Kur Gissur Simonrason, një aktivist nga Oslo, Norvegji, postoi një foto javën e kaluar të një babai që shiste stilolapsa në rrugët e Beirutit ndërsa mbante në krahë vazjën e tij që e kishte zënë gjumi, rreth 6 mijë ndjekës u vunë në kërkim të gjetjes së tij.
“Është një foto shumë emocionuese,” tha Simonarson për CNN.
“Mjafton të shikosh pamjen e fytyrës së tij dhe mënyrën si mban stilolapsat, sikur ato të ishin gjithçka ai ka në këtë botë”.
Brenda disa orëve, kërkesat për ndihmë nga njerëz nga e gjithë bota për tregtarin në foto ishin të shumta.
Por, Simonarson nuk e dinte se kush ky person ishte, apo kush e kapi në fotografi.
Këtu hyri në punë rrjeti social, me aktivistët që pyesnin njëri-tjetrin për gjetjen e shitësit anonim të stilolapsave.
Pas dy ditësh kërkimi, Simonarson gjeti Abdul-in.
“Më në fund e gjeta,” shkroi aktivisti në Twitter.
“U desh shumë punë, por ia vlejti. Tani le ta ndihmojmë!”
Shitësi i stilolapsave, baba i dy vajzave, ishte i tronditur kur mësoi se ishte bërë objekt i një kërkimi ndërkombëtar.
Vajza e tij 4-vjeçare, që u pa duke fjetur në krahët e të atit në fotografi, u gëzua shumë dhe kërkoi të bënte një selfie me Carol Malouf, një nga aktivistet që ndihmuan në gjetjen e familjes.
“Reem erdhi, më përqafoi dhe më kërkoi të bënim një selfie,” shkroi Malouf në Twitter.
“Sa fëmijë i dashur.
Një shtëpi modeste plot dashuri”.
Simonarson krijoi një faqe për të marrë fonde, duke u bërë thirrje përdoruesve të mblidhnin 5 mijë dollarë për familjen me tre persona në vështirësi.
Brenda 30 minutave, faqja #BuyPens e arriti qëllimin.
“Mendoj që kjo fushatë dëshmoi se njerëzimi nuk ka humbur akoma,” shkruante Simonarson.
Ishte diçka e rrallë të shikoje një histori suksesi në mes të luftës civile në Siri, që i ka marrë jetën të paktën 220 mijë njerëzve.
Brenda 24 orëve, fondi për familjen e Abdul shkoi në 80 mijë dollarë.
“Kur Abdul dëgjoi shumën, ai u shokua e filloi të qante,” tha Simonaarson.
“Ishte kaq i emocionuar dhe vazhdimisht na falenderonte”.
Abdul thotë se më në fund mund të çojë fëmijët e tij në shkollë.
35-vjeçari që më parë punonte në një fabrikë çokollatash, thotë se me paratë e mbledhura do të ndihmojë edhe refugjatët e tjerë.
Ai është një nga 4 milion refugjatët e rregjistruar, që po luftojnë për mbijetesë në Turqi, Jordani e Liban./ Ora News
Rrjetet sociale jan të fuqishme pasi aty lëvizet në jetë
Bukur. Shume bukur! Nje foto mallengjyese qe per hir te se vertetes eshte nje nder shume dhe ketu eshte ku arsyeja e mposht qellimin…Slogani duhet te ishte “Ta ndihmojme Abdulin e pastaj tek tjetri ne nevoje” jo thjeshte “Ta ndihmojme Abdulin” Abdulit i keni dhene nje peshk per darke, nuk i mesuat te peshkoje. Ajo cka miliona njerez si Abduli kane nevoje sot. Menyra se nje histori si kjo ben xhiron e botes e mallengjen njerez e i motivon te ndihmojne vetem kete njeri ne foto (dhe mire bejne mos ma merrni per mbrapsht) duhet te shkoje pertej egoizmit te selfieve e te berit sensacion. Duhet te ishte nje makineri me e sofistikuar ndaj atyre qe i shkaktojne ne rradhe te pare keto foto…e fakti qe nuk eshte te bente mendosh se nuk e ka vrare mendjen kush ne te vertete qe te barazpeshohen vlerat shoqerore dhe te mirat materiale nder njerezit e kesaj bote. NJerezit jane egoiste ne natyre e kjo nuk eshte domosdoshmerisht dicka e keqe. E dini ju pse i jepni lemoshe nje lypesi?? Ne pamje te pare t ben te ndjehesh mire sepse ndihmove dike por po ta shohim pak me thelle ne te vertete e bejme sepse na ben ne te ndjehemi mire na jep nje lloj ndjenje altruizmi e nje ngrohtesi ne zemer, dhe kjo ehste arsyeja e vertete perse e bejme. Per interesin tone vetjak thelle thelle! Edhe njehere, egoizmi nuk eshte dicka domosdoshmerisht e keqe, si rasti ne fjale por nuk duhet te kemi nevoje per foto te tilla per te ndihmuar sa me shume te jete e mundur.
me keqardhje them se jam dakort me ty Al, eshte mese e vertete ajo cfare shkruan.
EHHH MOJ VARFERI MOJ VARFERI, TE KAM SHKERDH.ER EMRIN MOJ VARFERI.
KUR E MENDON QE NE DISA VENDE TE BOTES SI AMERIKE, DHE EVROPE USHQIMI HIDHET NE KAZAN PLERASH DHE FEMIJET QE LOZIN ME IPAD, DHE NE DISA VENDE TE TJERA FEMIJET VDESIN PER BUKEN E GOJES. TE VJEN TE ULERASESH.
Gjithmone nga kristianet vijne ndihmat . Pse nuk doli ndonje sheik nafte mjekerqelbur , te jepte ndonje dollar ?
Sa refugjate nga Siria apo Iraku apo nga zonat e tjera te luftes ka pranuar Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara arabe? 0 ! Ata jane gati qe parate ti bejne parafango makine te florinjta sesa te ndihmojne “vellezerit muslimane” nga Siria.
Jo more Fierak , nuk ka pse te ulerasesh ti per femijet e tyre . Mjafton te mos ulerasen ata vete 7 here ne dite , me bythe perpjete , duke ju lutur nje Allahu himagjinar , por t’i pervishen punes , se buka fitohet duke punuar , mjafton te hapin shkolla si e gjithe Bota dhe jo shkolla koti ku mesohet Kurani permendesh dhe urrejtja ndaj besimeve te tjera fetare , mjafton te jene te lire dhe jo te ndervarur nga xhamija e imami , mjafton t’i japin lirine qe i takon femres , si qenie njerezore e barabarte me burrat , mjafton te mos luftojne e te derdhin gjak kunder te tjereve dhe kunder njeri-tjetrit , te zhvillohen e te ecin perpara si e gjithe Bota dhe te jetojne ne paqe me gjithe njerezimin . Pasi t’i kene bere keto , do t’a shikosh ti dhe ata vete , qe , te mirat nuk do te vonojne te vine , sepse , qe t’a dish ti , vendet islamike , ka nje mije e peseqind vjet , qe i japin njerezimit , vetem xhami e minare . E shikon zoti Fierak , se sa e thjeshte eshte zgjidhja ?
Shkaku jane lufterat dhe ata qe i ndezin
Sheiket i shpenzojn leket per kurva dhe makina te shtrejta nuk kane kohe !!!
Al nga teoria je mire fare por ne fund eshte praktika dhe praktika thote qe mblodhen 80 mije dollar me moral nuk ngopet barku