Përgjigjet shumë të ndryshme të europianëve përballë këtij fluksi të jashtëzakonshëm imigrantësh për disa do të sjellë shembjen e hapësirës Schengen që ka sjellë lëvizjen e lirë në BE.
Shpeshherë një tezë e përmendur nga eurofobët në kanalet televizive kombëtare, skenari i një fundi të kësaj zone me 26 vende është përmendur gjithashtu nga kancelarja gjermane Angela Merkel, që ka bërë thirrje për një sforcim për ta evituar.
“Nëse nuk arrijmë në një shpërndarje të drejtë (të refugjatëve në Evropë) atëherë do të ngrihet çështja Schengen. Ne nuk duam këtë”, deklaroi të hënën Merkel.
“Nëse arrijmë në këtë pikë, kjo nuk do të jetë Evropa që ne përpiqemi gjithnjë të zhvillojmë sipas mitit themelues”, paralajmëroi kancelarja, vendi i së cilës ka hequr dorë nga rikthimi i kërkuesve sirianë për azil drejt vendeve hyrës në BE.
Ndërkohë që Italia dhe Greqi tashmë lejojnë imigrantët të kalojnë dhe shumë vende anëtare janë të tunduar që të marrin kontrollin e kufijve të tyre.
“Ajo që është në rrezik, është një nga shtyllat kryesore të BE-së, lëvizja e lirë e personave”, paralajmëroi së fundmi ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni.
“Imigrantët nuk vijnë në Greqi, në Itali apo në Hungari. Ata vijnë në Evropë”, theksoi ai, duke nxitur evropianët për më shumë solidaritet.
“Për Komisionin Evropian, ne mund të përjashtojmë mundësinë për modifikime të nevojshme në rregullat e lirisë së qarkullimit, sikurse ka ndodhur edhe herë të tjera. Por ky parim mbetet i njëjti”, insistoi të martën një zëdhënëse, Natasha Bertaud.
Në të kundërt Komisioni mund të arrijë në një marrëveshje për të modifikuar në muajt e ardhshëm një tjetër marrëveshje, atë të Dublinit, që bën të bier mbi shtetet hyrëse të BE-së përgjegjësinë për të marrë në ngarkim imigrantët që vijnë.
ffKomisioni kërkon ngritjen e një mekanizmi të përhershëm për të ndarë në mënyrë të drejtë kërkuesit për azil në raste urgjence.
“Kur kemi një kufij të jashtëm të përbashkët nuk mund të lemë vetëm shtetet anëtare që janë në linjë të parë”, theksoi presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, në një artikull të publikuar në të përditshmen irlandeze “Irish Times”.
Komisioni, për të cilin Schengeni është një nga sukseset më të mëdha të BE-së, ka hapur rreth 30 procedura për shkelje nga shtetet anëtare të rregullave të përbashkëta të kësaj zone dhe letra paralajmpruese janë dërguar këtë javë. Ndërkohë, ai i ka ofruar ndihmë Hungarisë, që përballet me një fluks të lartë imigrantësh dhe ku e pranon situatën e rëndë dhe urgjente.
“Dalja nga Schengeni, është një dordolec praktik nga këndvështrimi politik, ndërkohë që kjo marrëveshje i ka sjellë përfitime të mëdha ekonomike Evropës”, thekson Marc Pierini, studiues në qendrën “Carnegie Europe”.
“Zgjidhja e vërtetë, është që të ketë një politikë të përbashkët dhe të qartë mbi azilin, për krijimin e koridoreve dhe të kampeve të tranzitit ku do të jepet statusi i refugjatit, me kusht që të ketë një marrëveshje mes vendeve mbi ndarjen e këtyre refugjatëve”, analizon Pierini.
“Nëse nuk arrijmë dot këtë, qeveritë do të mbeten nën presionin politik të populistëve në vendet anëtare”, shqetësohet Pierini.
Ekstremi i djatht francez dënoi sërish të mërkurën “një mbytje të vërtetë imigrimi”.
“Faleminderit Bashkimit Evropian, faleminderit Shengenit!”, thërriti presidentja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.
“Përgjegjësia e Bashkimit Evropian dhe e shteteve anëtare është në provë”, deklaroi nga ana e tij ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, në një artikull të publikuar të mërkurën nga e përditshmja franceze “Libération”.
“Është e nevojshme që Evropianët të dakordohen mbi një politikë të përbashkët të azilit, dhe që imigrantët e parregullt, që nuk mund të përfitojnë nga azili, të binden që të mos vijnë në Evropë, ku ata nuk mund të rrijnë në mënyrë të rregullt”, shpjegon Cazeneuve.
Për Matthieu Tardis, specialist i imigracionit në Ifri (Instituti francez i marrëdhënieve ndërkombëtare), “vënia në diskutim e Shengenit është një rrezik, pasi çdo vend e trajton këtë çështje në mënyrë kombëtare, në funksion të opinionint publik”.
jj“Sigurisht, ekziston një proces për harmonizimin e kushteve për ushtrimin e të drejtës për azil në vende të ndryshme, por kushtet janë ende shumë të ndryshme nga një vend në tjetrin. Madje muajt e fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e besimit reciprok të shteteve evropiane”, sipas këtij specalisti.
“I përket përgjegjësve evropiane të tregojnë se lëvizja e lirë është thelbësore për BE-në, për të evituar që ky realizim konkret i ndërtimit të evropës të mos vihet në diskutim”, thekson Tardis. /ATA/ AFP
“cenohet levizja e lir”!!!?
po kjo esht tamamn “levizje e lir”
haaa…..