Seks me shumë femra, jetë më e shkurtër. Ja pse të martuarit jetojnë gjatë!

28 Gusht 2015, 18:52Lifestyle TEMA

Një studim i fundit lëshon alarmin për meshkujt.

Ata që kanë më shumë se një grua kanë më shumë probabilitet të preken nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi mbi efektet që ka tek shëndeti poligamia (martesa me më shumë se 1 partner ose martesa të shumta), rezulton se meshkujt që kanë patur mbi 4 gra rrezikojnë 5 herë më shumë të preken nga sëmundjet e zemrës.

Studime të mëprashme kanë dalë në përfundimin se personat e martuar kanë më pak stres, janë fizikisht më aktivë dhe jetojnë më gjatë. Por deri më tani janë realizuar fare pak studime në lidhje me ndikimin që ka poligamia në shëndetin e një mashkulli, e lejuar nga feja Islame apo nga Kisha Mormone.

Studimi, i prezantuar në “Asian Pacific Society of Cardiology Congress  ekzaminoi marrëdhënien mes pranisë dhe egërsisë së sëmundjeve koronare në bazë të numrit të grave. Shkencëtarët vunë re se rreth dy e treta e meshkujve që kanë më shumë se një grua kishin më shumë probabilitet për t’u plakur më shpejt dhe kishin histori të prekjes nga sëmundjet koronare të arteries së zemrës.

6 komente në “Seks me shumë femra, jetë më e shkurtër. Ja pse të martuarit jetojnë gjatë!”

  1. Cfar lajmi i tmerreshem ,
    per praktikantet e atij mekati te embel!
    Si guxoni ju mer ?
    Injorant te mekatit …pfff

  2. Wendy-B says:

    Shyqyr qe jam martuar vetem nje here , nuk behet shka me zemren Hahahahaha

  3. DinPak says:

    Nuk e di ne se konkluzioni i studimit eshte i gazetarit apo i “shkencetareve” qe e kane realizuar ate, por sido qe te jete, eshte i gabuar. Eshte shume e qarte se konkluzioni i sakte eshte: Gruaja eshte shkaku i semundjeve koronare, sa me i madh te jete numri i grave ne jeten e nje burri, aq me e larte eshte mundesia e prekjes nga semundjet e zemres.

  4. Ate me tha doktorri ,
    ke nji kuore malato – me tha ,pa pik turpi!
    Hiq dor me tha e behu cuni mire e gjej nji partnere, veeetem nji. Dhe me quajti vagabond !!!
    Flm , doktorro i thash ,e i perplasa deren si pergjigje .
    Me mir vdes nga kjo semunuje e embel -thash me vehte rruges- sesa i shendetshem dhe pa ate rrahje zemre .
    Te gjithe do vdesim nji dite ,pfff…cfar # ben kjo ,
    se vdes i shendetshemm apo i semur i atij mekati

    1. Wendy-B says:

      Degjo doktorin , nuk e ka keq.
      Me mire i qete, se me qese ilacesh ne xhep:P.
      Grate e “huja”qe i takon ne plazh per bela jane ?

      1. S’e mos duam neee, ti takojm ato ,
        na dalin perpara dhe na verbojn shikimin …
        Thanx per kshillat Wendy .
        Damn, ke par ti ,miqt e mir i gjen rastesisht ne net .Klm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje