem dhe përvëlohemi nëpër mjegullimat e mjegullave?… dhe nuk gjejmë rrugëndricimin. Mirëmbeci o ju të dashurit dhe të dashurat e polifonisë sepse ne polifonët, ua lëmë lamtumirën sepse na ka lënë mëshirimi. Ne po digjemi e

zjarrmohemi në heshtje nëpër kallametë e gushtit.
E si mund të pranohet një heshtje e varrit që është ftisur me gurë të diamantë mbi shpirtin e pikuar të këtij populli dhe këtij kombi? Duhet të krenohemi për vlerën që na i vlerësoi bota, sepse vlera e polifonisë shqiptare është hyjnizimi shpirtëror, ku të gjithë shpirtërisht i falen polifonisë shqiptare në hapësirën botërore. Kurse ne, vetë ne që e kemi “tundur në djep”, e kemi mësuar të belbëzojë, të rritet e të ecë me këmbët e saja, t’i shtohen hiret e shtatit dhe të krenohemi, ashtu sic krenohemi me jetën tonë të munduar, ne po e shkelim me këmbë. Ne bëjmë atë që mund ta quajmë “vetëvrasje të pavarrosur”.

Polifonia bërtet e thërret: “Më varrosni o ju të gjallë, se unë jam këngëtarja në shpirtin dhe jetën tuaj! Unë, polifonia e këngës së perëndive, kam pikuar dhe pikoj cdo ditë shpirtin. U kam ligjëruar në korjen e grurit dhe në vjeljen e rrushit, në stanet e maleve dhe lumenjtë e fushave, në urat e lumenjve dhe limanet e detit, në kantieret e ndërtimit, në universitete dhe në shkolla, në përvjetore jubilare dhe në festat kombëtare, në tribunat e larta dhe në festat popullore, në fejesa dhe martesa. Kam përshëndetur dhe më kanë përshëndetur. Ju kam puthur dhe më kanë puthur.

O ju të gjallë që po më lini të pavarrosur! Kam dashuruar dhe do të dashuroj, qoftë ditën apo natën, lundrave poshtë e përpjetë me borë e me vapë, kam vrarë gjarprin nën gurë e kam zbutur luanin, o ju të gjallë! O ju të gjallë, ma bëni varrimin që t’ua kem hua kur t’ju vijë dhe juve koha e lamtumirës!
Tani që po mërgohem për në botën e përtejme do t’u zbavit me këngët e fundit të merakut, sidomos me lirikat piluriote, “Tundu bejkë e bardhë tundu”…Duke i rrëmbyer fyellit puthjen e buzëve me buzën e mallit, duke tundur sharkun mbi bishtin e kalit, duke përplasur kërrabën mbi catinë e djallit, duke pyetur vetveten në vazhdim të udhëtimit ëndërror them: “Cfarë kam qenë për 50 vjet në udhëtimin ëndërror, djall apo ëngjëll?” Askush nuk më përgjigjet.

Botë e heshtur, rërë e ndezur, erë e pleksur, natë e zhveshur, vec një zë nëpër mjegullimin e mjegullave më thotë dhe më afrohet: “O ti i munduar ! Të kesh besim se guri i vendeve të tua dhe gjaku i kombësisë tënde do të bëjnë nderimin dhe përjetësimin e shenjtëruar sa herë që do të dëgjojnë polifoninë shqiptare. Kjo është për ty o polifon i lamtumirës, o polifon i portës së borës ku zbret ylberi.

Ti je Vangjel Gjicali. Ti je bilbili që u ke kënduar të dy botëve, se në të dy botët këndojnë shqiptarët. Në ato sheshe të asaj bote, kënga, polifonia shqiptare hap portat e parajsës. O ti këngëtari piluriot, o Konstandini mbi kalë të bardhë, vrapo, vrapo, se të pret Doruntina, të pret pupulli yt, të pret shpresa e zërave. O ju zërat e kujtimit! Vazhdoni këngën me dëshpërim, e cila prapë ngelet këngë për Shqipërinë.

Po bëj një shëtitje nëpër sheshet e parajsës. Pëllumbat fluturojnë dhe zogjtë më bien mbi supe, dikush përsëri më flet, një zë i lartë shumë i lartë si nga Sparta e më thotë: “ O polifoni i polifonisë Vangjel Kico Gjicali, mos u bëj merak o ti shpirt i bukur që mbi trëndafil ke mbjellë këngën! Se vetëm kënga nuk varroset dhe guri i historisë nuk tretet. Do këndojnë botët të dyja, njëra këngën e saj dhe tjetra këngën e saj. Kjo botë kërkon këngën e re. Ajo botë, arshivon këngën e vjetër. Por polifonisë shqiptare i përkasin të dyja. Aty qëndron trashëgimia dhe historia e kombit.
Dikush më flet e më shpjegon; mos u rëndo se prapë do këndojë me gjuhën e zogjve. Këta janë miqtë, kolegët, ortakët e mi, polifonët zëkumbues me të cilët unë këndoj në këtë botë. Ata përsëri kanë nisur polifoni në atë botë, përzier me gjuhën e zogjve.

E kuptova kush më flet. Po e kuptoj se kush është malluar. Këputem prej mallit për ta. Eshtë Dule Havari, Maliq Lila, Hamdi Pulo, Zaho Balili, Qirjako Bala, Sofo Gërdhuqi, Arap Çeloleskaj, Koco Gjicali, Andrea Dhimojani, Theodhori Goro e shumë e shumë të tjerë…Emër dhe këngëpaharruar të gjithë! Kurse më i madhi i polifonisë, që i dirigjon është Neco Mukua me Koco Çakallin, Andrea Balën, Pano Kokaveshin. Janë polifonët e polifonisë shqiptare… mbi lulet e manushaqeve. Zëkumbuesit Vangjel Gjicalit, gjithë ky asambël i polifonisë klasike i flasin: “Vangjel, gjeneral i polifonisë”, “Bilbil gjyzari!!!!”…
Ky artist aq madhështor, vetëm një herë është pagëzuar. Unë “jam djalë cobani”, unë jam këngëtari i Pilurit që kam kënduar dhe do të këndoj mbi majat e majave. Kënga e famshme është si pagëzimi, mbetet e parë për cdo artist dhe për cdo polifon.
Si të mos nderohen këta polifonë të gjerdanit të artë? Të mos kenë asnjë nderim kur nderimi i cdo artisti është domosdoshmëri dhe trashëgimi e pikuar për kulturën dhe thesaret e shpirtit të kombit?
“Dafina” e kalave të lashta duhet t’u bëjë hije hyjnore përfaqësuesve shpirtërorë që krihen me krehërin e polifonisë, pra polifonëve shqiptarë.Vitalitati i talentit të tyre mbjell pasionin dhe shpresën. Në artin e zërit dhe fjalës së tyre ka patur mëshirimin klasik shpirti i kohëve.
Tek këta polifonë nuk thuhet lamtumirë, por gjithmonë përdoret kënaqësia: “mirëserdhët ju të paikurit, sepse ne të ikurve, ju do të na këndoni dhe do të na ringjallni! U falemi o polifonë të polifonisë shqiptare! Nuk ju them lamtumirë, se me ju këndoj, për ju vjershëroj dhe ju e dhuroni ringjalljen në kohë të përhershme dhe në breza që vijnë.

8 komente në “Polifonët nuk e japin lamtumirën”

  1. peoples says:

    Pershendetje i MADHI Lefter Cipa….

  2. "BALASHI" says:

    Degjo more i pavdekshmi polifon Lefter Çipa! Sot kam lexuar nje nga perlat e kesaj jete. Te faleminderit!
    Provojeni ju poete, po nuk e kthyet shume kollaj, kete pamflet per polifonine te te madhit Lefter Çipa, ne poeme te pavdekshme. Eshte shume kollaj, provojeni, por mos ia vidhni… vini nje shenim: “Sipas Lefter Çipes!”.
    Nuk kane kohe te nderojne e “shprblejne” presidentet tane. Ata i mba ne kujtese kombi. Nga kenga spontane mund te shkruash histori. Eshte koha te ngrene ne piedestal Xhafer Deven e kompani…
    Mos u pezmato i dashur. Ti e ke shkruar ne shkemb emrin, bashke me ata kolose qe permend e jo ne rere. Na mbyti poshtersia. Nje kengetare e sotme kendon pasi ka lene te dashurin: “Do te rrah, do te rrah/ une me tjeter do te dal!!!”. Kjo kohe e erret jetohet.
    Polifonia nuk vdes edhe pse te pavleresuar koloset e saj…
    I madhi Lefter, ty te flet zemra e jo xhepi.
    Te falenderoj me zemer!…

  3. GAMORI says:

    NJE SHKRIM I SHKELQYER DHE NJE TRISHTIM QE POLIFONIA VUAN DHE NUK INVESTOHET NGA NE TE GJITHE QE JEMI NGA JUGU KUDO QE JEMI

  4. Ing, Prof. Dok, Doc i madherishem Tarras Zhapkoqi says:

    Kam respekt per polifonine, kam shume respekt edhe per Lfterin dhe te gjithe te tjeret qe iken dhe ata qe do te vine.
    C’kuptim ka fjala polifon? A mund te jete nje njeri polifon?

    1. lloqe lloqe says:

      Polifonia dhe arti folklori ne pergjithesi jane nje vlere qe duhet ruajtur me mencuri, por shkrimi I mesiperm eshte nje pacavure.
      Fjali si: “Polifonet e polifonise, jane te ngarkuar si mali me bore nga dhembjet e renduara qe dot nuk I peshojne” qe tentojne ta paraqesin grupin e njerezve qe kendojne polifonine sikur te jene pupulli palestinez qe I kane rene halle mbi koke jane qesharake.

  5. CAKRANJOTI says:

    Nuk do te ndalem ne anen artistike te Polifonis se ajo dihet qe eshte e pa arritshme e kane then Artist e kompozitor te mdhenj vendas dhe te huaj.
    Une do te sjell nje frze te vogel nga shume e shume te tjera per pershkrimin e dashurise te dy te rinjeve qe takohen pas shume kohe:
    Midis te terave thuhet :
    KUR U POQEM CO CKA NGJARE VESA LAGE E PRAP TE THARE.
    Kush ka lexuar romane te tera dhe vjersha dashurie nga shkrimtaret me te mdhenje nuk ka arritur qe te beje dot nje pershkrim te tille me dy rreshta dashurine.
    Respekte dhe falenderime maksimale per Lefter Cipen dhe grupit te Pilurit qe tani po e degjojme shume rralle.

  6. plaku says:

    fALEMINDERIT Lefter Cipa,per vleresimin e polifoneve dhe shqetesimin per te tashmen e te ardhemen e polifonise tone,vlere e cmuar e kultures boterore.Si nje i moshuar me origjine nga Tragjasi i larguar qe ne vitin 1957 nga fshati dhe i shkolluar ne te gjitha nivelet e arsimit tone,mora me vete edhe se i vogel per ne tirane,pervec dy rreckave per trupi,vleren me te shquar timen te ngenduarin e kenges labe dhe si hedhes i himarjoces te Neco Mukes.Mesova shume shoke,jo laber,te kendonin labce,e kendova ate kudo dhe ne vjene kur shkova per vizite mjekesore dhe ne cdo ceremoni festive duke kerkuar qe krahes muzikes te lihej koha per gripin lab qe e krijoja aty.Por fatkeqesisht ne shume cermoni qe kam asistuar vitet e fundit ne fshatin tim edhe se djemte emigrante e te vendit din te kendojne se e kane mesuar ate qe te vegjel tani pak e ushtrojne,po priren me vallet e kenget e dixhejeve.Sigurisht edhe ato duhen por duet qe edhe dy tre kenge labe te kendohen.Ministria e arsimit dhe e ministria e kultures,shoqatat kulturore te fshaterave te laberise,bznesmenet laber,duet te ndihemojne qe ky zhaner me vlera boterore te ushtrohet ne shkolla e qendra kulturore.Ne vargun e korifejve te polifoneve do te desheroja te shtoja edhe polifonin e rralle e novator Beqir Lacja nga Tragjasi qe ju sigurisht e keni harruar.

  7. Irisa Hodoj says:

    Polifonet nuk e japin lamtumiren, por kane kohe qe u’a kane dhene lamtumiren e i kane rrasur ne harrese. Aq shume sa dhane e u morem, e ju dhame si dhurate nje hic. Po shyqyr thoni qe u bejme na nje shkrim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje