Rruga Egnatia, një mundësi tjetër për turizmin shqiptar

12 Gusht 2015, 15:59Kulturë TEMA

Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën të ditur se nga data 18 deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, do të ndërmarrë të parin udhëtim në gjurmët e rrugës antike, Via Egnatia.

Ky udhëtim i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”, shprehet Tare.

Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive tëshumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.

3 komente në “Rruga Egnatia, një mundësi tjetër për turizmin shqiptar”

  1. adi says:

    Agjencia e Bregdetit ne bashkepunim me Universitetin do udhetoje neper rrugen Egnatia ?!!! Mrekulli!!! Po turizmi ca fiton ketu? Ky Tare eshte ciceron apo drejtor agjencie?!

  2. Teuta says:

    Ne fakt kete rruge e kane shkelur edhe te tjere, madje e kane studiuar ne toponimi profesoret e Universitetit te Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje