Del në ankand shtëpia e revolucionarit rus Leon Trocki

2 Gusht 2015, 11:12Kulturë TEMA

Tetëmbëdhjetë dhoma, pesë banja dhe një sipërfaqe gjigante. Ish-shtëpia e liderit të revolucionit rus Leon Trocki në ishullin Byjykada, në brigjet e Stambollit, është nxjerrë në shitje.

Sipas një njoftimi të publikuar sot në gazetën turke “Hurriyet”, kjo banesë e madhe 950 metra katrorë që sheh nga deti Marmara kërkon një pronar për 4,4 milionë dollarë.

“E ndërtuar 150 vite më parë, shtëpia ka tre kate dhe një kopësht prej 3 600 metra katrorë”, thuhet në njoftim.

“Ish-revolucionari jetoi katër vite në këtë shtëpi, pasi shtëpia e parë, në të njëjtin ishull, iu dogj”, shpjegon ish-kryetari i bashkisë së ishullit, Mustafa Farsakoglu.

Sipas tij, “banesa është duke u rrënuar dhe ka nevojë për riparime. Ajo gjithashtu nuk ka ngrohje”.

Në vitin 1929, themeluesi i Ushtrisë së Kuqe u vendos në Byjykada, ishulli më i madh nga grumbulli i ishujve të Princit, vend pushimesh i privilegjuar i borgjezisë lokale.

“Nëse Ministria turke e Kulturës do të kishte burime, do ta kishte blerë, do ta riparonte dhe do ta shndërronte në një muze”, theksoi Mustafa Farsakoglu.

“Megjithatë është një godinë e klasifikuar, dhe ai qe do e blejë nuk mund të bëjë banesë, hotel apo restorant”, shtoi ai.

“Nuk është hera e parë që përpiqemi ta shesim këtë shtëpi, por askush nuk e merr”, tregon një agjent imobiliar.

I dëbuar nga BRSS-ja në vitin 1929 nga Stalini, Leon Trocki u dërgua në Turqi, ku qëndroi disa vite para se të vazhdonte azilin e tij në vende të tjera.

Ai vdiq i vrarë në Meksikë në vitin 1940.

4 komente në “Del në ankand shtëpia e revolucionarit rus Leon Trocki”

  1. perkthyesi says:

    U vra me sopate. Kur po jepte shpirt, tha: Mos i beni gje, se ka shume per te treguar!

  2. dem says:

    Revolucionar milioner

  3. !!!!!!! says:

    Ai qe do e bleje nuk mund ta beje banese, hotel, apo restorant!!!!!!

    Per cfare do e bleje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje