Alarmohet Serbia: 5 vendet e BE-së në presion për ta njohur Kosovën

25 Gusht 2015, 12:35Rajoni TEMA

Pas ofensivës së UNESCO-s, ku Prishtina zyrtare kërkon të jetë anëtare, Kosova ka vënë një objektiv të ri, atë të njohjes së shtetit nga ana e pesë anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE), të cilët deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçic ka konfirmuar për “Novosti” se Rumania, Sllovakia, Spanja, Qiproja dhe Greqia janë në presion të madh për të ndryshuar qëndrimin e tyre rreth Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Serbia është duke bërë gjithçka që është e mundshme në mënyrë që Kosova mos ta rrisë numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të paligjshme. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare që nuk e kanë bërë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për presionet që po i ekspozohen, por presim që pozicioni i tyre të mbetet i pandryshuar”, citohet të ketë thënë ai.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se janë bërë hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës nda ana e pesë shteteve anëtare të BE-së.

5 komente në “Alarmohet Serbia: 5 vendet e BE-së në presion për ta njohur Kosovën”

  1. Tema says:

    BE-ja ka ther emigrant nga shqipëria (që dim dhe që s’dim)

  2. Kol Tivari says:

    Po kosovarët, pse ikin nga Kosova dhe kërkojnë azil, tani që ajo po njihet…???!!!

    1. kol tivari jevgu anadollak i 1923 says:

      Po largohen te kapin radhen per te q!re teteme e tetgjyshe

  3. sokoli says:

    Me pak fjale, po ankohen qe presioni i tyre nuk ecen dhe presioni i vendeve prestigjoze te BE po ecen!
    Prape po luajne rolin e viktimes keta kriminele?!

  4. ilira says:

    po edhe greket ikin nga greqia nga kriza sa te duash ke tjeter pune qe nuk i raporton kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje