Përflitet se, në rast suksesi me Danimarkën, FSHF mund të shpërblejë ekipin kombëtar me nga 10 mijë euro futbollistët, pra rreth 200 mijë euro në total.
Gjithsesi, kjo nuk është zyrtare, sepse për këtë vendos Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe bëhet e ditur për të gjithë nëse miratohet diçka e tillë.
Nuk është hera e parë që kuqezinjtë janë shpërblyer kur kanë fituar apo barazuar, por dy ndeshjet e radhës janë vërtet shumë të rëndësishme.
Burime pranë FSHF-së pohojnë që shpërblimi mendohet të jetë në fund të eliminatoreve, ku mund të jepeshin 500 mijë euro në total, ose edhe më shumë. Megjithatë, kjo nuk është zyrtare dhe njëherësh është kompetencë e Komitet Ekzekutiv.
Ka mundësi që edhe individë të veçantë, biznesmenë të suksesshëm shqiptarë nëpër Europë apo Shqipëri të japin shpërblime.
Një premtim të tillë e bëri edhe një person nga Zvicra për ndeshjen me Serbinë në rast fitoreje, teksa premtoi 1 milion dollarë, por ajo ndeshje u ndërpre dhe sot, në fakt, është fituar 3-0 në tavolinë nga kuqezinjtë.
Nuk dihet nëse biznesmeni kosovar do të bëjë të njëjtin premtim për dy ndeshjet e radhës, që janë po aq të rëndësishme sa ajo me Serbinë, apo e ka pasur thjesht nga patriotizmi për të mundur serbët dhe suksesi historik i kuqezinjve për në “Euro 2016” nuk i intereson aspak.
Telesport.al” ka kontaktuar me disa nga kuqezinjtë e grumbulluar në Trevizo. Kështu, Hysaj, Sadiku, Balaj dhe të tjerë janë treguar unison kur janë pyetur në lidhje me premion e mundshme që mund të akordojë FSHF-ja.
“Nuk besojmë se ka ndonjë që luan për ngjyrat kuqezi dhe ka ardhur për pará. Këtu luhet me zemër për Shqipërinë, luajmë për kombin tonë. As që bëhet fjalë që luajmë pará. Kemi një mision, kualifikimin për në Europian, as që është diskutuar ndonjëherë në ekip premiot apo përfitimet financiare. Duam suksesin dhe jemi të përqendruar vetëm të marrim rezultate pozitive”, – është konteksti i kuqezinjve që kontaktuam.
Po ma mire merrni paret edhe dhuroni dikund kur va do shpirti se sa me ia laine Dukes me shetit ai me yatch!
E kuptuam danimarka fiton
keshtu deshifrohet kjo
eshte truk mos e vini dysh per shqiperine se do lini lesht
BRAVO DJEMA.
SUKSESE, DHE GJITHE SHQIPTARER KUDO NE BOTE SYTE DHE VESHET NGA JU I KAN.
Ku eshte refuzimi o gazetar? Se nuk po e lexoj kund.
Lexoje deri ne fund o Nard,edhe 5 radhet e fundit !
Nuk thone qe “I refuzojme parate” por qe “Nuk luajme per para”. Jane dy gjera komplet ndryshe.
Ne nuk luajme per para por po na i dhate i marrim.
Do zbojm të gjith lojtarët po na krijuan probleme
Nuk eshte e sigurt por mbase ndoshta ndonje bizneslesh do dhuroj hajde shkrim pa lidhje ndoshta mbase te shohim mundet ku i dihet nuk i duam etj etj etj.
Gazetar cop.. druni edhe ne kafenete e rendomta ne lagje nuk behen te tilla biseda. Vemendja e djemve dhe e trajnerit e stafit drjetues eshte tek ndeshjet per te bere te pamunduren per kualifikim dhe jo per dorovitje parash.
sepse jan te sigurt per humbjen
Ne qofte se lajmi do ishte i vertete ,per premion ,do te ishte konfirmuar nga FSHF .Megjithate sot ,shumica e lojtareve te kombetares , kane kontrata te mira me klubet ku aktivizohen ,dhe nuk eshte nevoja ekonomike ajo qe i shtyn ,per te kerkuar suksesin,se sa morali per triumf te ekipit kombetar , dhe mos harrojme se ndeshjet e kombetares , jane teste te forta sportive per te kapur majat e suksesit per cdo lojtar .
Suksese djema.
Leket i merni dhe ja u jepni tifozave qe po len lesht duke ju ndjekur nga mbrapa. …bile kerkoni edhe me shume
T’a marrin deputetet se jane vertet ne hall.
Llafi yt në vesh të perëndisë! Të bëhet zëmra copë kur shikon fukarallëkun e deputetëve tanë.
“premio”??????????
shpërblim?
pëëëëërse mor debil gazetar snobisti na fillon italisht dhe e vazhdon me shqip pastaj??
a ju hëngësha hallvën juve!
CFARE SHPERBLIMI , ,,,??? 10 MIJE EUROS PER CANEN HYSAJ GASHIN XHAKEN DHE SHUME TE TJER NUK ESHTE GJE ESHTE SIKUR TI BLESH NJE AKULLORE CUNIN OSE GOCES ….POR CUNAT LUAJNE PER NGJYRAT E SHQIPTAREVE . PER NDERIN DHE KRENARINE E SHQIPTAREVE… BRAVO CUNA ..POR LAKET MERRJANI FEDEARTES DHE JEPJANI TE VARFERVE NE KOSOVE NE SHQIPERI DHE NE MAQENDONI … SE KA SHQIPTARE QE KANE NEVOJE PER 10 LEK DHE NUK KANE ME HENGER NJE CAPE BUKE ME KRIPE ..