I nxitur nga ideja se si James Joyce kishte shkruar një roman tejet voluminoz për qytetin e tij, Dublinin, novelisti turk Orhan Pamuk, pati botuar më 2003, një libër me kujtime të titulluar: “Stambolli: kujtime dhe qyteti” (İstanbul: Hatıralar ve Şehir).
Në këto kujtime, Pamuk rrëfen jetën e tij në Stambollin e viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, nga fëmijëria e hershme e deri në moshën 22 vjeçare, kur ai hoqi dorë nga dëshira e tij për t’u bërë piktor, dhe përfundimisht vendosi të bëhej shkrimtar.
I ndarë në gjithsej 37 kapituj, në kapitullin e 35-të të këtij libri – të titulluar “Dashuria e parë” – romancieri turk rrëfen historinë e lidhjes së tij të parë dashurore. Siç tregon Pamuk, ai u lidh me një vajzë nga një familje e pasur shqiptare e Stambollit, që kishte përfaqësitë e disa kompanive amerikane dhe holandeze, shkruan koha.net.
Ja si e rrëfen këtë histori, Pamuk në kujtimet e tij:
“Emri i saj në persisht do të thoshte Trëndafil i zi… më tha se këtë emër, të cilit sigurisht që ia dinte kuptimin, ia pat vënë e ëma në kujtim të gjyshes shqiptare që e kishin quajtur po njësoj. Pas nëntë të mërkurave të mrekullueshme, kur unë pikturoja në heshtje dhe në heshtje bënim dashuri, një shqetësim shumë më i thjeshtë se ky u fut mes piktorit të lumtur dhe modeles së tij…”.
Por kjo lidhje, nuk kishte pasur jetë të gjatë, sepse pas nëntë javësh, çifti i ri ishte pikasur nga prindërit e të dyve, dhe babai i vajzës shqiptare, kishte vendosur ta dërgojë atë në një internat në Zvicër.
“‘Babai do të më tërheqë menjëherë nga shkolla e të më dërgojë në Zvicër’, tha bukuroshja ime dhe nga dy sytë e mëdhenj dy lot i rrëshqitën shpejt drejt filxhanit të çajit që mbante në duar”, kishte shkruar Pamuk në librin e tij.
e imja ishte Moldave Mero.
a ke per ta nxjerre ne lajmet e tua?
U dhjefsha lajmin.
Pse me ate veglen e grave tona u bmurrkemi ne?
C’duhet te themi ne tani apo “i lumte rr…………”
E imja meksikane. Po pate koh dhe ske gje tjeter,shkruaj e te lutem.
Kurse e dashura ime e pare ishte nga Permeti.
…e imja puro tironse…
sa ishte Orhan shqiptar aq ishte edhe e dashura shqiptare………..turq!
E dashura e pare e tgfs Pisoglendit ishte Palla e Gomarit ? ? ?