Personi që qëlloi dhe vrau dy gazetarë gjatë një transmetimi live në shtetin amerikan të Virginias, ka dërguar një faks të mbushur me zemërim në redaksinë e televizionit amerikan ABC News, ku e përshkruan veten si një “fuçi baruti”, pak çaste pas sulmit. Vester Flanagan, i cili ishte pushuar nga puna në të njëjtin stacion, WDBJ7, vrau veten pas ndjekjes nga policia.
Në faksin e dërguar, Flanagan përshkruan vuajtjen prej diskriminimit dhe talljeve për shkak se ishte homoseksual dhe zezak.
Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë bëri të ditur se sulmi i të mërkurës tregoi edhe një herë nevojën për kontroll më të mirë të armëve.
Dy të vrarët ishin gazetarja e WDBJ7, Alison Parker, dhe një kameraman Adam Ward. Drejtori i stacionit televiziv, Jeff Marks tha: “Nuk jua përshkruaj dot se sa shumë të mirë ishin”. Më tej, ai tha se Flanagan ishte një njeri “jo i lumtur” i cili ishte shoqëruar jashtë ndërtesës së WDBJ, pasi ishte pushuar nga puna në vitin 2013.
Parker po realizonte një intervistë në lidhje me turizmin të mërkurën në mëngjes, në qytetin e Monetas, kur ndodhi vrasja. Krejt papritur, u dëgjuan të shtëna, dhe shikuesit panë kamerën të bjerë përtokë. Mund të dëgjoheshin ulërima, ndërkohë që nga filmimet u pa për një sekondë edhe atentatori.
Disa orë më vonë, vrasësi postoi një filmim në Internet, ku tregon veten e tij që hap zjarr nga shumë afër.
E intervistuara, Vicki Gardner ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital, pas operacionit.
ABC News bëri të ditur se ka marrë një faks me 23 faqe, i dërguar me sa duket nga vetë Flanagan, nën emrin e tij të profesionit, Bryce Williams, në të cilin ai shkruan se zemërimi i tij ishte “ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe tashmë ishte shndërruar në një fuçi baruti që pritej të plaste!!!”
Autori thotë se ka vuajtur prej racizmit dhe homofobisë në punë, dhe shpreh admirimin për adoleshentët që vranë 13 vetë në Shkollën e Colmbine në Colorado, në vitin 1999.
Ai thotë në faks, se sulmi në Charleston të Karolinës së Jugut, ku u vranë nëntë zezakë që shkonin në kishë, ishte ai që “e derdhi kupën”.
Bota.al
he,
pse nuk e quani terrosit kete?
Sepse ishte thjesht i semure mendor. Nuk kishte lidhje me nonje rryme apo ideologji….
Hej, ku ju jane liberalet e leshit dhe antiracistet kur nje zezak vret nje te bardhe ? Pse nuk lehin me histeri sic e kane zakon “qytetaret e botes” ?
E tepert te flasim per kronikat e vagullata mediatike ! Nuk shkruhet psh qe ne titull “BREAKING NEWS: ZEZAKU VRET TE BARDHET LIVE NE TV !”. Mezi thuhet ne kronike andej nga fundi qe vrasesi ishe afro-amerikan. Dhe kronika mbyllet me fjalet e zakonshme: “ajo ishte nje raciste” dmth mire ja bene qe e vrane, kurse ai vrases/viktima ishte nje zezak me femijeri te keqe dhe ne kushtet e traumes psikologjike – nga komentet raciste te gazetares !
Per me teper shikoni me poshte:
https://en.wikipedia.org/wiki/Race_and_crime_in_the_United_States
kuotuar:
“According to the FBI Uniform Crime Reports, in the year 2008 black youths, who make up 16% of the youth population, accounted for 52% of juvenile violent crime arrests, including 58.5% of youth arrests for homicide and 67% for robbery. Black youths were overrepresented in all offense categories….”
Pra 16% e popullates rinore kryen 58% te krimeve – JA KY ESHTE FAKT SHTETEROR se cila nga racat eshte pergjegjese per kriminalitetin ne USA !
Mosh e re për ndëshkime befasuese