Monumenti i Pavarësisë/Kumbaro: Ka qenë nën varësinë e Bashkisë

3 Gusht 2015, 17:14Kulturë TEMA

Pas akuzave të një dite më parë të ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo që fajësoi Ministrinë e Kulturës për degradimin e Monumentit të Pavarësisë raegon Ministrja Kumbaro duke pohuar se ky Monument nuk ka qenë asnjëherë në varësinë e Ministrisë që ajo drejton.

 “Është ndërmarrë me një kontratë të pambyllur. Inagurimi dhe vendosja e Monumentit janë kryer pa mbyllur aspektet juridike dhe financiare të asaj kontrate. Në ndjekje të këtij proçesi, Monumenti ka pësuar dorëzimet sepse duke qenë se nuk është mbyllur kontrata finale për ta kaluar plotësisht në varësi të Bashkisë siç janë zakonisht Monumentet, kjo ka sjellë këtë lloj degradimi”, tha ministrja e Drejtësisë.

Ndërsa skulptori, Agim Rada, kërkoi që Krerët e Shtetit të heqin dorë nga polemikat politike dhe të bashkëpunojnë për një qëllim të përbashkët.

“Qëllimi është që kjo vepër të jetën dinjitoze. Se kush e ka juridikisht, ajo dihet që e ka Ministria, po faleminderit shumë që edhe Bashkia bashkëpunon për herë të parë”.

Megjithatë Drejtori i Qendrës së Riprodhimit të Veprave të Artit ka një këshillë për Bashkinë dhe Ministrinë e Kulturës.

“Kjo në kuadrin e 100-vjetorit si shumë vepra u bë me shumë nxitim, siç jemi mësuar ne ti bëjmë gjërat me akord,veprat e artit o bëhen o nuk bëhen, më mirë të mos bëhen”.

Debatet për mirëmbajtjen e Monumentit të Pavarësisë erdhën pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili akuzoi në mënyrë direkte ish-drejtuesit e Bashkisë, të cilët me një kundërpërgjigje ngarkuan me përgjegjësi Ministrinë e Kulturës dhe atë të Brendshme për gjendjen e rrënuar të Monumentit të Pavarësisë.

4 komente në “Monumenti i Pavarësisë/Kumbaro: Ka qenë nën varësinë e Bashkisë”

  1. qafir says:

    akoma ju me ate kuti?! Hiqeni se po na dhembin syte! 100 Vjetori i Pavaresise meritonte nje monument qe te perfaqesonte e te tregonte perpjekjet heroike per Pavaresine e Shqiperise dhe jo nje kuti metalike me kopjet e firmave.Hiqeni mos coni leket dem. Me vjen keq per autorin por ai nuk eshte monument!

  2. sit.. back....and relaks → says:

    me shume duket si kabine dushi

  3. Shën Thomai says:

    That is a miracle of garbage.

    Enveri bente bunkier Berisha bente nga keto karagjozlliqet.
    Hajde gjeni ndryshimin tani.

  4. LIBRAZHD says:

    VENDOSENI NE NJE AMBIENT TE MBYLLUR MORE DERRA SE NUK PER TU VENDOSUR NE HAPESIRA PUBLIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje