Olsen “blindon” Danimarkën. Ruan me fanatizëm formacionin

2 Shtator 2015, 12:09Sport TEMA

Morten Olsen blindon Danimarkën duke iu trembur spiunëve në prag të ndeshjes eliminatore kundër Shqipërisë. Trajneri i ekipit nordik nuk i ka pranuar mediat në stërvitje përveç 15 minutave të para ku ekipi zhvilloi disa ushtrime fizike. Sipas të përditshmes “Ekstra Bladet”, tensioni në kampin e kombëtares është i lartë pasi Olsen nuk dëshiron që mediat apo njerëz të huaj të zbulojnë planet e tij për sfidën e 4 shtatorit.

Në vijim, gazeta shton se ndeshja e së premtes mund të jetë e fundit për Olsen përballë publikut vendas pasi nëse Danimarka nuk arrin të evitojë ndeshjet play-off të muajit Nëntor, atëherë ai mund të shkarkohet nga kjo detyrë. Por përveç punës në fushën e blertë, Olsen duhet të punojë edhe në aspekte të tjera pasi shiriti i kapitenit mbetet i lirë për shkak të mungesës së Eriksen. Ndërkohë, 36-vjeçari Lars Jacobsen mund të aktivizohet titullar të premten.

Mbrojtësi shprehet se ndeshja ndaj Shqipërisë është si një finale dhe skuadra po punon shumë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. Gjithsesi, shumë janë pikëpyetjet në formacionin e Olsen dhe sipas “Ekstra Bladet” 5 janë çështjet që duhet të zgjidhë trajneri në formacion.

1. Krahu i majtë i mbrojtjes Nicolai Boilesen do të mungojë dhe për vendin e lojtarit të Ajaxit janë në lojë tre emra por i preferuar mbetet Thomas Delaney.

2. Regjia. William Kvist mbetet ende në kërkim të formës më të mirë, ndërsa Michael Krohn-Dehli është një alternativë më shumë. Andreas Christensen është një tjetër alternativë por ai mbetet një lojtar i ri dhe pa shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Mes tre emrave për kabinën e regjisë, Kvist mbetet i preferuar.

3. Mesfushori i avancuar. Në këtë posicion Michael Krohn-Dehli është dukshëm në avantazh por ai mund të përshtatet edhe në krahun e majtë. Dy emra të mundshëm janë edhe Jakob Poulsen e Nicolai Jorgensen edhe pse ende jo gati fizikisht.

4. Krahu i djathtë i mesfushës. Në testet e fundit, Olsen ka preferuar Yussuf Poulsen, por Lasse Vibe, Pione Sisto mbeten alternativa të vlefshme dhe njëri prej tyre do ta mësojë vendimin e trajnerit vetëm në momentet e fundit.

5. E majta e sulmit.  Dëmtimi i Christian Eriksen e ka bërë me dhimbje koke trajnerin sepse talenti i sulmuesit të Tottenhamit është i paçmueshëm për Danimarkën. Gjithsesi alternativat janë dhe emri më i lakuar është ai i  është ai i lojtarit të Toulouse, Martin Braithwaite./ SS

2 komente në “Olsen “blindon” Danimarkën. Ruan me fanatizëm formacionin”

  1. genti says:

    SHQIPRIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII…..

  2. jeta says:

    CFARDO FORMACIONO QE TE HEDH OLSEN NE FUSHE NE DO FITOJM!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje