Shkencëtarët: Ja efektet që do të kishte një cunam në Mesdhe

27 Gusht 2015, 20:24Bota TEMA

Ndonëse në masë më të vogël, krahasuar me Paqësorin dhe Indianin, cunamet mund të prekin edhe Mesdheun. Vlerësohet se 10 % e tërmeteve nënujorë në botë ndodhin pikërisht në Mare nostrum, teksa një ngjarje veçanërisht shkatërrimtare, ndodh një herë në 100 vjet. Një studim i Achilleas Samaras, studiues pranë Qendrës së Kërkimeve Industriale në Universitetin e Bolonjës, simulon pasojat e një fenomeni natyror të këtij lloji, mbi brigjet greke dhe siçiliane. Studimi është publikuar në “Ocean Science”.

RREZIK REAL

Cunamet në zonën lindore të Mesdheut, e cila ka qenë fokusi i studimit, ndodhin mbi të gjitha si pasojë e tërmeteve të shkaktuar nga fërkimi i pllakës afrikane nën atë euraziatike. Brigjet në fjalë kanë popullsi të dendur (banojnë afro 130 milionë njerëz) dhe janë lehtësisht të arritshme: muri i ujit duhet të kalojë një distancë të shkurtër, përpara se të mbërrijë në breg.

PIKE PA KTHIM

“Boshllëku më i madh në simulimet e cunameve – thotë Samarasi – lidhet me atë që ndodh kur cunamit ndodhen pranë brigjeve”, pra zona ku dallgët transformohen, bëhen më të pjerrëta e ndryshojnë drejtim, përpara se të mbërrijnë në breg.

Duke përdorur informacionet mbi shtratin e deteve, tiparet e plazheve dhe topografinë e zonës, skuadra ka realizuar një model të kompjuterizuar që tregon si formohen dhe përhapen cunamet në Mesdheun lindor.

PASOJAT

Studiuesit kanë futur të dhëna mbi tërmetet nënujorë dhe sipërfaqësorë të magnitudës 7 ballë pranë brigjeve të Siçilisë apo Kretës. Në të dy rastet, një cunam do të përmbyste zonat bregdetare deri 5 metra mbi nivelin e detit. Situata më e rëndë do të ishte në Kretë, ku 3.5 km katrorë tokë do të përfundonin nën ujë.

Focus-Bota.al

7 komente në “Shkencëtarët: Ja efektet që do të kishte një cunam në Mesdhe”

  1. GAMORI says:

    TITULLI GRAMATIKISHT GABIM “JA PASOJAT QE DO KISHTE MESDHEU PAS NJE CUNAMI!( NE DETIN MESDHE ADRIATIK JON LIGUR TIRREN DHE EGJE ) DHE CUNAMI I VERTETE DO I VIJE SPANJES PORTUGALISE FRANCES HOLLANDES BELGJIKES DANIMARKES ANGLISE IIRRLANDES DHE ISLANDES NGA OQEANI ATLLANTIK !

    1. tirona says:

      Kjo eshte se c,eshte:
      Kur edhe Shkencetaret hedhin Falle!
      Sa per Termetet padyshimqe shumica nen Uje ndodhin
      se po te ndodhnin ne kontinente Sot do ishim
      katandisur nje thelle.Pastaj tjeter mekanizem
      kane Termetet dhe tjeter Cunamet,Tajfunet,Tornedot
      etj.Termetet mund te vene ne levizje nje mase te Ujit
      por jo aq sa te mari pamje te frikeshme.
      Cunamet apo ererat e ndryshme jane perzjerje e Dallgeve
      te medha me shpejtesine e Ajrit etj.etj.
      Keshtu zona e percaktuar nga shkencetari Fallexhore
      konsiderohet nga me te mbrojturat.Ketu nuk ka hapsire
      ku Krahu dhe Forca te japin nje Rezultante Katastrofale.
      Ndaj julutemi mos fusni Panik imagjinare.

  2. Vlonjati says:

    mos aman, edhe kjo i duhet grekut, pak se i ka breket neper kembe…

  3. trakon says:

    Edhe Cunamin kane mangut greket qe ta mbledhim mendjen mire fare

    1. Apofiritira metaqirizmeno says:

      Nuk ha mortja mut !

  4. SYPESHKAQENI says:

    sikur tu bie kolera grekerve pak na plasi trapi i lulit e sales

  5. Tema says:

    Do na paralizonin spitalet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje