Nga Leonard Veizi
A ka ardhur koha që gjuha shqipe, ajo e normuar, standarde apo letrare quajtur ndryshe, të mos mbahet më e presuar nga vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit që u zhvillua 43 vite më parë? Kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje vetëm gjuhëtarët, madje jo dokushdo prej tyre, por ata që janë marrë prej vitesh me një punë thellësisht shkencore në këtë lëmë. E meqenëse gjuha cilësohet dhe si pasuri kombëtare, çdo gjë që bëhet mbi shpinën e saj ka një kosto jo të vogël…
…Megjithatë deri tani asnjë gjë nuk ka ndodhur. Por, dilema është në mes gjithsesi. Zyrtarisht, në Shqipëri e trevat përtej kufirit, njihet gjuha e standardizuar në vitin 1972. Ndërsa në botimet e përditshme, ç’është e vërteta ndeshesh me gjithfarë deformimesh, që e bëjnë “gjuhën e ëmbël e me vlerë” të Naimit, krejt të shëmtuar e ndonjëherë pa vlerë. Një “ë” më shumë apo një “ë” më pak duket se vendos fatin e të gjithë fjalorit. Ndërkohë një Këshill Ndërakademik që rreket prej vitesh të bëjë ndryshimet që kërkon koha, nuk ka arritur të imponohet aq sa një Kongres i ri Drejtshkrimi të shfuqizojë shqipen e “vjetër”. Xhevat Lloshi, profesor-doktor në fushën e gjuhësisë dhe një prej delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit, ka një qëndrim krejt të kundërt, madje fort të rreptë me atë çka ka prodhuar deri tani Këshilli Ndërakademik. Gjatë një interviste për “ResPublika” studiuesi i njohur thotë se Këshilli në fjalë, as më pak e as më shumë se në vend të “pararojës” shkencore, është plotësisht me prapavijë poltike:
Çfarë institucioni është Këshilli Ndërakademik për Gjuhën shqipe?
Përmbysja e diktaturës ushtarake, që sundoi gjatë mbi shqiptarët, u krijoi ndjenjën e lirisë aq të dëshiruar, por të një lirie, e cila mori trajtën e anarkisë. Kjo gjendje u shfrytëzua dhe u manipulua sipas interesave të grupimeve të ndryshme, ndërmjet tyre edhe të atyre, që përfaqësonin rryma me synime të vjetra antishqiptare. Në këto rrethana u ushqye ideja, se duhej shpartalluar gjithçka e ndërtuar më parë, rrjedhimisht edhe gjuha e normuar prej Kongresit të Drejtshkrimit më 1972.
Në fillim me ngut, u shpreh kërkesa për t’i përmbysur vendimet e atij forumi mbarëkombëtar dhe nëpërmjet një kongresi të tretë, të kalohej edhe te një anarki gjuhësore. Dëshmia më e qartë është e ashtuquajtura Deklaratë e gjuhëtarëve të Shkodrës, e cila është një mashtrim i përpiluar prej David Lukës, sepse deklarohet që e kanë nënshkruar 420 gjuhëtarë, ndërsa çdo njeri i arsyeshëm e kupton, që nuk mund të kishte 420 gjuhëtarë në Shkodër më 1992. Më pas u bë një propagandë e shfrenuar po me këtë frymë, ndërsa duke parë dështimet e saj, u përpunuan taktika të tjera, por pa e ndryshuar strategjinë përçarëse. Në veçanti duhet vënë në dukje, se u gjet një grup i vogël njerëzish edhe në Prishtinë, i cili ishte i gatshëm ta shkallmonte frymën e Konsultës aq vendimtare të Prishtinës të vitit 1968 dhe të hapte rrugën për realizimin e synimeve serbomadhe të kahershme për ta përçarë kombin shqiptar edhe nëpërmjet sajimit të dy gjuhëve të ndryshme. Pa u zgjatur në këtë histori të trishtë për kulturën shqiptare, mund të thuhet se pas shumë rropatjesh, kjo rrymë gjeti shtigjet për të marrë forma akademike.
Një Konferencë e nëntorit 2002 u bëri thirrje dy qeverive për krijimin e një Këshilli, i cili do të jepte rekomandime normative për problemet e gjuhës standarde.
Disa prej atyre që e përpunuan këtë thirrje, me naivitet politik nuk e kuptuan se kishin rënë pre e një fushate propagandistike, nga e cila me të vërtetë ishin tutur. Për ta dëshmuar se përsëri ishim përpara një mashtrimi, mjafton të dëftehen dy data. Më 27 tetor 2004 dy akademitë shqiptare morën vendimin për të ngritur Këshillin Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Kurse vetëm dy vjet më pas Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë Shqipe u shkëput nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, u krijua Qendra e Studimeve Albanologjike dhe qëllimisht u gjymtua rëndë deri në asgjësim ekipi i gjuhëtarëve, që hulumtonin shkencërisht shqipen. Vërtetimin më të mirë e shqiptoi para pak ditësh vetë kryetari i tashëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili nxori në pah se Qendra e Studimeve Albanologjike nuk merret me asnjë farë shkence, por me dhënie mësimi.
Ju ngulni këmbë se ky Këshill nuk ka bërë një punë të mirëfilltë shkencore në gjuhësi?
Përfundimisht, Këshilli Ndërakademik është pjellë e një sulmi të kamufluar politik kundër shqipes standarde. Në të marrin pjesë një varg njerëzish të trembur nga mundësia se kushedi çfarë përndjekjesh të reja do të pësonin (dhe vërtet dikush i pati ca pasoja); disa të tjerë janë kameleonë të gatshëm për të kameleonuar kurdoherë; të paktët janë naivë, madje e quajnë veten të nderuar që ose i begenisin ose se po fitojnë rolin e protagonistëve, por prapa të gjithëve vepron me synime kokëngjeshura grupi agresiv kundër shqipes standarde. Ky Këshill e ka bërë veshin të shurdhër kundrejt mendimeve që i janë thënë qartë prej gjuhëtarësh “të përjashtuar” si në vitet më të zeza të diktaturës ushtarake. Në këto kushte Emil Lafe, një prej studiuesve më të njohur për çështjet e drejtshkrimit, me ndihmesa të veçanta në botimet themelore për këtë fushë, u tërhoq prej këtij Këshilli.
Pas një shqyrtimi të gjerë të punës së këtij Këshilli, Rahmi Memushaj në një libër të vitit 2013 ka ardhur në përfundimin: “si një organizëm që më shumë po i sjell dëme sesa i bën shërbime shqipes dhe kombit shqiptar, duhet zhbërë”.
Ky Këshill është një sajesë e shëmtuar politike, e cila pengon rëndë përparimin e kulturës dhe të studimeve gjuhësore, për të cilat duhen institucione të mirëfillta shkencore, siç i kanë të gjitha vendet e Europës ku duam të hyjmë, madje i kanë me tradita shekullore. Shteti shqiptar e ka për detyrë të përgatisë një ligj për ringritjen e një institucioni shkencor, që t’i kushtohet tiparit themelor të kombit, pasurisë së madhe që përfaqëson shqipja jonë.
Këshilli Ndërakademik ka marrë përsipër të bëjë ndryshime në gjuhën standarde apo gjuhën letrare, të sanksionuar nga Kongresi i Drejtshkrimit më 1972?
Ky Këshill ka marrë përsipër të fusë pyka në gjuhën standarde dhe, pasi të nisin të çarat, ta zhbëjë ca nga ca.
Unë e kuptoj dëshirën dhe nevojën e shtypit për të gjetur tema, të cilat ngjallin interesimin e lexuesve. Mbështes në veçanti përpjekjet për hulumtime të dukurive, të cilat lidhen me korrupsionin, me shpërdorimin grabitqar të pasurive të vendit, me degradimin moral të njerëzve nëpërmjet vesit, bixhozit, drogës etj. Por nuk e quaj të pranueshme, që tema e gjuhës shqipe të bëhet fushë për sensacione gazetarie. Ka disa gjëra, të cilat mund të quhen, si të thuash, të shenjta për ndërgjegjen e kombit. Në rast se dëshironi të bëni hulumtime, atëhere përse nuk shtroni pyetjen: Çfarë janë këta akademikë? Përse gazetarët friken nga shqyti i tyre akademik? A e dini se një prej tyre u tërhoq, nga frika se mos i dilte në shesh që kishte gënjyer për moshën? A e dini se një tjetër ka marrë afër dyqind milionë lekë të vjetra për të bërë një libër? A e keni lexuar Parathënien e Fjalorit me emrat e bimëve e të kafshëve, ku e kam vërtetuar se një Fjalor për emrat e bimëve, i botuar më 2003 nga akademitë e të dy kryeqyteteve shqiptare, është një turp i plotë për shkencën shqiptare? A e dini se një akademik nga Kosova, për t’i bërë bisht faktit, që në shkrimet e mjaft njerëzve kanë depërtuar serbizma të panevojshëm, e ka shmangur nevojën për t’u marrë me këtë dukuri, duke thënë se, punë e madhe, ju në Shqipëri e keni mbushur shqipen me italianizma dhe me greqizma. Kjo është thjesht një rrenë. Unë i jap 50 vjet kohë këtij gjuhëtari, që të studiojë gjithçka është shkruar shqip gjatë 50 vjetëve të dyta të shek. XX në Shqipëri dhe të gjejë qoftë 50 greqizma të tillë, për t’i barazuar me gjithë serbizmat e po këtyre viteve. Shkurt, a e dini se shumica e këtyre akademikëve nuk do ta kishin merituar këtë titull në asnjë vend të Europës?
Rrjedhimisht, përpara se të interesoheni se çfarë detyrash ka marrë përsipër një Këshill i tillë, si gazetarë të vërtetë shqyrtoni përbërjen e tij.
Ju si pjesëtar i Kongresit të Drejtshkrimit, sa jeni në dijeni të asaj që kërkon ky Këshill? A është marrë dhe mendimi juaj?
Unë bëj pjesë në ata që janë shpallur armiq klasorë ose kulakë në fushën e gjuhësisë. Armiqtë dhe kulakët e kanë vendin në internim dhe jo t’u merret mendimi. Ata me vendosmëri enveriste përjashtohen edhe nga shumë veprimtari shkencore, mbi të cilat kanë vënë kthetrat këta jeniçerë. Gazetarët le të hulumtojnë se si tashmë janë përçarë në mënyrë të pandreqshme bashkësitë e pedagogëve dhe të studiuesve në këtë fushë dhe se si organizohen veprimtari, ku pala tjetër nuk qaset te dera si në ditët më të zymta të së kaluarës te ne dhe në Kosovë. Nuk e vini re, se përçarja nuk është diçka që do të shfaqet në të ardhmen, por është praktikë e zakonshme vazhdimisht gjatë këtyre vjetëve? Në të vërtetë, këto gjëra duhet t’i vëzhgojnë e t’i ngrenë përpara opinionit publik pikërisht gazetarët dhe jo unë, që jam pjesë e problemit.
Këshilli është mbledhur disa herë dhe ka bërë propozime konkrete, por deri tani asgjë nga ato që janë thënë, nuk janë vënë në zbatim. Përse ka ndodhur kjo?
Këshilli është plotësisht me prapavijë poltike, prandaj ecuria e tij nuk varet nga çështjet gjuhësore, por drejtpërdrejt nga dallgëzimet partiake në Shqipëri. Synimi i këtyre jeniçerëve ka qenë, që të arrinin të gjenin mbështetjen e plotë shtetërore dhe pastaj sajesat e tyre gjithashtu t’i impononin në rrugë shtetërore. Sepse në këtë fushë të vësh në zbatim propozimet, do të thotë t’i bësh me ligj e me forcë administrative. Por nuk e kanë gjetur atë mbështetje, që kujtonin se do ta kishin me lehtësi, sepse pavarësisht prej gjynaheve të politikanëve tanë, këta e kanë pasur nuhatjen se këtu puna mund të shkojë në një tronditje të thellë, si në rastin e piramidave të parave. Me gjithë mend këta agallarë të rinj kujtojnë se do të ndryshojnë veprat tashmë të botuara të Eqrem Çabejt, të Ismail Kadaresë, të Sami Frashërit, të Rexhep Qoses e të shumë e shumë njerëzve të tjerë të nderuar të penës shqiptare dhe befas, me një ligj, do ta bëjnë të duket e vjetëruar kultura e shkruar shqipe e sotme?
Çfarë pasojash sjellin në gjuhën shqipe ndryshimet që kërkohen herë pas here?
Për fat të mirë, ndryshime herë pas here nuk kanë ndodhur. Po të lejohet që të ndodhin, pasojat do të jenë të vajtueshme. Pa u zgjatur, po përmend dy raste. Do të duhej që herë pas here të ndryshohej emetimi i kartëmonedhave për lekun tonë. Është një absurditet i vërtetë financiar. Një karagjoz nga Prishtina, kur e kam shprehur këtë mendim, është përpjekur të më kundërshtojë në një gazetë, duke sjellë si shembull monedhën euro. I gjori ai, nuk e ditka se kartëmonedha europiane nuk ka asnjë lidhje me drejtshkrimin e shqipes! Së dyti, pështjellimi do të ishte i përhershëm në sistemin tonë arsimor, duke nisur që me abetaren, po sidomos duke ua bërë çorbë mendjen mësuesve dhe duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit shpenzime marramendëse për t’i rikualifikuar arsimtarët dhe gjithë të tjerët. Besoj se mjafton kaq.
Marrë me shkurtime nga Respublica
“studiuesi” me ate emer dhe mbiemer qe mba, ka konflikt interesi me gjuhen shqipe!
Tani qe Shqiptaret jane (paksa) te vetedijesuar mbi gjuhen e tyre, per cdo prurje te re ne Shqipen standarte duhet shqyrtuar mundesia e zevendesimit te fjaleve te huaja me terminologji Shqipe. Duhet te kete nje autoritet qe te analizoje shqipen e perdorur neper media, dhe nese duhet, t’ua ndaloje perdorimin e panevojshem te huazimeve. Njekohesisht, keto fjale duhet te perdoren ne media ne menyre qe te rrenjosen tek cdo Shqipfoles.
Duhet pak demokraci dhe per gjuhen se sistemi i shpellareve qe shpellat(bunkerat) i prune ne fushe e qytet mori fund. Greqishtja e vjeter eshte nje gegenishme e sotme dhe kjo tregon se ku flene vlerat qe duan ti zhdukun serbo gregofilet e komunizmit shpellar. Standart do thote me afer anglishtes e latinishtes e me pak dialektizem A nuk ishte gjuha e Mbreterise nje Standart absolut.
AKADEMIA E SHKECAVE TE KOSOVES ne krye me hivzi islamin ,mehemt krajen, isa mustafen,rexhep ismajlin,sabri hamitin,e disa perkrahes te tyre ne mediume si nexhmedin spahiu,e migjen kelemendi,e halil matushi, ish UDBasht e serbis,pseudoinelektualet e kosoves,i mshojne mese shumti ksaj kauze mjerisht kan dhe perkrahjen e disa shqipetareve,qe as edhe nje pike gjaku su ka mbetur ne vena gjak shqipetari. kjo akademi lirisht mund te quhet sot selia e dyt e akademis serbe ne kosove pas asaj ne beograd.
Llosh sipas fjalorit shqip (ASH) do te thote barishte e kullotave malore e ngjashme me gramin., 2. shkatarraq, koketrashe, budalla, zhuli i kokes , (hapni fjalorin) po te ishte i ditur ky do rregullonte mbiemrin e tij.
Ore njethundrake qe fshihesh pas kompjuterit duke fyer nje personalitet gjuhesor. Ore tru njeqelizor, diskuto per cfare shkruhet dhe mos u mer me gjera qe i bejne femijet qe akoma nuk e kane aritur zhvillimin mendor. Yttt, qenje e dekopozuar.
Konica ka sugjeru te folmen e Elbasanit dhe Zogu ate bani gjuhe zyrtare.
A eshte e vertet se niveli i sheqerit sa vjen e ulet ne perberjen e ballokumes si pasoje e lidhjes triumvirate te : pederastrllikut, sheqerit te embel, dhe Elbasanit?
Per emrin e studiusit ke te drejte mund te kete konflik interesi me shqipen por jo Mbiemri
Nuk besoj se ka ne Shqiperi njeri me te kulturuar se Xhevat Lloshi.Ne ,ish-studentet e tij, e dime mire kete gje.Eshte nje njeri-Google!Eshte maja e mendimit intelektual!
Do ishte fatkeqësi për një Shqiptar të përdorte fjalë të huazuara kur ekzistojnë ato të shqipes që jo vetëm shprehin të njejtën domethënie por e shprehin edhe më mirë ! Që gjuha shqipe është e mbushur me huazime (sidomos kur bëhet fjalë për terminologjinë gazetaruce)… nuk duhet diskutuar pasi kjo bën muuuuu me të madhe!!! Që gjuha shqipe eshtë shumë e varfër nga ana leksikore kjo shihet (et bën muuuuu gjithashtu) kush shfleton një fjalor dygjuhësh (anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht – shqip e anasjelltas). Në vend që të mblidhen gjuhëtarët dhe të diskutojnë për pasurimin e gjuhës shqipe… kanë filluar ta mbushin mendjendryshkurit e saj me lloj-lloj huazimesh për të nxjerrë në pah “kulturën”, “dijen” dhe dritshkurt-pamësinë e tyre !
Respekt
“Ju jeni te turpshem”!!!!!!!
çfar faqeziu qe jeni,çfar armik i betuare i gjuhes shqipe qe jeni,sa idjot qe heni,sa berishist qe jeni dhe me ne fund sa mut qe jeni dhe merrni guximin dhe shkruani ne kete blog,turp tu vije por ditkerke edhe konfliktin e inetersit ,ta ka mesuare sala mor qen se vetem kete mesoj ai nga gjuha e shkelqyere shqipe.Ik sikter serb muti.
Jam plotesisht dakort me mendimet e profesorit dhe studiusit te shquar shqiptar te Gjuhes Shqipe Xhevat Lloshi.Te godasish Gjuhen Shqipe e cila fatmiresisht me pelqimin e pergjithshem shqiptar u njesue ne kongresin e te gjithe gjuhtareve te shqiptave eshte krimi me i madh qe mund ti behet kombit shqiptar.Ne ditet e sotme,ne ditet e mondjalizimit,ne kohen qe synon zhdukjen e kufinjeve fhuha mbetet shenja dalluese kryesore ne mes kombeve.
Keto gjoja organizime e institucione jane krejtesisht politike me ndikim kryesisht te politikes se shtetit dhe akademise serbe.Per mendimin tim kjo lloj politike synon percarjene popullit shqiptar ne Gege e Toske qe eshte boshti i politikesantishqiptare serbe.
Serbofilet dhe spiunet e sherbimit sekret serb nuk do te arrine te percajne shqiptaret.Keto “gjuhtaruce” dhe Lakejt e tjere te tyre ne Shqiperi dhe Kosove do te marrin lemoshat serbe qe do ti qelbin xhepat dhe urrejtjen e shqiptareve.
Profesor Xhevat Lloshi vetë sulmon partizançe dhe nuk jep asnjë ndihmesë lidhur me faktin nëse ka nevojë gjuha shqipe apo i quajturi standart të pasurohet apo jo, a ka ecur gjatë këtyre viteve gjuha shqipe apo është murosur ? Profesor Xh.Lloshi nuk thotë asnjë fjalë nëse gegërishtja apo gegënishtja mund të japë ndihmesën e saj në pasusurimin e shqipes apo jo? Mua më duket se profesori nuk përdor argumente por në vend të tyre parapëlqen përdorimin e cilësimeve denigruese si “kulak”, “jeniçer” etj.
ta pasurosh shqipen nuk do të thotë ta shpërbësh dhe njëherë në dialekte!!
vet po e thua o princ belgjiket se gegërishtja egziston por ty nuk të intereson gegërishtja e letrates por të intereson gegnishtja tënde!!
ka shumë fjalë gegërisht por të standartizuara!nuk kanë më tingullin e dialektit,por janë në fjalor si fjalë gege!!
or njeri dhe shumë të tjerë si ti,përse nuk mësoni dhe letraren me po atë zell që përpiqeni të mësoni një gjuhë të huaj??përse zellin nuk e përdorni për unifikimin e shqipes she mbajtjen pastër të saj??
përse përdorni këtë zell kundër shqipes dhe shkatërrimit të saj??
si për gegun dhe për toskun nuk është aq e vështirë të mësojnë,përshtasin disa fjalë dhe theksime të dialekteve të tyre me shqipen letrare,sa është e vështirë të mësosh italisht,gërqishr,sërbisht ose anglisht!!
shumë shqipo janë krenarë për një gjuhë të huaj që flasin,kanë mësuar,megjithëse në shumicën e rasteve e flasin shatra patra,por po të njëjtit shqipo ju skuqet faqja kur thonë se flasim dhe shqip!!kur i pyet sa gjuhë flet!?të përgjigjen 2 gjuhë!!kë?anglisht dhe italisht!!
bashkbiseduesi kujton se ka përpara një italian o anglez,të e flet keq gjuhën e tij,por pasi ka biseduar pak del që ka të bëjë me shqipo!!
shqipua në vënd që të bëjë përpjekje për tu ngritur lart,harxhon energji për të të tërhequr poshtë!!përfytyro po ta paguash për këtë punë?!
ish profet e enverit, nuk dojn me pa veriun te naltsohet aty ku e ka vendin, po dojn me shtyp gjuhen ton kulturen ton ,na marrin t,keqen na jena ktu e do t,jemi gjithmon shumica me veriun me kosoven me trevat shqiptare ne mal te zi e ne maqedoni. ne do mbrojm e zhvillojm gjuhen geg edhe pse kjo nuk i pelqen lloshave te enver pushtit.
Si nuk ka plasur shpirti ketij gjuhetari te brezit te dyte dhe te fundit te gjuhetareve keto kohe, vetem ai e di.Me ne fund ju dha nje hapsire, nga e cila,ky studiues i nderuar i gjuhes shqipe, na ben me dije qorrsokakuun ku kemi hyre.Profesoret si Lloshi, Lafe,Shkurtaj e Memushaj etj.akademik Qosja etj. per 25 vjet me radhe i kane kryqezuar politikisht,duke i vendosur para nje kori antishqiptar,per te permbysur nje arritje te madhe mbarekombetare,sic ishte Kongresi i Drejtshkrimit i viti 1972,duke ja veshur kete arritje diktatures dhe si i tille duhet c’bere!Kaq shume jane verbuar disa “gjuhetare”sa jane gati te pranojne te c’bejme digen e Fierzes,apo te Komanit, vetem e vetem, se ato jane ndertuar nen diktature!Eshte koha qe organet shtetrore te degjojne alarmin qe jepet nga ky shkencetar patriot,i cili mori dhe nje here guximin te vere gishtin mbi plage.Me vone do te jete teper vone!Ju falemnderit professor Lloshi.
RRESPEKTE per PROFESORIN qe ben te pa munduren si rojtar i gjuhes SHQIPE standarte,dhe nje her rrespekte per punen tende PROFESOR.
Profesori perfaqeson me kete mesazh, zerin e shqipes. Te kesaj gjuhe kaq te lashte, qe arriti nje standard te lartesise nderkombetare, me njesimin e nje gjuhe per te gjithe shqiptaret. Kush cenon standrdin, nuk e ka me Enverin, por me atakimin e shqiptarizmes. Mendo qe nje mendim i tille te publikohej ne SHBA, Angli, Gjermani etj., cfare skandali do te quhej!
Te krijosh nje standard te ri do te thote te minosh ate qe eshte krijuar me djerse, madje me kaq sh gjak sa kane derdhur shqiptaret.
Pra eshte tradheti kombetare!
Fjale po, mund te shtohen, nga te dy dialektet, se ndryshe humbin ne kohe fjale sh te lashta. Madje kemi nevoje per pasurimin e fjalorit me fjale nga dy dialektet.
Faro po standarti i viteve 1930 ku shkoi pra keta qe e ndryshuan qenkan tradhetare sipas teje. Klani i Ppsh eshte grupi me tradhtar i lidhur haptazi me serbet kunder shqiptareve e kosovareve dhe nuk dime ndonje lidhje tjeter kunder shqiptareve. Pra tradheti eshte ashiqare kukullat prej qulli te serbeve me mentalitet shpellari ku Shqiperia qe si nje shpelle per 50 vjet me rregulla shpelle ku shpellen (bunkerin ) e sollen ne mes te qytetit.
Pyetja eshte (este) qe shume (musho,muco,much) shkencetare (sience) dhe (and) profesore,(profesore) mjek (medicine) te ashtuquajture “shqipetare”te ne shpjegojne (spjegare) qe ashtu si I thone Hoxhes Arabishta ka mundesi qe 1000 vjet Perandori Greke Bizantine ta quanin Papainanglisht prift nga (priest), folos ne mik apo armik nga (amiko)?Tradhetarit nga traitor angisht, spiunit nga spy anglisht,kestjelle nga castle anglisht, mendjes nga mind etj, ecetera?
Nuk kuptoj (non kapito)se per cfare gjuhe behet fjale, se kjo “standarte”standart nglisht nuk mund ti thuash tjetrit qe kjo ishte (este) spanjisht gjuha jone e bukur nga (buatiful)e folur dhe jo e shkruar (scrive)italisht nga paraardhesit tane Ilyre?
Minimi dhe sabotimi i shkencave albanologjike, perfshire gjuhen shqipe, filluan ne menyre institucionale me krijimin e Qendres se Studimeve Albanologjike dhe vendosjen ne krye te ketij institucioni te nje personi te pa njohur deri atehere dhe te importuar nga Serbia, te gjitha keto te imponuara nga klasa politike e kohes qe sikurse faktet e kane treguar, per te ruajtur pushtetin dhe pasurite e vjedhura kane shitur interesat e popullit dhe te kombit ne te gjitha fushat.
Nese ne do te kishim ne krye te shtetit njerez patriote dhe te ndershem, sot duhet te ishin formuluar akuzat penale per te gjithe personat pergjegjes, me emra konkrete, te cilet duhet te denohen sipas ligjeve ne fuqi.
Eshte ne vazhden e kthimit ne zero. Keshtu e filluan qe me 1992-shin. Te kthenin ne zero te gjitha arritjet dhe veprat madhore qe u ndertuan gjate 45 vjeteve me aq mund, gjak e djerse. Dhe çfare nuk shkaterruan, i shiten per te mbushur xhepat e Zenit dhe kompani. Ishte nje fatkeqesi kombetare ardhja ne pushtet e vandaleve te PD-se. Me yrysh dhe urrejtje prej xhahilesh e kthyen vendin ne kohen e Lek Dukagjinit. Gjakmarrje, droge, prostitucion, krim i organizuar, tritol, degjenerim, -kjo ishte Shqiperia qe diti te beje kupola e PD-se. Dhe kuptohet qe do t’i fuste kazmen edhe Kongresit te Drejtshkrimit. Njeres nga arritjeve me te medha ne fushen e kultures per kombin shqiptar. Dhe keta palaço dhe maskarenj bejne sikur nuk e dine qe per baze te gjuhes se sotme shqipe eshte marre dialekti i Elbasanit, ku ngerthehen bukur dialekti tosk dhe ai geg. Prandaj duhet perkrahur tani qeveria e majte qe eshte ne pushtet. Se te keta nuk vihet re revanshi i dhunshem dhe i zi i vandaleve te PD-se. Qe edhe shqipen duan ta varrosin siç bene me banoret e Gerdecit. E vetmja gje qe duhet te bejne sot gjuhetaret e Tiranes dhe Prishtines eshte botimi i nje fjalori “Gjuhe e Huaj – Shqip”, ku te gjitha fjalet e mundshme te perkthehen ne shqip. Dhe kjo te behet ligj edhe per mediat dhe institucionet shteterore. A e dini ju se ne kohen e diktatures kishte nga nje redaktor gjuhe ne çdo te perditshme shqiptare si dhe ne Radio -Televizionin Shqiptar?! Vetem per te ruajtur pasurine e gjuhes shqipe. A dini ju se shtepia botuese “Ora”, ne vitin 1935, ka botuar nje “Fjalorth shqip” ne te cilin fjalet e huaja pershtateshin ne shqip. Nder te tjera ne kete Fjalorth rekomandohej qe edhe fjala biçiklete te shqiperohej ne dyrrotak. Ndersa fjala “Vapor” ne “Avullore” etj etj. Po ku i dine keto gjera ata qe me pishe ne dore i vune flaken gjithe Shqiperise gjoja ne emer te luftes kunder komunizmit. Dhe e kthyen Shqiperine ne nje hale te madhe?!
Ne gjithe boten gjuha shkurtohet ketu zgjate sipas standartit ne fuqi , per te shkuar, per te shku, me shku (elbasani), por ky standart ska lidhje fare me elbasancen.
undefined
Prof. Xhevat Lloshi eshte njeri shume i ditur, shume inteligjent dhe shume patriot. Degjojeni se keni fatin te bisedoni me nje dijetaar te vertete.
Faleminderit Prof. Lloshi per kete shkrim, te llojit qe e gjen gjithnje e më rralle ne shtypin shqiptar.
Keta jane “shkencetaret e Komunizmit”, qe sot do ti bënin nder cilitdo universitet te rangut botëror.
kur vjen puna per gjuhen shqipe qe a duhet Ndryshuar (Pasuruar) ajo me fjale te reja sepse si gjuhe eshte shum e cunguar(Limituar,e vogel etj.)qe ti pergjigjet zhvillimit apo progresit qe vendi ben duhet konseshen (pranim)dhe jo te flitet me cinizma e mllef.Gjuha standarte shqipe ka nje kontradite me realitetin e foljes se saj dhe ishte nje standart shum Jugor (Gjirokastrit)qe nuk ka lidhje me shumicen e kombit shqiptar.Ne kohen e Zogut gjuha nuk ishte as e Veriut as e Jugut por ishte gjuha e shqiperise se mesme (Elabasanit) si qender graviteti dhe asnje krahine nuk pati problem me ate gjuhe dhe qe te gjith mirkuptoheshin por gjuha Gjorokastrite e shkaterroj ate ose e futi ate gjuhe ne konflikt.Eshte shum e nevojshme te ristandartizohet gjuha shqipe por me shum kujdes dhe jo gjithcka duhet medomosdo te ndryshohet
Po mor zoteri, por gjuha eshte si uji lumit, po nuk qarkulloi qelbet dhe behet kenete.
Po mor zoteri, por edhe gjuha si uji lumit, po nuk levizi behet kenete. Gjuha jone ka nevoje te zhvillohet, te pasurohet me fjale te reja pse jo edhe gege, por ju gegerishten e ngaterroni me serbishten. Harroni se geget jane 70% e Shqiperise, duan edhe ato te ndihen te perfaqesuar ne gjuhen zyrtare. Ju permendi Ismail Kadarene, Eqerem Qabejn, Sami Frasherin, komunistitn Rexhep Qosja por nuk permndni Migjenin, Gjergj Fishten, Martin Camaj, Nndre Mjeden et etj kollose apo jane serbe keto…Ju vetem sulmoni dhe nuk jepni asnji argument. gjuha letrare eshte bere ne kurriz te gegerishtes prandaj nuk ka asgje te keqe qe te pasurohet edhe me gegerisht qe te jete e gjithepranueshme
Eshte kenaqesi kur lexon qofte edhe pak rreshta te shkruara nga nje personalitet i padiskutueshem i letrave shqipe. Prof Xhevat Lloshi eshte jo vetem nje gjuhetar i shkelqyer, por edhe nje erudit i papare. Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe gjuha shqipe te ruhet dhe te pasurohet cdo dite. Eshte fatkeqesi qe disa kerkojne te ndryshojne thelbin e gjuhes dhe harrojne ta pasurojne ate me leksik te ri. Akoma kemi mbetur me nje fjalor te cunguar te gjuhes shqipe. Nje vellim te vetem mezi e kemi nxjerre. Besoj se te gjithe kane patur rastin qe te perballen me fjalore shume-vellimesh te gjuheve te tjera. Po mire more, vertet kaq pak fjale paska gjuhe shqipe? Jane me shume rendesi ato qe thote profesori, ku thekson nevojen e ruatjes se thelbit te gjuhes shqipe, qe ne kete menyre te ruhet nje prej aneve me thelbesore te kombit tone. Une jam vete kosovar, por nuk do te kisha lejuar kurre qe dikush ne emrin tim dhe te dialektit qe flas, te shperbeje gjuhen shqipe dhe te ndaje kombin tim. E thjeshte – larg duart nga shkaterrimi i gjuhes shqipe. Nje PO per pasurimin e metejme te gjuhes sone. Nje gjisht tregues te ngritur lart per te gjithe ata qe e shemtojne gjuhen tone te bukur duke perdorur vend e pa vend fjale te huaja dhe duke shkruar me gabime te cuditshme.
A nuk e kupton lu-li se te gjithe keto qe mbrojne me fanatizem standartin mbrojne toskerishten e tyre te dashur? Keto nuk dojne ti cenohet asnje germe toskerishtes qofte edhe ne dem te gjuhes shqipe. A mendon se keto nuk e dijne se cdo permiresim i standartit eshte ne te mire te kesaj gjuhe dhe te perdorimit te ketij standarti nga nje pjese me e madhe e popullsise , pjese e cila pakesohet cdo dite? A mendon se nuk e dijne se standarti eshte vendorur ne nje kongres drejteshkrimi qe e kan bere njerezit nen urdherat e Enver Hoxhes,dhe jo Zoti? Ta dijsh mire se keto jane skllever te edukimit te tyre aziatik, qe ate qe ka mendim ndryshe e quan armik, edukim qe shfaqet ne Shqiperi ne cdo sektor te jetes dhe qe po na len mbrapa botes. Dhe duhen breza per te ndryshuar. Kur nuk ndryshojne intelektualet qe mbahen per elita e kombit, merre me mend populli i thjeshte. Shoket e Arshi Pipes jane shum te rralle ne Shqiperi.
te lumt, ke komentu bukur. po c,mund te pritet tjeter nga klyshat e enverit qe hala i vejn emna femive MARENGLEN marks, engels, lenin……..mjer ata
Nuk duhet harruar se i nisur nga nevoja e njësimit të gjuhës kombëtare, Instituti i Historisë dhe i gjuhësisë në Tiranë, ne vitin 1967 botoi “Projekt-rregullat e drjetëshkrimit të gjuhës shqipe. Një vit më vonë, më 1968 “Konsulta gjuhësore e Prishtinës, e cila e udhëhequr nga parimi “Një komb, një gjuhë letrare”, vendosi që
“Projekti i drejtë-shkrimit të shqipes” të zbatohes edhe në Kosovë. Kjo ishte edhe ideja bazë e Kongresit mbarëkombëtar të Drejtshkrimit, më 1972. Kjo ide u pranua nga intelektualët edhe në Kosovë shumë kohë para Çlirimit të saj nga sundimi serb. Çudija është, se tani që u arrit liria, dalkan “dijetarë”, që nuk duan unifikimin, po përçarjen e gjuhës amtare. Me këtë rast le të perifrazojmë Poetin e Madh: “Buka e mëmë dheut i zëntë gjuhëtarët e pabesë.
undefined
një gjë më bëri përshtypje
emërtimi i ri që lloshi i ka bërë diktaturës komuniste!
i pari që kam dëgjiar deri më sot!!
diktatura ushtarake!?!?
të vetmin përfitim që ka ky emërtim është shtimi i listës së emërtimeve!!
Eshte fare i pakuptimte dhe absurd rebelimi i ndonje shkodrani apo ndonje kosovari ndaj standartit te gjuhes shqipe! Standarti i shqipes, eshte standarti i letrave, i botimeve, i perkthimeve, i artit poetik dhe lirik te perhapura ne masat e popullit shqiptar! Nese i futesh nje studimi shkencor gegnishtja s’eshte gje tjeter vecse nje torkerishte e vulgarizuar, po po, ashtu sic dallon e folmja e qytetit nga e folmja “katunarce”. Gegnishtja eshte shume e bukur, ka tingull, ka energji dhe eshte epike, por eshte e veshtire pa standart dhe krijon peshtjellim edhe brenda gegfolesve jo me pastaj tek toskfolesit! Te gjithe duhet te falenderojme Zotin qe kemi nje gjuhe standarte qe na bashkon tek televizionet, gazetat, mediat, librat, kulturen etj., se po te mos e kishim do te ishim bere nje krahine me nga nje gjuhe me vete, kete duan keta rebele idiote ndaj standartit te gjuhes ?!
esht fare i pakuptimte dhe absurd rebelimii ndonje toskua po ndonje jugori ndaj standartit te gjuhes shqipe, nese i futesh nje studimi shkencor toskerishtja s,esht gje tjeter vec nje gegnishte e vulgarizuar, …….. pffff.. tosk gjys opinge. mshiroji o zot se nuk din ca flasin.